Nicole Kidman drejt divorcit.

Postuar në 05 Maj, 2014 09:40

Martesa mes aktores Nicole Kidman dhe bëahkëshortit të saj Keith Urban po kalon një moment të vështirë. Çifti është i detyruar të qëndrojë larg për shkak të angazhimeve të shumta të punës, duke e vështirësuar shumë mbajtjen në këmbë të lidhjes.

Revista Closer shkruan, “Ai është gjithnjë larg dhe ankohet për Nicole. Nga ana e saj Nicole mendon se Keith po tregohet shumë i largët me të”.

Kujtojmë se çifti ka dy vajza, Synday 5 vjeç dhe Faith 3 vjeç. Aktualisht Urban jeton mes Los Angelos, ku është anëtar i jurisë për "American Idol" dhe Australisë, ku bashkëshortja e tij 46 vjeçare po xhiron filmin “Strangerland”.

Në vijim të zërave që qarkullojnë për çiftin, thuhet se vetë Nicole e frikësuar nga divorci iu ka thënë miqve të saj se martesa mes tyre ka disa probleme, por se dëshiron ta shpëtojë lidhjen mes tyre e cila është zyrtarizuar qysh prej 8 vitesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.