Naked City
Me djalin në krah, Miranda Kerr shkëlqen me të bardha.
Miranda Kerr gjatë festimeve për 31 vjetorin e lindjes dhe për këtë arsye këtë periudhë ka zgjedhur që të ketë djalin e saj 3 vjeçar, Flynn.
Ajo është parë në formë tejet elegante e veshur e gjitha me të bardha, gjatë një darke në New York.
Me një elegancë të pashoqe. Miranda kishte veshur një kostum të bardhë, ashtu sikundër një bluzë të së njëjtës ngjyrë me motive.
Valentina, modelja adhuruese e basketbollit dhe e fotove seksi.
Dashuron basketbollin, hip-hopin dhe çokollatën. Megjithatë duket se Valentina Vignali dashuron edhe setet fotografike seksi si ky i fundit që ka realizuar.
Victoria Silvstedt ka diçka pёr tё treguar.
Nuk e ka patur asnjёherё problem tё ekspozojё format fizike qoftё edhe nё revistat pёr meshkuj. Kёtё herё,Victoria Silvstedt ka zgjedhur tё shfaqet e nxehtё nё bikini ndёrsa pushon nё plazhet e Majamit. Modelja 39 vjeçare duket mjaft mirё dhe provokon me format e saja ndёrsa argёtohet nё buzё tё detit.
Eva Longoria, ja si duket pa make up
Duket se Eva Longoria ja ka arritur nё njё mёnyrё tё kёnaqshme tё jetё po njёsoj simpatike nё publik edhe pa bёrё make up. Aktorja 39 vjeçare ёshtё fotografuar ndёrsa dilte prej restorantit Magnolia nё Hollivud ku drektoi me miqtё e saj.
Largësia, xhelozia dhe botoksi çojnë drejt ndarjes Kidmanin.
Spekulohet se edhe një tjetër çift i famshëm është pranë ndarjes. Bëhet fjalë për Nicole Kidman dhe burrin e saj, Keith Urban, martesa e të cilëve është në krizë.
Edhe pse aktorja gjithmonë ka thënë se këngëtari është shpirti i saj binjak, siç duket gjërat kanë ndryshuar në lidhjen e tyre.
Nicole aktualisht po qëndron në Australi me vajzat e saj, ndërsa Urban gjendet në SHBA, ku është pjesë e jurisë së spektaklit për talentë, “American Idol”.
Sam dhe Billie Faiers, relaks në Dubai.
Pushimet e tyre në Dubai po shkojnë drejt fundit dhe natyrshëm nuk kishin si të mungonin me fotografitë e tyre në median rozë. Vajzat bukuroshe të shoubizit britanik janë parë ndërsa luajnë me njëra-tjetrën në ujë. Billie 24 vjeçare e ka të pashmangshme që të mos tregojë për median barkun e fryrë nga shtatzënia.
Heidi Klum vazhdon të zhvishet në plazh.
Ajo është 40 vjeç, ai është vetëm 27. Por tashmë është bërë modë që femrat e famshme të kenë të dashur më të rinj.
Ndodh kështu edhe me Heidi Klum, e cila është fotografuar sërish në plazh me të dashurin e saj, Vito Schnabel, shkruan Tema.
Sërish modelja gjermane është fotografuar topless në ujërat e Meksikës.
Lina Posada, e lindur për të pozuar.
Lina Posada ka treguar gjithë magjinë e saj duke pozuar në plazh me veshje të brendshme të kompanisë Babalu.
Fotografitë e reja të bukuroshes kolumbiane padyshim që do të tërheqin vëmendje të madhe, ndërsa ajo ka dëshmuar edhe një herë se është e lindur për të pozuar.
Miley Cyrus ende në spital
Miley Cyrus është shtruar në spital pasi vuan nga një reaksion i ashpër alergjik. Kështu këngëtarja e hitit “Wrecking Ball” është detyruar qe ët shtyjë koncertin në Kansas në kuadër të turneut Bangerz.
Miley Cyrus është dërguar urgjentisht në spital të martën në mbrëmje pas një reaksioni të ashpër alergjik.
Këngëtarja ka pasur një reagim të keq të disa antibiotikëve dhe është urdhëruar që të qëndrojë e shtrirë në spital nga mjekët e saj.
E hospitalizuar menjëherë këngëtares i është thënë që të shtyj koncertin e saj në Kansas që e kishte në kuadër të turneut.
Beyonce i shmanget komunikimit me Kim Kardashian
Jay Z dhe Kanye West ndoshta mund të jenë miq shumë të mirë, por nuk mund të themi të njëjtën gjë edhe për këngëtaren e famshme Beyonce Kowles dhe Kim Kardashian.
Sipas një raporti, 32 vjeçja Beyonce ishte e ngrohtë por nuk dëshiroi që të angazhohej në bisedë më yllin e ‘reality show’ Kim Kardashian, që e takoi në zyrën dermatologut të tyre të përbashkët.
Nga ana tjetër, Kim shihej shumë e entuziazmuar kur e takoi Beyonce, tha një dëshmitar i cili kishte qëlluar në zyrën e dermatologut Dr. Howard Lancer, në Beverly Hills.