Ylli i ‘Baywatch’, fantastike edhe 50 vjeç.
Ka 20 vite që nuk e vesh kostumin e kuq, por Alexandra Paul vazhdon të mbetet e mahnitshme me bikini.
Modelja dhe aktorja 50-vjeçare, e cila ka interpretuar rolin eStephanie Holden në serialin e famshëm ‘Baywatch’, është rikthyer në plazh për një set fotografik të revistës ‘Closer’.
Alexandra thotë se dieta vegane dhe stërvitja e përditshme e kanë ndihmuar të ketë një fizik të tillë.
“Nuk kam ngrënë ëmbëlsira”, thotë aktorja e cila ka qenë pjesë e ‘Baywatch’-it për 5 vite dhe pas largimit nga ky serial (1997) ajo ka interpretuar në 17 filma televizivë.
Add new comment