Naked City
Lady Gaga do fejohet së shpejti?
I dashuri i Lady Gagas planifikon t’i propozojë asaj martesë së shpejti.
Këngëtarja, emri i vërteti i të cilës është Stefani Germanotta, është në lidhje me yllin e “Chicago Fire”, Taylor Kinney, për tashmë dy vite.
Dhe mediat amerikane tash raportojnë se ai është duke menduar t’ia bëjë pyetjen asaj, por nuk e ka gjetur unazën e duhur ende.
“Taylor ka kërkuar unaza fejese për Stef për tashmë disa muaj. Ai u ka thënë disa miqve të tij se dëshiron t’i propozojë asaj së shpejti”, ka thënë burimi për revistën Life & Style.
Zbulohet e dashura e re e Tom Cruise.
Një dashuri e re për Tom Cruise. Bëhet fjalë për aktoren Laura Prepon, e aktivizuar së fundmi në filma të ndryshëm.
Prepon interpreton në seritë televizive “Orange Is The New Black”. Për herë të parë ata u panë bashkë në nëntorin e kaluar kur aktori 51 vjeçar u tërhoq prej saj ndërsa po xhironte një film.
Më tej ai organizoi një darkë romantike në Manor Hotel të Los Angeles. Megjithë zërave të mundshëm për një lidhje mes Tom dhe aktores 34 vjeçare, nuk ka ardhur ende një konfirmim zyrtar prej tyre.
Moda e të verdhës!
Kate Middleton, Emma Stone dhe Rita Ora nuk ju mjafton të vishen të verdhën e zbehtë. Mësa duket kjo ngjyrë është një trend i pranverës dhe diellin e kohës.
Kate Middleton u pa me një veshje të këtillë pasi zbriti në Sydney këtë mëngjes me familjen e saj.
Mami i Princ Georgeit po ashtu ishte i veshur me këtë ngjyrë përderisa veshja e saj ishte punuar nag Roksanda Ilincic Ryedale Dress.
Të zgjuarat e Hollivudit.
Stereotipi se bjondet nuk janë dhe aq të zgjuara, përfundimisht është një çështje që i takon së kaluarës dhe këtë e konfirmojnë shumë yje të shoubiznesit. Gjithmonë është thënë se bjondet dhe inteligjenca nuk mund të shkojnë së bashku, por pesë biondet që do prezantojmë më poshtë, tregojnë të kundërtën. Ato kanë studiuar në fakultete elite, flasin shumë gjuhë dhe befasojnë me inteligjencën e tyre.
Xhulia Roberts lë veten pas dore.
Kjo është diva, Xhulia Roberts siç nuk e keni parë kurrë më parë. Pa makiazh, me njeë pamje që të jep përshtypjen sikur ka hequr dorë nga kujdesi ndaj vetes.
Aspak e qeshur, pa shkëlqim dhe duket sikur vitet po e mposhtin.
Xhulia Roberts është fotografuar në Los Angeles duke ecur rrugëve, më një paraqitje që i ka habitur të gjithë.
A thua se nuk është kjo diva e qeshur dhe fituesja e shumë ccmimeve Oscars.
Rikthehet, Jonida Maliqi.
Me plot të drejtë vlerësohet si njëra ndër këngëtaret më të kompletuara shqiptare. Jonida Maliqi ka lënë gjurmët e saj në muzikë. E po aq fort duket se ka vendosur të lë gjurmët e saj edhe në botën e modelimit.
Sofia Vergara joshëse në 'Women’s Health'
Sofia Vergara është e njohur për trupin e saj mahnitës dhe të përkryer. Pra nuk është e habitshme që vetë ajo u zgjodh për të mbuluar ballinën e revistës 'Women’s Health', për muajin maj.
Aktorja e 'The Modern Family' ka nxjerr në shesh këmbët e saja dinjitoze, e veshur me një bikini, dhe një fund bikini, duke pozuar kështu në mënyrë mjaftë joshëse.
Candice Swanepoel, foto selfie në vendet intime.
Modlja e mrekullueshme e “Victoria Secret”, Candice Swanepoel ka bërë shumekend të skuqet pasi ka ndarë me fansat një foto të pacipë bardhë e zi.
Supermodele Afrikës së Jugut postuar ka postuar një fototë bikinit lakuriq, dhe në mes të këmbëve një kokë maceje.
Ylli thjesht postoi foton e cila rrufeshëm ka arritur mbi 100 mijë like. Çfarë ka tjetër për të thënë, me të vërtetë?
Gara me bikini Upton-Diaz
Të vraposh në plazh me bikini përkrah një prej modeleve më të pëlqyera të momentit nuk është aspak e lehtë, por Cameron Diaz nuk ka pasur frikë nga krahasimi që mund t’i bënin me të mahnitshmen Kate Upton.
Aktorja e famshme tha për ‘The Telegraph’: “Kur xhirova skenat në plazh kam qenë pa stërvitje, por nuk mendoja se do dukesha keq në krah të Kate.”
Elvis Prisley dhe bëmat e tij.
Elvis Prisley ishte një nga figurat më domethënëse të industris muzikore botërore, i cili kishte miliona kopje të shitura duke arritur titullin “Mbreti i Rokenrolit”. Ai, edhe pas shumë vitesh nga vdekja, mbetet në majat e popullaritetit dhe famës.
Elvis Aron Prisli, i lindur më 8 janar 1935 në një familje të varfër në Misisipi, në vitin 1948 bashkë me familjen e tij u transferua në Memphis ku edhe kreu maturën pesë vite më vonë, (1953). Pas maturës punoi si vozitës kamioni dhe njëkohësisht vijoi shkollën e mbrëmjes për elektricist.