Miley Cyrus ende në spital
Miley Cyrus është shtruar në spital pasi vuan nga një reaksion i ashpër alergjik. Kështu këngëtarja e hitit “Wrecking Ball” është detyruar qe ët shtyjë koncertin në Kansas në kuadër të turneut Bangerz.
Miley Cyrus është dërguar urgjentisht në spital të martën në mbrëmje pas një reaksioni të ashpër alergjik.
Këngëtarja ka pasur një reagim të keq të disa antibiotikëve dhe është urdhëruar që të qëndrojë e shtrirë në spital nga mjekët e saj.
E hospitalizuar menjëherë këngëtares i është thënë që të shtyj koncertin e saj në Kansas që e kishte në kuadër të turneut.
“Cyrus është hospitalizuar për shkak të një reagimi alergjik në antibiotike dhe është në përkujdesje mjekësore nga mjekët e saj. Ajo nuk do të mund të këndojë”, kanë shkruar stafi i saj në faqen e këngëtares.
Add new comment