Aktori Richard Gere i rikthehet dashurisë së vjetër.

Postuar në 22 Prill, 2014 11:11

Bukuroshja Do Padma Lakshmi dhe aktori Richard Gere kanë rigjetur njeri tjetrin.
Prezantuesja e spektaklit “Top Chef” dhe aktori i “Arbitrage” po shoqërohen së bashku kohet e fundit, njoftoi Yahoo.

Gere, 64 dhe Lakshmi 43, kanë pak kohë që kanë filluar të shoqërohen rregullisht.
“Është ende herët të thuhet, por duket se ata pëlqejnë të kalojnë kohë me njëri-tjetrin”, ka thënë një burim për faqen e njohur të internetit.

Aktualisht aktori është i angazhuar në filmimet e filmit “Time Out of Mind” në Nju Jork, ku jeton dhe bukuroshja brune. Kjo është romanca e parë potenciale për Gere dhe Lakshmi që nga marrëdhënia e mëparshme e tyre afatgjatë.

Në shtator 2013, Gere dhe bashkëshortja e tij prej 11 vjetësh, Carey Lowell, 53 vjeç, njoftuan ndarjen. Ata kanë një djalë së bashku, 14-vjeçarin Homer. Gere ka qenë gjithashtu i martuar me modelen e njohur Cindy Crawford, për katër vjet deri në divorcin e tyre në vitin 1995.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.