Çmenduri ofertash për virgjërinë e studentes,

Postuar në 30 Prill, 2014 15:10

Një studente mjekësie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila nxori virgjërinë në shitje, ka tërhequr oferta të shumta.

 

Studentja 28- vjeçare, që e quan veten Elizabeth Raine, e nisi ankandin më 31 mars dhe deri më tani oferta më e lartë është 550 mijë dollarë.

 

E meqë ajo nuk është e kënaqur akoma, tani ka vendosur që të zbulojë edhe fytyrën e saj, pasi më parë e mbante të mbuluar, duke shpresuar që të marrë akoma oferta deri kur ankandi të mbyllet më 7 maj.

 

Studentja thotë se është e virgjër pasi seksi nuk ka qenë i rëndësishëm për të sa puna dhe studimet.

 

Ajo thotë se e bën për para këtë, por i pëlqen edhe aventura, erotizmi, skandali.

 

Studentja thotë se ka kaluar fëmijërinë në Arabinë Saudite, kurse mamaja i ka vdekur kur ishte 10 vjeç.

 

Ajo nuk e mohon që mund të bjerë në dashuri me personin që i blen virgjërinë.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.