Naked City

“Jennifer Lawrence është një demon”

Postuar në 21 Maj, 2014 08:00

James McAvoy e ka quajtur aktoren Jennifer Lawrence një demon, pasi sipas tij, ajo mund të krahasohet me shumë meshkuj me aftësitë e saj për të pirë dhe për t’u rrahur.
Aktori skocez luan krahas fitueses së Oskarit në filmin e ri “X Men: Days of Future Past” dhe është befasuar për mënyrën si ajo ka qëndruar përballë meshkujve gjatë xhirimeve.

“Ajo është një demon, pikë. Ajo mund të godasë, ka gjuajtje të mirë, mund të pijë. Është e përshtatshme. Më pëlqen ajo vajzë”, ka thënë aktori për revistën Details.

Amy Childs mahnit Dubain me trupin e saj seksi.

Postuar në 21 Maj, 2014 07:58

Ylli i TOWIE Amy Childs ka tërhequr vëmendjen e pushuesve në Dubai teksa është shfaqur seksi në pishinat e ketij vendi të nxehtë.

23 vjeçarja e veshur me një kostum banjoje ka treguar format e saj të bukura teksa është argëtuar në ambjentet e pishinës.

Ylli televiziv Chanelle Hayes tregon linjat e saj të përsosura.

Postuar në 20 Maj, 2014 14:15

Chanelle Hayes, ish-pjesmarrëse e Big Brother në Britani në vitin 2007, pozon vetëm me të brëndshme, duke treguar me krenari format e saj të shkëlqyera e të tonifikuara. Madje ajo ka pozuar pranë fotos së saj të dikurshme në të cilën duket qartë ndryshimi.

26 vjecarja, nënë e një fëmije 3 vjec, pohon se ka ndjekur nje program të vecantë dhe intensiv madje ka përdorur edhe pilula dobësimi, është ndihmuar edhe nga terapisti Prof. Jan de Vries, dhe tashmë nga masa 16 është në masën 8.

Nicole Scherzinger vesh fustan nusërie.

Postuar në 20 Maj, 2014 10:47

Pasi bënë edhe njëherë bashkimin e historisë së tyre të dashurisë, fansat presin që të dëgjohen këmbanat e dasmës edhe për Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton.
Këngëtarja seksi është parë teksa realizonte klipin e saj në plazhin e Malibus e veshur me një vello të bardhë nuseje me motive blu deti.

Prostituta më e vjetër në Angli, sa paguhet për një orë.

Postuar në 20 Maj, 2014 04:21

Ajo quhet Sheila Vogel-Coup dhe është prostituta më e vjetër në Angli, e cila është plot 85 vjeç. Por e veçanta është se pavarësisht moshës së avancuar, vijon të jetë ende në aktivitet të plotë dhe paguhet plot 300 euro në orë. E moshuara e nisi këtë profesion para katër vitesh, kur e përfshirë nga vetmia pas vdekjes së burrit të saj të dytë, inxhinieri i aeronautikës Noel Coupe, kërkoi shoqërinë e shumë meshkujve, për të shuar vetminë e saj. Familja e saj nuk e priti aspak mirë një vendim të tillë, veçanërisht mbesa e saj, konkurrente e X Factor, Katie Waissel.

Drake lë Rihanna-n për të dashurën Brandy.

Postuar në 20 Maj, 2014 04:14

Ai më në fund e ka mbyllur historinë 5 vjeçare, një romancë on/off me Rihannën.
Drake është lidhur me Brandy Prince dhe këtë e ka bërë publike ku ka postuar një foto në Instagram këtë të dielë, dhe ka shkruar : ‘Me and my boo since way back when and every now and again @Fairytailshair haaaaa’
Gjithashtu edhe Brandy ka treguar në Instagram një foto të vëllait të saj dhe Drake duke darkuar.

Modelja nxjerr gjoksin në shesh.

Postuar në 20 Maj, 2014 04:10

Sërish në Kanë, tek vendi ku mund të biesh në sy të medias duke ekspozuar më shumë se sa duhet.

Kështu ndodhi edhe me modelen franceze Nabilla Benattia. Ajo nxori gjoksin në ditën e pestë të festivalit.

Kjo nuk është hera e parë për modelen kur ajo e lë gjoksin lirshëm.

Shakira dhe Pique puthje pasionante në prapaskenë.

Postuar në 19 Maj, 2014 11:30

Këngëtarja e famshme Shakira duket sikur ka kaluar një mbrëmje të bukur në ndarjen e çmimeve “Billboard” këtë të dielë në Las Vegas.

Bukuroshja latine ka performuar në skenën e madhe hitin e saj “Empire” e veshur me një fustan rrjetë dhe çizme të zeza.

Shakira është fotografuar teksa puthte në mënyrë pasionante partnerin e saj futbollistin Pique, me të cilin kanë dhe një djalë.

Dafina sulmon Genta Ismajlin “Më ka marrë idenë e klipit”

Postuar në 19 Maj, 2014 11:25

Pasi Genta Ismajli në bashkëpunim me Ardian Bujupi lancuan klipin e tyre të këngës “Feel”, Dafina Zeqiri ka bërë një postim në Twitter ku ka shkruar:

“Është mirë të dini se si inspironi këngëtare të tjera të bëjnë atë që ju bëni, që do të dëshironit të bëni dhe që do të bëni”, në gjuhën angleze.

Kjo ka ardhur pasi kënga e Gentës ka një fragment ku është në rrugë duke pritur një makinë, e ngjashme me skenëne klipit të Dafinës në këngës “Veç me tpas ty"

"Vogue" zhvesh Cristiano Ronaldon.

Postuar në 19 Maj, 2014 08:26

Revista e njohur e modës "Vogue" e ka "bindur" Cristiano Ronaldon të pozoi i zhveshur. Ku do të ndihej më mirë ylli i futbollit në këtë pozicion se sa përkrah të dashurës së tij, Irina Shayk.
Në ballinën e sotme të "Vogue" Ronaldo pozon me Irinën në tri pozicione të ndryshme. Në foto bardh e zi, Ronaldo e "peshon" Irinën, ndërsa në një foto çifti duket familjar në dhomën e fjetjes.

Për të bërë foton +18, Ronaldo dhe Irina pozojnë pothuajse nudo duke nxjerrur një titull tërheqës, "Dashuri + futboll".

Pages

Subscribe to RSS - Naked City