Calvin Harris “mburret”me Rita Orën.
Calvin Harris ka një dhomë të veçantë dedikuar sukseseve të të dashurës së tij, këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora.
Sipas thashethemeve të fundit, Dj i famshëm skocez dëshiron që të ruajë çdo disk apo trofe të këngëtares, ndaj ai ka një dhomë në banesën e tij ku i koleksionon këto objekte të të dashurës së tij.
Çfiti është bashkë që prej majit të vitit të shkuar dhe marrëdhënia e tyre duket se po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.
Ndërkohë ylli i pop-it Rita Ora po jeton një moment të artë në jetën e saj, pasi përveç rolit në filmin e shumëpritur “50 Shades of Grey”, ajo po promovon hitin e saj më të ri, “I Will Never Let You Down”, e njëkohësisht është imazhi i dy fushatave tepër të rëndësishme publicitare si ajo e Rimmel-it dhe M&S.
Add new comment