Naked City
Fakte interesante për Michelle Obaman.
Këto janë pesë faktet interesante për zonjën e parë të ShBA-ve,Michelle Obama:
1 . Ajo është një nga vetëm tre Zonjat e Para të Amerikës të diplomuara
Michelle Obama është një nga vetëm tre zonjat e para që kanë një diplomë universitare. Vetëm edhe Hillary Clinton dhe Laura Bush kanë diplomuar.
2 . Ajo ishte më e lartë se Barak, kur ata u takuan
Adele shpenzon 20 mijë dollarë për një shtëpi-lodër.
Adele ka shpenzuar rreth 20 mijë dollarë për t’i blerë djalit të saj të vogël një shtëpi-lodër. Këngëtarja britanike e ka blerë këtë shtëpi pasi e ka parë tek një mikja e saj dhe e ka pëlqyer shumë.
Një burim tha për ‘The Sun’: “Adele bën gjithçka për Angelon, por kjo është hera e parë që shpenzon kaq shumë. Nuk është nga ata VIP-a që bëjnë gjëra për të rënë në sy. Ky ishte rast i veçantë.”
“Është një shtëpi ku djali, i cili tani është 18-muajsh, mund të luajë deri kur të bëhet 10 vjeç”, shtoi burimi.
Miley Cyrus, e tmerruar nga alergjia.
Këngëtarja Miley Cyrus ka treguar eksperiencën e përjetuar së fundmi, që e çoi për disa ditë në spital, ku dhe qëndroi në gjendje shtrati.
“U sëmura kur isha në udhëtim. Të gjithë ishin me kollë, unë kisha marrë edhe disa ilaçe me vete. I merrja ilaçet prej pesë ditësh dhe gjithçka po shkonte mirë. Por ditën e gjashtë, kur u zgjova në mëngjes... ishte kaq e frikshme. Kur je alergjik ndaj diçkaje, praktikisht je duke helmuar veten”, ka treguar Cyrus.
Asaj i ishte dhënë më herët nga mjekët antibiotiku Cephalexin. 21-vjeçarja ka shpjeguar përse pati atë reaksion ndaj ilaçit.
Pas ndarjes, ish e dashura e Princ Harry, i rikthehet realitetit.
E veshur me një xhaketë xhins dhe me flokët e saj të gjatë të pakrehura, Cressida Bonas ka marrë një pamje të zymtë teksa ajo ecte nëpër Londrën Perëndimore këtë mëngjes.
E fotografuar për herë të parë që prej lajmit të ndarjes së saj nga Princi Harry, i dashuri i saj prej dy vjetësh, 25-vjeçarja mbante kokën e saj poshtë teksa bleu një pije frutash gjatë xhiros.
Balerina, e cila aktualisht është duke punuar për një kompani të marketingut në Soho pas diplomimit nga shkolla e kërcimit, ka thënë se tani do të përqëndrohet në karrierën e saj.
Douglas-Jones, sërish bashkë!
Duket se ata janë sërish bashkë. Michael Douglas dhe Catherine Zeta Jones nuk dukeshin si një çift i divorcuar ditën e hënë kur u shfaqën në Nju Jork, në Chaplin Award Gala.
Douglas, 69 vjeç dhe bashkëshortja e tij 25 vite më e re ecën dorë për dore teksa parakaluan në tapetin e kuq, duke shënuar kështu daljen e tretë të përbashkët në publik në dy javë.
Rita Ora, imazhi i ri i Roberto Cavalli
Rita Ora sapo ka nënshkruar një marrëveshje të re me firmën e famshme italiane Roberto Cavalli. Ajo është shfaqur me një look si të Marilyn Monroe. Këngëtarja ka postuar në Instagram disa foto nga reklamat e saj të reja.
Stone, zbulon gjoksin në pleqëri!
Aktorja vazhdon të bëjë femrën fatale, në një shërbim fotografike për revistën GQ.
Njërën dorë te gjoksi i zbuluar dhe shoqërimi i gjithçkaje me vështrim të egër. Edhe në moshën 56-vjeçare, Sharon Stone vazhdon të bëjë femrën fatale, në një shërbim fotografike për revistën "GQ". Aktorja që për momentin është një mama "single" e tre fëmijëve, ka dëshirë të mahnisë ende me hiret dhe bukurinë e saj "Kanë kaluar plot 22 vjet nga filmi 'Basic Instict" dhe është fantastike të qëndrosh një "sex symbol" edhe me kalimin e viteve".
Modelja lyhet nё vaj pёr tu dukur mё seksi
Nuk ёshtё hera e parё qё e shikojmё Amy Willerton nё bikini. Megjithatё, 21 vjeçarja e ka bёrё njё ndryshim pasi provokon nё njё formё tё veçantё duke ulyer nё tё gjithё trupin me var. Biondja e ka postuar kёtё imazh tё sajin nё rrjetin Instagram tё martёn mbrёma dhe menjёherё komentet e fansave nuk kanё patur tё ndalur.
Megan Fox në superformë pas lindjes.
Ajo në muajin shkurt lindi djalin e saj të dytë Bodhi, por për Megan Fox nuk është e thënë të kesh “shenja lindjeje” të trup. Aktorja 27 vjeçare është parë duke shëtitur me burrin e saj Brian Austin Green në rrugët e Los Anxhelos, të cilët po shijonin një drekë sëbashku. Megan Fox dukej në superformë me një veshje sportive dhe pse para tre muajsh solli në jetë djalin e saj të dytë.
Gwyneth Paltrow i shpall luftë Jessica Albas për...
Aktorja nuk është kursyer, duke denoncuar atë me të cilën merret kolegia e saj, jashtë shesh-xhirimeve.
Një "goditje" e fortë nga ato që të dhembin dhe që e ka lëshuar Gwyneth Paltrow kundrejt koleges Jesicca Alba. "Molla e sherrit" s'është bërë ndonjë mashkull, por thjesht linja e produkteve për kujdesin e shtëpisë dhe njerëzve, e pagëzuar me emrin "Honest" dhe që është në pronësi të Jessicas.