Naked City
Monica Bellucci: “Bëj hipnozë”
Në shtator do të mbush 50 vjeç, por për Monica Bellucci-n, simbolin e bukurisë italiane në botë, kjo nuk përbën një tragjedi. Gjatë një interviste për revistën mujore “Marie Claire” aktorja ka rrëfyer për herë të parë se bën hipnozë. “Është një eksperiencë e çmendur”, ka thënë ajo. Në muajin maj Monica Bellucci do të jetë në Ballkan, për të xhiruar pjesën e dytë të filmit “On the milky road”, me Emir Kusturica-n, regjisorin dhe protagonistin e filmit me një histori dashurie në kohë lufte.
Album i ri nga Michael Jackson.
Një album i të ndjerit Michael Jackson që do të përmbajë tetë këngë të reja, do të lansohet në muajin maj.
Albumi me titull “Xscape” do të përmbajë këngë të incizuara nga Mbreti i muzikës pop, e që nuk janë publikuar kurrë më parë.
“Michael ka lënë pas vetes disa realizime muzikore, të cilat kemi nderin t’i prezantojmë përmes vizionit muzikor të producentëve, me të cilët ai ose ka punuar drejtpërdrejtë ose ka shprehur dëshirë të madhe që të punojë me ta”.
Vëllezërit e Paul Walker në filmin ‘Fast & Furious 7’
Vëllezërit e Paul Walker, Caleb dhe Cody, do të zëvendësojnë aktorin e ndjerë në disa pjesë të filmit ‘Fast & Furious 7’.
“Kemi rinisur xhirimet dhe mirëpresim vëllezërit e Paul-it, Caleb dhe Cody, në familjen e madhe të FAST-it”, lexohej në një shënim në faqen e Facebook-ut të filmit të ri.
“Caleb dhe Cody po na ndihmojnë të përfundojmë disa skena aksioni. Prania e tyre në sheshxhirim na bën të ndihemi sikur Paul-i është me ne”, shton më tej ky shënim.
Aktorja Olivia Wilde, zhvishet në film.
Ajo është aktualisht tetë muaj e gjysmë shtatzënë, por në rolin e saj të fundit të filmit, Olivia
Wilde zhvishet duke ofruar një skenë mjaft erotike lakuriq.
I luajtur në në Paris, Romë dhe Nju Jork, filmi “Third Person” (Personi i tretë) përmban tre tregime dashurie, që e lidhin zeshkanen mahnitëse në një skena meLiam Neeson .
Një nga femrat më të bukura në botë: I dashuri më tradhëton!
David Mcintosh akuzohet se po e tradhton Kally Brook, e cila jo kohë më parë u zgjodh si njëra ndër femrat më të bukura në botë.
Ai thuhet se të dashurën po e tradhton me një yll pornografik të quajtur Jina Rodrigez.
Këtë e ka bërë të ditur për mediat e huaja kjo e fundit e cila ka publikuar një bisedë e cila kinse është bërë përmes rrjetit social facebook.
Sipas saj, David ka kërkuar nga Gina që t’i pozojë nudo, ndërsa ka theksuar që nuk është ndalë duke i dërguar mesazhe.
Angelina Jolie ka lëvdëruar Pittin.
Derisa po spekulohet se Angelina Jolie është xheloze ndaj raporteve të partnerit të saj, Brad Pitt, me koleget dhe ish-femrat e tij, në një intervistë të re, aktorja ka thënë vetëm lëvdata për hamshorin hollivudian.
“Është një personalitet mjaft seksi dhe i bukur te një mashkull, kur përgjegjësitë e tij prindërore i pranon me seriozitet të madh”.
“Ai është aq i natyrshëm dhe i lumtur kur luan me ta (fëmijët)”, ka theksuar Jolie.
Brosnan: Tmerrohem kur e kujtoj rolin e James Bondit.
Pierce Brosnan nuk mendon se ai ka bërë punë të mirë si James Bond.
Brosnan ka luajtur në rolin e Bond në “Golden Eye”, në vitin 1995 dhe ka mbetur në atë rol deri më 2002 kur përfundoi filmin e katërt. Në 2006-n Daniel Craig mori rolin e Bondit për filmin “Casino Royale”.
Draya Michele, zeshkanja e nudos.
Draya Michele njëra nga yjet e reality show “Grat e basketbollistëve”, ka vendosur t’ju bej dhurate disa foto me trupin e saj te mrekullueshme dhe duke treguar atributet e saj eksituese në revistën Show. Shumica prej tyre janë pothuajse komplet zhveshur.
Aktorja e Bollywoodit, Lisa Hedon, Angelina Jolie e re.
Jolie-të e vogla rriten. Bukuria dhe statusi botëror i Angelina Jolie janë një burim frymëzimi për shumë aktorë të rinj. Dhe mos u habisni se shumë prej tyre ndjekin hapat e aktore amerikane. Më e fundit, që kërkon t’i ngjaj 39-vjeçares është aktorja e Bollyëoodit, Lisa Hedon.
Lake Bell pozon nudo.
Ndonëse Lake Bell nuk vjen nga një familje me emër, ajo po bën mjaftueshëm punë për të bërë emrin e saj.
Aktorja, shkrimtarja dhe drejtoresha e yjeve, ka xhiruar një set fotografik 'seksi' për revistën Esquire.
Lake dukej jashtëzakonisht 'seksi' e veshur me një këmishë të zezë të hapur që zbulonte trupin e saj.