Naked City
Kim Kardashian martohet zyrtarisht.
im Kardashian gjatë këtyre ditëve ka qenë në qendër të vëmendjes së shtypit rozë, kjo për faktin se vajza bukuroshe martohet këto ditë me reperin e famshëm Kanye West. Sipas informacioneve që vete Kim ka bërë publike herë pas here do të jetë një dasmë e mrekullueshme dhe e organizuar në çdo detaj.
Por duket se Kim nuk ka pritur ditën e dasmës për tu bërë zonja West. Javën që shkoi ajo ka firmosur zyrtarisht për martesën e saj.
Të jesh e dobët nuk është seksi? Kimberley Garner vërteton të kundërtën.
Modelja dhe gjyqtarja e Made in Chealse Kimberley Garner ka pozuar në plazhet e Santa Monica nën diellin e Kalifornisë, me rrobat e shkurtra të cilat bëjnë pjesë në koleksionin e saj të dytë. 23 vjeçarja ka reklamuar rrobat e dizenjuara nga vetë ajo duke treguar një fizik të gjatë e të hollë por në të njëjtën kohë shumë seksi.
Nicole Kidman drejt divorcit.
Martesa mes aktores Nicole Kidman dhe bëahkëshortit të saj Keith Urban po kalon një moment të vështirë. Çifti është i detyruar të qëndrojë larg për shkak të angazhimeve të shumta të punës, duke e vështirësuar shumë mbajtjen në këmbë të lidhjes.
Revista Closer shkruan, “Ai është gjithnjë larg dhe ankohet për Nicole. Nga ana e saj Nicole mendon se Keith po tregohet shumë i largët me të”.
Transeksualja, Conchita në Eurovision, peticion për ta përjashtuar.
Conchita Wurst është këngëtarja transeksuale austriake, e cila do të përfaqësojë vendin e saj në Eurovision 2014, që këtë vit do të mbahet në Kopenhagen, Danimarkë.
Por pjesëmarrja e saj në këtë konkurs ka krijuar polemika. Rusia, Armenia dhe Bjellorusia kanë nisur një peticion online për të parandaluar pjesëmarrjen e këngës në Eurovision.
Një iniciativë, që nxitësit e këtij peticioni e argumentojnë me mbrojtjen e vlerave të familjes.
Ndërkohë kënga ka rritur një bobo klikimesh YouTube, duke arritur në më shumë se 2 milionë .
Jenifer Lawrence, gjithçka ia dedikoj familjes.
Falë “Oscar” Jenifer Lawrence është sot një nga femrat më të suksesshme në Hollywood.
Edhe pse e ka merituar gjithçka ka arritur, Lawrence në një deklaratë për mediat ka thënë se mirënjohëse është vetëm ndaj familjes.
Ajo thotë së fama për të nuk është e rëndësishme, por ajo që ka rëndësi është kontirubuti i saj për të ndihmuar familjen. Lawrence thotë se ndihet borxhlie vetën ndaj familjes së saj. Është gjëja që do më shumë. Nuk mund të jetojë dot pa vllezërit. Do t’ju plotësojë atyre çdo gjë që ata dëshirojnë dhe fakti se ajo mundet ta arrijë këtë, e lumturon pa masë.
Eliza Dushku krenare për origjinën e saj.
Aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, ka pohuar me plot bindje dhe madje dhe e ka bërë publike se vlerëson lart suksesin shqiptaro-amerikan.
Në profilin e saj në Instagram, aktorja e njohur ka postuar disa foto në të cilat shprehet se ndihet e dashuruar dhe vlerëson suksesin shqiptaro-amerikan.
“Loved the #AlbanianAmericanSuccessStories #Gala tonight in #Albanian designer dress! #pink #spring #fierceness @fadilberisha #hair by Jacob @thedrybar!! Thanks All!”".
Ylli i ‘Baywatch’, fantastike edhe 50 vjeç.
Ka 20 vite që nuk e vesh kostumin e kuq, por Alexandra Paul vazhdon të mbetet e mahnitshme me bikini.
Modelja dhe aktorja 50-vjeçare, e cila ka interpretuar rolin eStephanie Holden në serialin e famshëm ‘Baywatch’, është rikthyer në plazh për një set fotografik të revistës ‘Closer’.
Alexandra thotë se dieta vegane dhe stërvitja e përditshme e kanë ndihmuar të ketë një fizik të tillë.
Jessica, femër pa konkurrencë.
Këngëtarja latino-amerikane ende vazhdon të mbajë linja të mira trupore, pavarësisht moshës së saj. Por në këtë foto është Jessica Burciaga, modele, gjithashtu latino-amerikane
Lea Michelle mahnit të gjithë.
Ajo mund të ketë qenë në mes të një grindje, por Lea Michele u ka dhënë fansave diqka tjetër për të diskutuar rreth saj. Është vetë paraqitja e saj në premierën e së shtunës në Legends Of Oz: Dorothy's Return në Los Angeles.
Aktorja 27 vjeqare ishte kujdesur që të bëj një zgjedhje që bie shumë në sy. E veshur me një fustan të bardhë me pika të zeza, ajo kishte nxjerrë një pjesë të gjoksit jashtë.
Modelet ruse më të kërkuara.
Këto janë ndër dy modelet më të kërkuara të cilat u paraqitën në përvjetorin e revistës Sports Illustrated, me rroba banjo.
Supermodelet ruse Irina Shayk dhe Anne V u paraqitën në pervjetorin e Garden Brunch në Ëashington, gjatë të shtunës.
Kjo ndejë u mbajtë menjëherë pas ndjeës që kishte organizuar presidenti Obama për ndër të ditës së korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë.