Naked City

Aktorja hollivudiane që ka falimentuar.

Postuar në 23 Prill, 2014 11:04

Aktorja Teri Polo ka falimentuar. 44-vjeçarja e cila u bë e famshme për interpretimin e të dashurës së Ben Stillerit në filmin komedi ‘Meet The Parents’ në vitin 2000, ka rreth 1 milion dollarë borxhe në taksa të papaguara dhe ka deklaruar falimentin.

Sipas TMZ, Teri ka firmosur falimentimin e saj javën e kaluar.

Teri u bë shumë e famshme në komedinë ku luante rolin e Pam Byrnes, të fejuarës së personazhit të Ben Stillerit, e cila e prezanton atë me nënën e saj dhe babain ish-agjent të CIA-s, i interpretuar nga Robert De Niro.

Michael Buble: Në “luftë” për të qenë baba shembullor!

Postuar në 23 Prill, 2014 04:29

Michael Buble me familjenKëngëtari Michale Buble ende nuk ka besim në aftësitë e tij prindërore, prandaj ai është vazhdimisht në “luftë” për të fituar statusin e babait shëmbullor.

Madje në fotot që i janë bërë çiftit teksa udhëtonin për në Vankuver, Buble dukej i “marrosur” pas djalit Noah, duke e puthur dhe përqafuar në çdo moment. 

Madje edhe Upton është tradhtuar!

Postuar në 23 Prill, 2014 04:22

Ajo është njëra nga femrat më të bukura në botë, megjithatë edhe Kate Upton e ka shijuar tradhtinë.
Modelja dhe aktorja amerikane, e cila është një nga femrat më të dëshiruara në botë, u ka thënë gazetarëve se edhe atë e kanë tradhtuar.

“Të gjithë gjatë jetës kanë përjetuar një lloj tradhtie. Kur dikush ua thyen zemrën, duhet ta tejkaloni këtë”, ka treguar 21-vjeçarja.

Sipas saj, hakmarrja më e mirë ndaj tradhtisë është që të vazhdosh me jetën duke mos u preokupuar me atë që ka ndodhur në të kaluarën.

Rihanna e ngashme si në ditë, si në natë.

Postuar në 23 Prill, 2014 04:13

Nëse flitet për stilin personal të Rihannes, asnjëherë nuk mund të përcaktohet për një stil të caktuar derisa ajo paraqitet vazhdimisht me ndryshe e më ndryshe.

Me një palë xhinse të shkurtra dhe një këmishë më të gjatë se sa xhinset është paraqitur Rihanna në West Hollywood, gjatë të martës pasdite.

Flokët e saja kaqurrele dhe buzët e kuqe, i kishte kombinuar me çizme shumë të gjata po ashtu të kuqe.

Sofia Vergara publikon fotot seksi, 20 vjeçe, me gjoks zbuluar.

Postuar në 23 Prill, 2014 01:54

Ne të gjithë e kemi parë bukurinë e rafinuar magjepsëse të zeshkanes në seritë e “Familjes Moderne”. Por të gjithë e fillojnë diku, dhe rezulton se Sofia Vergara tashmë është duke kthyer kokën në të njëzetat e saj … Mail Online ka marrë ekskluzivisht e publikimit të fotove të bukurisë kolumbiae, aktualisht 41 vjecc,  në një set me bikini të fotografuara në 1998 në Miami vetëm pasi ajo u shpërngul në Shtetet e Bashkuara.

Di Caprio në rolin e Steve Jobs.

Postuar në 22 Prill, 2014 15:58

Leonardo DiCaprio raportohet se është duke u kërkuar të luajë bashkëthemeluesin e kompanisë Apple Computer, Steve Jobs, në filmin e shumëpritur mbi jetën e tij.

Aktori 39-vjeçar është kontaktuar nga Danny Boyle, i cili është në negociata për të zëvendësuar regjisorin e larguar David Fincher, raporton The Hollywood Reporter.

Filmi pritet të fokusohet në lansimin e kompjuterit të parë Macintosh të kompanisë Apple në vitin 1984, pastaj në NeXT Cube (1990), dhe iPodin origjinal (2001).

Megan Fox e dashuruar.

Postuar në 22 Prill, 2014 11:15

Dizniland është i njohur për një vend magjik. Dizniland gjithashtu ka qenë mjaftë romantik për Megan Fox dhe bashkëshortin e saj Brian AustinGreen, kur vizituan një park në Anaheim, Kaliforni.
Aktorja 27 vjeqare dukej shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj 40 vjeqar, derisa e kishte përqafuar si kurrë më parë, dhe një foto të tillë e kishte publikuar në Instagram.

Aktori Richard Gere i rikthehet dashurisë së vjetër.

Postuar në 22 Prill, 2014 11:11

Bukuroshja Do Padma Lakshmi dhe aktori Richard Gere kanë rigjetur njeri tjetrin.
Prezantuesja e spektaklit “Top Chef” dhe aktori i “Arbitrage” po shoqërohen së bashku kohet e fundit, njoftoi Yahoo.

Gere, 64 dhe Lakshmi 43, kanë pak kohë që kanë filluar të shoqërohen rregullisht.
“Është ende herët të thuhet, por duket se ata pëlqejnë të kalojnë kohë me njëri-tjetrin”, ka thënë një burim për faqen e njohur të internetit.

"Harry Potter" prezanton të dashurën e tij pas dy vitesh.

Postuar në 22 Prill, 2014 06:16

Daniel Radcliffe ose "Harry Potter" ka dalë në publikë me të dashuërn e tij, aktoren Erin Darke.

Daniel dhe Erin janë njohur bashkë gjatë xhirimit të filmit "Kill Your Darlings" të vitit 2012.

Atë vit Daniel zyrtarizoi ndarjen Rosie Coker, me të cilën ishte njohur gjatë xhirimeve të "Harry Potter 6".

Çifti ka dy vite bashkë, dhe e kanë mbajtur të fshehur.

Olivia Munn e nxehtë në Allure.

Postuar në 22 Prill, 2014 05:05

Prej dy vitesh po shoqërohet me Joel Kinnaman por Olivia Munn dëshiron ende ta mbajë gjysmë sekrete marrëdhënien. Aktorja zbulon se i është nënshtruar një regjimi të fortë për të mbajtur në formë linjat trupore. Duke treguar një sekret për revistën Allure ajo pohon se “nuk e lejoj të dashurin tim që të më shikojë ndërsa pastroj pjesët intime. Nuk mendoj se është një pozitë ku dukesh mirë”.  

Pages

Subscribe to RSS - Naked City