Gwyneth Paltrow i shpall luftë Jessica Albas për...
Aktorja nuk është kursyer, duke denoncuar atë me të cilën merret kolegia e saj, jashtë shesh-xhirimeve.
Një "goditje" e fortë nga ato që të dhembin dhe që e ka lëshuar Gwyneth Paltrow kundrejt koleges Jesicca Alba. "Molla e sherrit" s'është bërë ndonjë mashkull, por thjesht linja e produkteve për kujdesin e shtëpisë dhe njerëzve, e pagëzuar me emrin "Honest" dhe që është në pronësi të Jessicas.
Një linjë që duhet të jetë natyrale në 100%, duke respektuar kështu organizmin e atyre që e përdorin. Mirëpo, ja që sipas Paltrow, nuk është aspak kështu. "Shumë nga produketet për higjenën që kam përdorur rezultojnë të jenë më tepër imazh marketingu, sesa realisht të sigurt", ka shkruar aktorja në blogun e saj, duke listuar një sër produktesh të tilla, mes të cilave figurojnë edhe ato të Jessica Albas, që gjithmonë se sipas Gwyneth janë toksikë dhe të dëmshëm për shëndetin.
E të thuash që vetë Alba, pikërisht në këto ditë është duke prezantuar librin e saj "The Honest Life: Living naturally and True to You" që është një lloj promovimi për produktet e linjës së saj. Fjalët e koleges i vijnë në një farë mënyre si "bombë".
Add new comment