Naked City
Adele, këngëtarja e re më e pasur
Superylli britanik, Adele, kryeson listën e muzikantëve të rinj më të pasur.
Krijuesja e hitit “Someone Like You”, e cila tashmë është 26 vjeçe, ka një pasuri prej 45 milionë funtesh, plot 15 milionë më shumë se i dashuri i Rita Orës dhe deejay i njohur, Calvin Harris, i cili ka 30 milionë funte në konton e tij bankare.
Në vendin e tretë vjen bukuroshja britanike “Girls Aloud”, e cila ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje për t'u kthyer në X Factor, të vlefshme 16 milionë funte.
Eliza Dushku xhiron film në një çmendinë
Filmi i ri i Eliza Dushkut ku ajo luan përkrah Chace Crawford e Brandon T. Jackson, titullohet "Eloise" dhe është një film horror, i cili që në fillim ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe shtypit, për shkak të vendit se ku po xhirohet.
Nina dhe gjoksi i saj, të krijuar për...
Supermodelja daneze, Nina Agdal, ka treguar edhe një herë se pse ajo është një prej femrave më joshëse në botë.
Modelja 20 vjeçare ka shfaqur linjat e saj të përkryera në atë që është vërtetim se ajo është në top formë. .
Ajo ka realizuar një foto-sesion me Avon, ku ka treguar edhe gjoksin e saj, i cili është mbreslënësh.
Trupi i përkryer dhe bukuria e saj natyrale e bëjnë atë të krijuar për modelim, e sigurisht edhe për mbetje gjithmonë në kujtesën e meshkujve.
Rihanna, thyen telefonin e komandantit, jep 25 000 dollarë për bamirësi
Ndonjëherë edhe vajzat e këqija dinë të jenë të mira! Rihanna ka dhënë 25 000 dollarë për bamirësi pasi ka thyer aksidentalisht telefonin e shefit të policisë gjatë një ndeshje të NBA.
Duket se ajo dëshiron që mos të jetë në librat e zisë të Komandantit të Policisë së LA.
Por, Rihanna ka treguar se nuk është vetëm vajzë e keqe duke e përmirësuar gabimin e saj dhe dhënë 25 000 dollarë për një fond bamirës të oficerëve të policisë.
Koncert nudo i Lady Gaga
Që në hapat e parë drejt famës botërore, asnjëherë Lady Gaga nuk është përshkruajtur si e turpshme, por këtë herë këngëtarja bërë një hap në drejtimin e kundërt.
Të martën Lady Gaga zhvilloi koncertin e saj “Artpop” në Nju Jork dhe shfaqja në skenë ishte përtej pritshmërive. 28-vjeçarja kërceu dhe këndoi për minuta me radhë në skenë thuajse lakuriq.
Shakira: “Ja si të dobësoheni pa vuajtur”
Shakira pranon se e nuk i ka përjetuar mire kilet e tepërta pas shtatzënisë. Ajo tregon për te gjithë sesi ja doli te rikthehej ne formën ideale.
Shakira pranon se e nuk i ka përjetuar mire kilet e tepërta pas shtatzënisë. Ajo tregon për te gjithë sesi ja doli te rikthehej ne formën ideale.
“Herën e pare kur u pashe ne pasqyre pas lindjes u shokova. Sigurisht qe te gjitha besoj kane pyetur veten nëse do ishte apo jo e mundur te ktheheshin si dikur.” – ka thënë këngëtarja e cila ka sjelle ne Milani-n ne janar te vitit 2013.
Conchita Wurst, do të kryesojë gay paradën në Beograd!!!
Fituesja senzacionale e Eurovisionit në Kopenhagë, përfaqësuesja e Austrisë Conchita Wurst do të kryesojë gay paradën në Beograd që pritet të mbahet më 31 maj.
Në Twitter dhe në disa rrjetet tjera sociale dje është përhapur informacioni se përfaqësuesja e Austrisë dhe fituesja e Eurosong Conchita Wurst ka marrë ftesë nga organizatorët e Gay paradës në Beograd që më 31 maj të jetë pjesë e kësaj parade dhe t'i prijë këtij eventi të komunitetit gay/lesbo.
Djali me kancer që preku zemrën e kujtdo, ndahet nga jeta.
Aktivisti heroik i kancerit, Stephen Sutton, u nda nga jeta në moshën 19-vjeçare sipas lajmit të publikuar sot.
Në një postim në rrjetin social Facebook këtë mëngjes, nëna e tij u shpreh se djali kishte vdekur qetësisht në gjumë. “Zemra ime është e mbushur me krenari, por e thyer nga dhimbja për humbjen e djalit tim kurajoz dhe frymëzues, që iku nga kjo botë në orët e para të mëngjesit të 14 majit,” është shprehur Zonja Sutton.
Nicole Kidman deformohet në fytyrë nga botoksi.
Vitin e kaluar ajo ishte komplet natyrale, por tani fytyra e Nicole Kidman është e fryrë nga botoksi i tepërt që ajo ka përdorur kohët e fundit.
Ajo u duk në premierën e Cannes këtë të martë për të promovuar filmin e saj më të ri Grace of Monaco në të cilin aktorja 46 vjeçare luan rolin e princeshës Grace.
Julio Iglesias, artisti latin më i madh i të gjitha kohërave.
Artisti i famshëm, Julio Iglesias është nderuar në Londër me çmimin si artisti më i madh latin i të gjitha kohërave.
Iglesias është renditur në dhjetë këngëtarët që kanë shitur më shumë se 300 milionë disqe gjatë gjithë karrierës së tyre. Kjo ceremoni e zhvilluar në Londër në nderim të artistit të madh latin do të shoqërohet me 2 shfaqje të tij gjatë muajit maj në “Royal Albert Hall”. Për herë të parë Iglesias në “Royal Albert Hall” ka performuar në vitin 1982.