Një filxhan çaj me Miranda Kerr.
Përveç se ndodhet në çdo kopertinë reviste, Miranda Kerr ka kohë edhe për të konsumuar pak çaj. Dhe këtë dëshiron ta bëjë me ju.
Supermodelja njoftoi të enjten bashkëpunimin e saj të fundit, për një linjë filxhanësh çaji e aksesorësh me prodhuesin anglez të porcelanit Royal Albert.
Linja e filxhanëve, që na kujton shpesh lojrat e çajit kur ishim të vegjël, do të jenë të gatshme për blerje më 16 maj. Kerr postoi në instagram disa foto për të njoftuar lajmin e mirë.
Add new comment