Naked City

Hera ndryshon jetën e Rezarta Shkurtës.

Postuar në 07 Maj, 2014 10:01

Këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila ka pak kohë që është shkëputur nga skena, pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, tashmë publikon vajzën në Facebook.
anë dy foto të cilat kanë marrë shumë komente, ndërsa vetë ajo e ka cilësuar të bijën, si pikturën më me shumë ngjyra dhe këngën më melodioze që i ka dhuruar jeta.
Kujtojmë këtu se në fund të muajit tetor, ajo u bë nënë me fëmijën e saj të parë, vajzën Hera, si fryt i lidhjes me nipin e ish diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.

Miley Cyrus, gjeste seksuale në skenë.

Postuar në 07 Maj, 2014 09:56

Miley Cyrus ishte mjaftë mirë dhe me një paraqitje shumë të egër në natën e së martës, kur ajo u paraqit në hapjen e arenës O2.

Këngëtarja e cila kohët e fundit është shëruara nga një sëmundje doli në skenë e 'mbuluar' nga dollarët dhe bëri gjeste seksuale për 10 minuta derisa performonte ne skenë.

Ishte kjo një nga çmenduritë e radhës të këngëtares Miley Cyrus.

“Then heshtjen” Monica Lewinsky, rrëfehet për skandalin me Bill Clinton.

Postuar në 07 Maj, 2014 09:53

Kanë kaluar plot 15 vite nga skandali seksual i Monica Lewinsky me ish – presidentin e SHBA, Bill Klinton. Monica ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të tregojë se përse kishte kaq kohë që nuk fliste për marrëdhënien e saj me ish-shefin, Klinton.
Në një letër të gjatë për revistën “Vanity Fair”, Monica Lewinsky ka treguar se heshtja disa vjeçare ka ndodhur për shkak të frikës dhe hedh poshtë akuzat se heshtja e saj ishte blerë nga familja Klinton.

Rihanna tregon të pasmet!

Postuar në 06 Maj, 2014 17:23

Rihanna e artë

Mbërritja e saj në Met Gala e rrethuar nga të tjera femra simbol nuk e la jashtë vëmendjes.

E veshur me një fustan të bardhë, 26-vjeçarja nga Barbadosi tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, ndërsa më vonë iu bashkua mikeshave të saj, Kate Moss dhe Cara Delevigne.

Më vonë me një fustan të mëndafshtë të artë, Riri iu bashkua jetës së natës në një nga lokalet më me emër në Nju Jork.

Ja kush e motivon Ronaldon.

Postuar në 06 Maj, 2014 17:16

Përderisa Cristiano Ronaldo është duke bërë përgatitjet e fundit për sfidën e nesërme ndaj Valladolidit, e dashura e tij, Irina Shayk, është zhveshur në Havai për një set fotografik.

Irina Shayk ka vendosur ta lë vetëm të dashurin e saj, anëtarin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, para sfidës së rëndësishme që ‘mbretërit’ e zhvillojnë nesër ndaj Valladolidit.

Bukuroshja ruse është zënë ‘mat’ nga një paparaci përderisa ishte duke pozuar për një set fotografik në Havai.

Angela Martini 'hot' në të kuqe.

Postuar në 06 Maj, 2014 10:04

Modelja e njohur shkodrane, Angela Martini, është duke shumë 'hot' me fustanin e kuq gjatë pozimit para fotografëve.

Me fustanin në formë sirene dhe me format perfekte, Angela është shfaqur shumë joshëse dhe seksi. Këto foto janë postuar në rrjetin social Instagram nga vet modelja.

Ndryshe, një vëmendje të madhe Angela mori për lidhjen me reperin kosovar, Ledri Vula.

Femrat më të 'kërkuara', vishen nga e njëjta stiliste.

Postuar në 06 Maj, 2014 09:52

Stella McCartney e bëri të sigurt që të ketë një ekip të sajin që do të paraqitet ne mbrëmjen e Met Gala.

Stilistja kishte bërë zgjedhjen e duhur të femrave më të kërkuara në botë, dy aktore joshëse, një supermodele dhe një ylli popit kishin veshur veshjet e saja.

Reese Witherspoon, Kate Bosworth, Cara Delevigne, dhe Rihanna u paraqitën me veshjet e Stellas duke paraqitur krijimet e saja joshëse.

Vazhdimisht e dehur.

Postuar në 06 Maj, 2014 09:48

Ish-supermodelja e famshme gjermane Heidi Klum, që nga ndarja nga i dashuri i saj, vazhdimisht dehet dhe kjo i brengos miqtë e saj, posaçërisht dadon e fëmijëve të saj, pasi ajo rrallë rri pranë tyre. Miqtë e saj thonë se ajo kohëve të fundit “është çmendur” dhe se ka hyrë në krizën e moshës së mesme.

Gazetarja më e bukur.

Postuar në 06 Maj, 2014 09:44

Gazetarja sportive Andrea Calle gjithmonë shkakton pëshpëritje te meshkujt, sa herë që shfaqet në ekran. Ajo është shumë e bukur dhe simpatike. Kolumbiania e cila jeton dhe punon në Spanjë, tani ka bërë edhe fansat e saj, pasi nuk heziton të fotografohet edhe me bikini.

Cara Delevigne gjen një të dashur tjetër?

Postuar në 05 Maj, 2014 09:55

Cara Delevigne dhe Sienna Miller janë fotografuar më parë duke u puthur gjatë një feste të markës Burberry. Ndërsa tanimë modelja britanike ka treguar sërish afeksion ndaj saj. Ajo ka përdorur një term me përkëdheli sipas mediave të huaja “Schnoyster”. “Ne jemi shumë të afërta me njëra tjetrën dhe kuptohemi shumë mirë”, tha Delevigne teksa po largohej nga aeroporti i Nju Jorkut ditën e djeshme. Ato u fotografuan të dyja të kapura për dore teksa dilnin nga një klub në Londër ditën e martë dhe kjo gjë bëri mjaft përshtypje.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City