Lady Gaga do fejohet së shpejti?

Postuar në 18 Prill, 2014 08:44

I dashuri i Lady Gagas planifikon t’i propozojë asaj martesë së shpejti.

Këngëtarja, emri i vërteti i të cilës është Stefani Germanotta, është në lidhje me yllin e “Chicago Fire”, Taylor Kinney, për tashmë dy vite.

Dhe mediat amerikane tash raportojnë se ai është duke menduar t’ia bëjë pyetjen asaj, por nuk e ka gjetur unazën e duhur ende.

“Taylor ka kërkuar unaza fejese për Stef për tashmë disa muaj. Ai u ka thënë disa miqve të tij se dëshiron t’i propozojë asaj së shpejti”, ka thënë burimi për revistën Life & Style.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.