Zac Efron: Isha i varur nga alkooli.
Zac Efron po përjeton një rritje emocionale dhe profesionale. Aktori 26-vjeçar, në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, ka folur pa ndroje për problemet e shumta që ka kaluar vitin që lamë pas.
Ai ka folur për thyerjen e nofullës, për një sherr në rrethinat e Los Anxhelesit, por mbi të gjitha për rehabilitimin e tij nga droga dhe alkooli. Në shtator 2013 u zbulua se Efron kishte kërkuar trajtim për të shpëtuar nga varësia ndaj narkotikëve dhe pijeve.
“Po pija shumë, tmerrësisht shumë dhe merrja edhe drogë. Nuk është diçka e lehtë. Dua të them, je mbi 20 vjeç, single dhe jeton në Hollywood, më kuptoni? Më duhej të mësoja gjithçka që mësova. Të them të drejtën, ishte një udhëtim interesant”, ka thënë Efron.
Edhe pse Zac pranon se vartësia është një luftë që nuk mbaron kurrë, ai thotë se ka gjetur dy rrugëdalje: grupin Alcoholics Anonymous dhe terapinë.
“Thjesht fillova të shkoja dhe mendoj se kjo më ndryshoi jetën. Tani jam shumë më rehat nën lëkurën time, gjërat janë shumë më të lehta tani”, është shprehur më tej Efron.
Add new comment