Chris Brown do kalojë ditëlindjen në burg.

Postuar në 02 Maj, 2014 10:11

Chris Brown ka qëndruar për 6 javë në burg, dhe tani ai do qëndrojë dhe 8 ditë të tjera pas hekurave. Këngëtari u duk shumë i lodhur kur u paraqit në Gjykatën e Lartë këtë të enjte në seancën e radhës. Atij iu dha gjykimi që duhet të qëndrojë në burg deri më datë 9 maj. Kjo për këngëtarin ishte një lajm i hidhur për faktin se duhet ta kalojë ditëlindjen e tij 25 vjetorin prapa hekurave ku ditëlindja e tij është me 5 maj. Chris Brown u dënua në vitin 2009 për abuzim fizik me të dashurën e atëhershme Rihannën, dhe rrezikon deri në 4 vjet heqje lirie.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.