Di Caprio në rolin e Steve Jobs.

Postuar në 22 Prill, 2014 15:58

Leonardo DiCaprio raportohet se është duke u kërkuar të luajë bashkëthemeluesin e kompanisë Apple Computer, Steve Jobs, në filmin e shumëpritur mbi jetën e tij.

Aktori 39-vjeçar është kontaktuar nga Danny Boyle, i cili është në negociata për të zëvendësuar regjisorin e larguar David Fincher, raporton The Hollywood Reporter.

Filmi pritet të fokusohet në lansimin e kompjuterit të parë Macintosh të kompanisë Apple në vitin 1984, pastaj në NeXT Cube (1990), dhe iPodin origjinal (2001).

Më herët gjatë muajit Funcher u largua nga projekti për shkak të kërkesave të mëdha rreth pagesave dhe kontrollit kreativ.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.