Naked City
10 skandalet që tronditën Hollywoodin.
1. Fansat janë shokuar kur dëgjuan vite më parë se aktori John Travolta u akuzua nga një person anonim për ngacmim seksual. Kjo e fundit u bë më e besueshme kur një person i dytë e akuzoi atë për të njëjtën gjë. Të shumta kanë qenë akuzat se aktori Travolta kishte pikpamje homoseksuale, por që nuk e pranonte atë. Në vitin 1990 producenti i filmave Paul Baresi ka thënë se kishte pasur një lidhje 2 vjeçare me aktorin, por disa muaj më vonë ai i tërhoqi akuzat.
Koleksioni i veturave të Paul Walker në shitje.
Është e pabesueshme se si fati i të ndjerit, të famshmit aktorit Paul Walker, i cili nuk ishte vetëm ylli i filmit ‘Fast and Furious’, por ishte edhe një pasionues dhe profesionist i koleksionit të veturave, të ndërroj jetën në një aksident me veturë.
“ Për mua, makinat janë një hobi që më është kthyer në një biznes real”, tha ai vitin e kaluar, gjersa bënte skenat e filmit Furious 6. Ai ka thënë se ato do të jenë një pjesë e madhe e asaj se çfarë është ai, kjo është sigurt.
Cila i ka të pasmet më të bukura?
Dy këngëtaret e suksesshme Rihanna dhe Jennifer Lopez kanë “garuar” me njëra tjetrën se cila i ka të pasmët më të bukura. Dy divat e muzikës ishin të pranishme këtë të enjte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në iHeartRadio.
Edhe Katie Waissel pozon nudo!!!
Këngëtarja e X Factor, Katie Waissel ka marrë vëmendje me foton e saj nudo të publikuar në rrjetin social Instagram.
Ajo ka pozuar shtrirë duke fotografuar gjoksin dhe pjesët e poshtme të saj të cilat i kishte mbuluar me një revistë të Playboy.
E dashura e re e Shpat Kasapit?
Prej disa muajsh Shpat Kasapi është ndarë nga e fejuara e tij Afërdita Dreshaj.
Derisa Dreshaj ka krijuar tashmë një lidhje të re, Shpati nuk ka zbuluar shumë nga jeta e tij private.
Megjithatë, zëra të ndryshëm thonë se këngëtari është duke u takuar me një vajzë që nga vera e vitit të kaluar, më saktë që nga koha e xhirimeve të klipit ‘’Kazanova’’. Thuhet se dyshja tani po jetojnë një mardhënie më intensive.
Nuk dihet me saktësi se kush është vajza në fjalë, ndonëse flitet se është modele.
Calvin Harris “mburret”me Rita Orën.
Calvin Harris ka një dhomë të veçantë dedikuar sukseseve të të dashurës së tij, këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora.
Sipas thashethemeve të fundit, Dj i famshëm skocez dëshiron që të ruajë çdo disk apo trofe të këngëtares, ndaj ai ka një dhomë në banesën e tij ku i koleksionon këto objekte të të dashurës së tij.
Çfiti është bashkë që prej majit të vitit të shkuar dhe marrëdhënia e tyre duket se po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.
JLo, kjo mama 44 vjeçare, ende në formë.
Jennifer Lopez dukej mahnitëse me një fustan seksi të shkurtër, ngjyrë metalike kur u paraqit në audicionin e radhës American Idol gjatë të mërkurës.
Nëna 44 vjeçare e dy fëmijëve në të njëjtën ditë ka nxjerrë këngën më të re 'First Love' nga albumi i saj më i ri.
JLo është kujdesur edhe për 27 milionë ndjeksit e saj në Twitter duke publikuar foto edhe për ta.
Sharon Stone nuk plaket kurrë.
Sharon Stone bëhet edhe më e mirë me kalimin e kohës ose të paktën kështu duket nga seti i saj më i fundit fotografik.
Aktorja 56-vjeçare ka pozuar me të brendshme transparente për versionin italian të revistës ‘GQ’ duke treguar fizikun e saj të admirueshëm.
Duke parë një formë të tillë, nuk është për t’u habitur që aktorja vazhdon të ketë shumë oferta për filma të rinj.
Shumë shpejt, Sharon Stone do të shihet në të paktën tre filma: American Ultra, Agent X dhe What About Love.
Të gjitha femrat ia kanë lakminë.
Ajo është një nënë e dy fëmijëve dhe është në të dyzetat e saj.
Por Mariah Carey nga foto që shihet nuk të mbush mendjen se ajo ka këtë moshë dhe ka sjellë në jetë dy fëmijë.
44 vjeqarja edhe njëherë tregoj linjat e saja perfekte që secila grua e moshës së saj ose edhe në moshë të mirë do t'ia kishte lakminë.
Ajo është paraqitur në foto me rroba banjo, të cilat më pas i ka publikuar në faqen e saj në Instagram.
Çmenduri ofertash për virgjërinë e studentes,
Një studente mjekësie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila nxori virgjërinë në shitje, ka tërhequr oferta të shumta.
Studentja 28- vjeçare, që e quan veten Elizabeth Raine, e nisi ankandin më 31 mars dhe deri më tani oferta më e lartë është 550 mijë dollarë.
E meqë ajo nuk është e kënaqur akoma, tani ka vendosur që të zbulojë edhe fytyrën e saj, pasi më parë e mbante të mbuluar, duke shpresuar që të marrë akoma oferta deri kur ankandi të mbyllet më 7 maj.