Vazhdimisht e dehur.
Ish-supermodelja e famshme gjermane Heidi Klum, që nga ndarja nga i dashuri i saj, vazhdimisht dehet dhe kjo i brengos miqtë e saj, posaçërisht dadon e fëmijëve të saj, pasi ajo rrallë rri pranë tyre. Miqtë e saj thonë se ajo kohëve të fundit “është çmendur” dhe se ka hyrë në krizën e moshës së mesme.
Anëtarja e jurisë së shout “America's Got Talent”, me kënaqësi tregon se tani është e dashuruar në të dashurin e saj të ri i cili është 13 vjet më i ri se ajo dhe vazhdimisht shkon në festa nëpër plazhe, ku pa problem pozon gjysmëlakuriqe. “Dehja e saj dhe sjellja e pahijshme, e kanë sjellë deri në atë gjendje që tani ka fare pak miq. Po kalon nëpër një periudhë shumë të keqe, në të cilën është vështirë të komunikosh me të. Heidi të shumtën e kohës gjatë vitit të kaluar, e ka kaluar duke u argëtuar në ahengje. Ajo duhet të ndalojë dhe të përballet me atë që e brengos”, ka thënë një burim i afërt.
Arsyeja e sjelljes së manekines 40-vjeçe qëndron në dështimin e lidhjes 18-muajshe me truprojën e saj Martin Kristen. Ajo nuk ka humbur shumë kohë dhe është lidhur me 27-vjeçarin Vito Schnabel, ish i dashuri i aktores Demi Moore. “Që prejse është paraqitur Vito, fëmijët kohën e kalojnë kryesisht me dadon. Ka filluar ta humbë respektin dhe lakminë që e kishte sikur zonjusha Seal”, ka theksuar burimi në fjalë, duke shtuar se shëndeti i saj është në rrezik serioz.
Add new comment