Naked City

"Zonja me mjekër" zgjon debatet për gjininë e saj.

Postuar në 09 Maj, 2014 08:51

Konkurrentja e Austrisë në Eurovision 2014, Conchita Wurst është paraqitur si “zonja me mjekër”. Por çfarë është Conchita, burrë apo grua? Kjo pyetje ka zgjuar të gjithë debatin nga shfaqja e konkurrentes së Autrisë në Eurovision me këngën “Rise like a phoenix”. Bukuria e saj është e lakmueshme por ylli i vërtetë Conchita Wurst, i lindur Thomas Neuwirth, u shfaq për herë të parë në Eurovision në 2012 me këngën “Kjo është ajo që jam”. Këtë vit në “Eurovision 2014” ajo ka arritur në gjysmëfinale në mesin e dhjetë finalistëve.

Shakira: Rihanna, femra më seksi që ekziston.

Postuar në 08 Maj, 2014 08:29

Superylli kolumbian, Shakira, mendon se Rihanna është femra më seksi që ekziston dhe e ka përshkruar punën me të si një përjetim fantastik.

Krijuesja e hitit “Can't Remember to Forgett You” ka pasur vetëm fjalë të mria për Rihannan, të cilën e ka përshkruar si të jashtëzakonshme.

“Gjëja për Rihannan është se ajo është një femër aq natyrale, ajo nuk ka nevojë që të ketë një kamerë për të bërë gjëra të caktuara, ajo po i bën ato çdo sekondë të një dite të saj”.

Pink sërish shtatzënë?

Postuar në 08 Maj, 2014 08:25

Revista “OK” raporton se 34-vjeçarja Pink është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Pink është parë duke vrapuar dhe e veshur sport, por barku i saj disi i fryrë duket se tregon për një shtatzani tjetër të saj.

Gjatë intervistave të mëparshme ajo është shprehur se dëshiron të ketë 5 fëmijë. Kështu që nuk është çudi që Pink të jetë duke pritur fëmijën e dytë.

Gjyshi “trendy” që vishet me Gucci.

Postuar në 08 Maj, 2014 08:21

Allan Brandbury është ende një ndjekës i modës, edhe pse në moshën 70-vjeçare. Gjyshi “trendy” shpenzon qindra paund në muaj për Gucci dhe Vivienne Westwood. Bradbury nga Bolton ka një garderobë gjigante në shtëpinë e tij.

JLO: Kalova një periudhë të vështirë pas divorcit me Anthony.

Postuar në 08 Maj, 2014 08:19

Në një intervistë për “People” artistja Jennifer Lopez tregon për divorcin me Marc Anthony, dashurinë e saj të re dhe sesi 2 binjakët e saj e ndihmuan që të “rritej” si qenie njerëzore.

Ajo thotë që “nuk do të ndryshoja asgjë në jetën time sepse kjo më bën mua atë që jam”. Ajo u divorcua nga Marc Anthony në vitin 2011, por vetëm në dhjetor të 2013-s i dha fund ligjërisht martesës së saj pas negociatave mbi kujdestarinë e fëmijëve.
44-vjeçarja pas 7 vitesh martesë i lejon vetes që të hedhë një vështrim mbi atë që po ndodhte me jetën e saj.

Michelle Obama: Na ktheni vajzat tona!

Postuar në 08 Maj, 2014 08:16

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka postuar një foto në Tëitter me një pankartë në duar ku shkruhet: “Na ktheni vajzat tona!”

Zonja e Parë lutet për vajzat e rrëmbyera nga shkolla nga grupi islamik i rebelëve të Boko Haramit. Michelle Obama ka thënë se SHBA është duke ndihmuar dhe po jep asistencën e saj për gjetjen dhe vendndodhjen e tyre.

Format e mrekullueshme të yllit të “Glee”.

Postuar në 08 Maj, 2014 05:40

Tërhoqi vëmendjen e publikut dhe fitoi famë vecanërisht me rolin e saj në serialin muzikal “Glee”…dhe kaq mjaftoi që ndaj Naya Rivera-s të rritej vëmendja e mediave rozë në Shtetet e Bashkuara dhe jo vetëm.

Bukuroshja 27-vjeçare postoi në internet një sërë fotosh të nxehta nga pushimet që po kalon në brigjet e Meksikës së bashku me bashkë-aktorët e saj në serial, mes të cilëve edhe Kevin McHale. 

Naya para disa kohësh i dha fund lidhjes relativisht të gjatë me rreperin Big Sean… 

 

Kur Gisele Bundchen 'luan' me fustanin.

Postuar në 08 Maj, 2014 05:31

Gisele Bundchen që njihet si femra me trupin më të mirë në botë, zbuloj këmbët e saj pavarësisht fustanit të saj tëe gjatë, në natën e Rainforest Alliance Gala në Manhattan, gjatë të mërkures.

Modelja 33 vjeqare më shumë vjen si një vajzë e llastuar duke luajtuar me fustanin e saj, derisa pozonte.

Modelja e të brendshmve të femrave e cila ka themeluar një projekt për ujë të pastër, dukej shumë e lumtur, sikur 'Sinderella' në përrallat për fëmijë.

Candice Swanepoel, e magjishme me të zeza.

Postuar në 07 Maj, 2014 14:06

Candice Swanepoel dukej e magjishme e gjitha në të zezë teksa u fotografua të mërkurën në mbrëmje në New York.

25 vjeçarja, modele e “Victoria’s Secret”, kishte veshur pantallona të zeza dhe sandale me taka të larta “metalizzato”. Swanepoul është një ndër modelet më të mira të momentit.

Ëngjëlli i “Victoria’s” është imazhi i shumë kompanive prestigjoze dhe ndodhet në listën e modeleve me të kërkuara së bashku me kolegen Adriana Lima.

Me të vërtetë, Jay Z është shumë kavaljeri!!!

Postuar në 07 Maj, 2014 10:08

Këtë vit festuan 6-vjetorin e martesës së tyre. Gjashtë vite nuk janë shumë, por gjithsesi janë të mjaftueshme për të venitur edhe romancën me të fortë.

Jay Z tregoi se është një kavaljer i vërtetë në krah të Beyonce. Cifti i famshëm amerikan u shfaqën së bashku në tapetin e kuq për të qenë pjesë e “Met Gala”, eventit të përvitshëm të shndërruar në traditë tashmë.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City