Me të vërtetë, Jay Z është shumë kavaljeri!!!
Këtë vit festuan 6-vjetorin e martesës së tyre. Gjashtë vite nuk janë shumë, por gjithsesi janë të mjaftueshme për të venitur edhe romancën me të fortë.
Jay Z tregoi se është një kavaljer i vërtetë në krah të Beyonce. Cifti i famshëm amerikan u shfaqën së bashku në tapetin e kuq për të qenë pjesë e “Met Gala”, eventit të përvitshëm të shndërruar në traditë tashmë.
Por nën vëmendjen e publikut dhe objektivave të kamerave dhe aparatëve fotografik, një incident i vogël shoqëroi këngëtaren 33-vjeçare. Njëra prej unazave të saj i shkëputet nga gishti dhe i bie në tokë. Pa u menduar dy herë, Jay Z ulet menjëherë, e merr atë nga toka dhe e vendos sërish në gishtin e bashkëshortes së tij.
Add new comment