Naked City

Ja si i shpërblen tirani Bashar Al Assad ushtarët e vet.

Postuar në 04 Maj, 2014 05:52

Një martesë masive në hotel Dama Rose e grave Damask me ushtarët e Bashar Al Assad. Presidenti u ri-emëruar në zgjedhjet e 3 qershor.

Miley Cyrus, është ajo që aspak nuk e ka problem të zhvishet!

Postuar në 03 Maj, 2014 16:04

Miley Cyrus nuk ka fare turp, kur vije fjala te shfaqja e trupit pa rroba.

Në një video dy minutëshe “Miley Cyrus: Tongue Tied”, 21 vjeçarja shfaqet pothuajse e zhveshur.
Këngëtarja e hitit “We Can't Stop” në klimin e Quentin Jones, paraqitet në versionin bardh e zi.
Ashtu edhe siq ishte zhveshur edhe herat tjera.
 

Një filxhan çaj me Miranda Kerr.

Postuar në 03 Maj, 2014 10:56

Përveç se ndodhet në çdo kopertinë reviste, Miranda Kerr ka kohë edhe për të konsumuar pak çaj. Dhe këtë dëshiron ta bëjë me ju.

Supermodelja njoftoi të enjten bashkëpunimin e saj të fundit, për një linjë filxhanësh çaji e aksesorësh me prodhuesin anglez të porcelanit Royal Albert.

Linja e filxhanëve, që na kujton shpesh lojrat e çajit kur ishim të vegjël, do të jenë të gatshme për blerje më 16 maj. Kerr postoi në instagram disa foto për të njoftuar lajmin e mirë.
 

Çka nuk keni ditur për Sofia Vergarën?

Postuar në 03 Maj, 2014 10:49

Njëra prej femrave më të bukura në botë, aktorja kolumbiane Sofia Vergara bën me dije se ka pasur një jetë si të gjitha vajzat tjera.
Ajo ka zbuluar se në adoleshencë ka veshur nga dy palë xhinse pasi që ka qenë shumë e dobët, ndërsa përveç kësaj ka zbuluar edhe fakte tjera shumë interesante...

Shpenzimi marramendës për ti ngjarë një kukulle, i rrezikon jetën.

Postuar në 03 Maj, 2014 10:44

20 operacione kirurgjikale për ti ngjarë partnerit të kukullës Barbie, Ken. Braziliani Rodrigo Alves, i moshës 30 vjeçare me banim në Londër, shpenzoi plot 120 mijë euro për të realizuar ëndrrën e tij, por rrezikoi jetën.

Rodrigo u bë i varur nga kirurgjia plastike, thuajse i fiksuar pas perfeksionit estetik si bukuria e kukullës Ken. Ndërhyrje në buzë, ballë, hundë, mollëza e një sërë ndërhyrjesh të tjera, por pavarësisht kësaj nuk u ndal.

Ai rrezikoi seriozisht jetën si pasojë e një infeksioni të rëndë gjatë ndërhyrjes së fundit estetike.

Moda e fundit, blini një rrobë me motive ananasi!

Postuar në 03 Maj, 2014 10:38

Këtë vit motivet e luleve do të jenë shumë të përhapura, por edhe ato shumëngjyrëshe të vijave apo rrobat me pika. Një trend i veçantë vjen sivjet me frutin tropikal të ananasit. Këshilla e stilistëve: blini një rrobë me motivet e ananasit, është fruti më IN!

Dobësitë e modeles Cara Delevingne.

Postuar në 02 Maj, 2014 14:21

Mund të jetë vetëm 21-vjeç por Cara Delevigne ia ka dalë që të bëjë për vete botën e modelingut. Janë të shumta kontratat e rëndësishme që ajo ka firmosur dhe është gjithnjë në qendër të vëmendjes por mesa duket modelja nuk është dhe aq e sigurt në vetevete nga ç’duket.

Duke folur për Metro, Delevingne tha se e urren të shohë fotografi të vetes së saj ndërsa pranoi se aktrimi është një ndër gjërat më të vështira që ka provuar.

Aktualisht modelja britanike ka qenë e zënë me xhirimet e telefilmit më të ri “Timeless”.

Zac Efron: Isha i varur nga alkooli.

Postuar në 02 Maj, 2014 14:05

Zac Efron po përjeton një rritje emocionale dhe profesionale. Aktori 26-vjeçar, në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, ka folur pa ndroje për problemet e shumta që ka kaluar vitin që lamë pas.

Ai ka folur për thyerjen e nofullës, për një sherr në rrethinat e Los Anxhelesit, por mbi të gjitha për rehabilitimin e tij nga droga dhe alkooli. Në shtator 2013 u zbulua se Efron kishte kërkuar trajtim për të shpëtuar nga varësia ndaj narkotikëve dhe pijeve.

Rihanna rrëmben çmimin e parë.

Postuar në 02 Maj, 2014 10:14

Rihanna ka qenë të krye të fituesve në iHeartRadio Aëards në Los Angeles gjatë mbrëmjes të së enjtes.

Rihanna është ngjitur në skenë me një fustan të zezë të gjatë, që zbulon mjaftë shumë trupin e saj, ndërsa flokët e saja i kishte bërë sikurse i vetquajtuari Crazy Eyes nga Orange Is The Neë Black, bashke me një buzëkuq të gjelbërt.

Këngëtarja rrëmbeu çmimin e parë në këtë mbremje si performanca më e mirë e Hip Hop,R&B.

Chris Brown do kalojë ditëlindjen në burg.

Postuar në 02 Maj, 2014 10:11

Chris Brown ka qëndruar për 6 javë në burg, dhe tani ai do qëndrojë dhe 8 ditë të tjera pas hekurave. Këngëtari u duk shumë i lodhur kur u paraqit në Gjykatën e Lartë këtë të enjte në seancën e radhës. Atij iu dha gjykimi që duhet të qëndrojë në burg deri më datë 9 maj. Kjo për këngëtarin ishte një lajm i hidhur për faktin se duhet ta kalojë ditëlindjen e tij 25 vjetorin prapa hekurave ku ditëlindja e tij është me 5 maj. Chris Brown u dënua në vitin 2009 për abuzim fizik me të dashurën e atëhershme Rihannën, dhe rrezikon deri në 4 vjet heqje lirie.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City