Cara Delevigne gjen një të dashur tjetër?

Postuar në 05 Maj, 2014 09:55

Cara Delevigne dhe Sienna Miller janë fotografuar më parë duke u puthur gjatë një feste të markës Burberry. Ndërsa tanimë modelja britanike ka treguar sërish afeksion ndaj saj. Ajo ka përdorur një term me përkëdheli sipas mediave të huaja “Schnoyster”. “Ne jemi shumë të afërta me njëra tjetrën dhe kuptohemi shumë mirë”, tha Delevigne teksa po largohej nga aeroporti i Nju Jorkut ditën e djeshme. Ato u fotografuan të dyja të kapura për dore teksa dilnin nga një klub në Londër ditën e martë dhe kjo gjë bëri mjaft përshtypje. Së fundmi është diskutuar se Cara është ndarë me të dashurën e saj Michelle Rodriguez. Ato kanë katër muaj që nuk shihen pranë njëra-tjetrës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.