Naked City

Afërdita Dreshaj po kënaqet në Milano

Postuar në 26 Maj, 2014 15:19

Ajo ka tre ditë qe është në Milano për punë të modelimit dhe si duket po i shijon në maksimum këto ditë.
Është kjo modelja Afërdita Dreshaj e cila nëpër mes një statusi të postuar në rrjetin social ‘Twitter’, ka treguar së është duke punuar, por edhe duke u kënaqur madje po i pëlqen shumë qyteti i Milanos ‘’after work wiew #milan #modeling #travel #inlove’’ ishte ajo se çfarë kishte shkruar Afërdita, duke ia bashkëngjitur shkrimit një foto në të cilën dukej bukur qyteti i Milanos.

Ja sa ka kushtuar veshja e Kardashian në dasmë

Postuar në 26 Maj, 2014 15:08

Si çdo nuse, Kim Kardashia ka dashur ta ekzagjerojë me pamjen ditën e saj ditën e madhe të dasmës. Ajo ka harxhuar plotë 130 milionë euro me veshje dhe aksesorë para martesorë.

Para se të mbërrinte në Firence të Italisë për ceremoninë e martesës, ylli ka shijuar rrugët e Parisit duke nxjerrë në pah edhe garderobën e saj të mrekullueshme. Është çmenduri ta mendosh, por veshja më e lirë e saj kushtonte plotë 1200 euro, një shifër kjo “qesharake”, nëse e krahasojmë me veshjen më të shtrenjtë, që ishte normalisht, fustani i bardhë, i cili kushtoi plotë 1.4 milionë euro.

Tuna jep jetën për të dashurin e saj Cozman.

Postuar në 26 Maj, 2014 11:30

Këngëtarja e njohur Tuna ka postuar një foto në rrjetin e saj social Facebook një foto të veçantë me reperin Cozman. Çifti i cili puthet nën ujë tregon se sa e fortë është lidhja prej disa kohësh mes tyre.

Por Tuna ka surprizuar edhe me deklaratën e saj në foto ku ka shkruar: “Nësedashuria për ty ka një çmim, unë do ta jap edhe jetën time për ty”.

Rita Ora me gërsheta shumëngjyrëshe ndez Gllasgoun.

Postuar në 26 Maj, 2014 06:36

Një ditë më parë, këngëtarja Rita Ora performoi hitet e saj në BBC Radio 1 Big Weekend. Gjatë performancës në Gllasgou, ajo kishte veshur një kostum sportiv Adidas.
Gjatë shfaqjes së BBC Radio 1 Big Weekend, ajo prezantoi dhe modelin më të ri të flokëve, me gërsheta shumëngjyrëshe.
Përpos saj performuan edhe Chris Martin, Ed Sheeram, Lily Allen dhe shumë artistë të tjerë.

I mbetet vetëm 1 vit jetë, dëshira e fundit e nënës së dy fëmijëve.

Postuar në 26 Maj, 2014 06:33

Një mbledhje fondesh për të dhuruar një buzëqeshje të fundit për fëmijët e saj. KellyMurray, një nënë 32 vjeçare angleze, i mbeten vetëm 12 muaj jetë para se një sëmundje e rrallë që e ka prekur kur ishte 20 vjeç, ti marrë jetën.

Sindroma e rrallë i ka shkaktuar gruas angleze, një shkatërrim total të gojës, duke bërë që ti bien që të gjithë dhëmbët dhe të mos qeshë më kurrë.

Dëshira e saj e fundit dhe e vetme është që të çojë dhëmbët, për t’iu lënë fëmijëve të saj një kujtim të bukur, teksa ajo buzëqesh.

Lindsay Lohan , pa lekë për të paguar qiranë.

Postuar në 26 Maj, 2014 03:59

Lindsay Lohan është duke iu lutur miqve të saj ta pranojnë në shtëpitë e tyre Londër. 27 vjeçarja është kthyer në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, pasi mbaroi rehabilitimin në New York.

“Lindsey është duke u thënë të gjithëve se do të marrë një shtëpi me qira, por nuk i mjaftojnë paratë. Ajo është duke u kërkuar miqve të saj, të cilët mund të kenë një apartament në Londër, t’ia japin për disa ditë, por të gjithë po refuzojnë”, ka deklaruar një i afërm i saj në revistën “Heat”.

Bieber dhuron mbi gjysmë milioni dollarë për bamirësi.

Postuar në 26 Maj, 2014 03:51

Justin Bieber ka dhuruar 545.000 dollarë për organizatat bamirëse që ndihmojnë të sëmurët nga HIV/AIDS.

Këngëtari 20-vjeçar është duke u përpjekur që të bëhet person më i mirë dhe të tejkalojë problemet që ka pasur në kohët e fundit dhe në këtë mënyrë iu është bashkuar emrave tjetër të njohur për të dhuruar para gjatë një evenimenti të organizuar në Antibes të Francës.

Kur deklaroi se do të ofronte më shumë se gjysmë milioni dollarë, organizatorët e kishin pyetur kanadezin nëse ishte serioz për atë që thoshte, ndërsa ai ka pohuar.

Miranda Kerr po shijon një dashuri të re?

Postuar në 26 Maj, 2014 03:38

Spekulimet janë ndezur se Miranda Kerr është duke shijuar një romancë të re me një mashkull simpatik të quajtur Charlie Goldsmith.

Dyshja janë fotografuar javën e kaluar në Sydnej duke qenë shumë afër ku kanë marrë edhe një slefie së bashku.

Miranda, supermodelja 31 vjeqare bukuroshe, duket se ka rënë në krahët e 33 vjeqarit.

Xhenseni është viagra e re?

Postuar në 25 Maj, 2014 09:47

Xhenseni është bima e cila në mjekësinë kineze me shekuj përdoret si afrodiziak, ndërsa hulumtimi i ri i shkencëtarëve koreanë tregon që xhenseni mund të zëvendësojë viagrën.

Edhe pse hulumtimet e mëhershme kanë treguar që xhenseni mund të ndihmojë te impotenca, shumica e tyre janë kryer në minjtë laboratorik, ndërsa ky është hulumtimi i parë i këtij lloji i cili është kryer në meshkuj.

Alba: Pasioni e mban gjallë lidhjen.

Postuar në 25 Maj, 2014 04:02

Bukuroshja e Hollivudit, Jessica Alba, thotë se mungesa e pasionit në një lidhje, është e kobshme, prandaj duhet bërë shumë përpjekje që lidhja të pasurohet me pasion dhe epsh.

“Nëse pasioni në lidhje zhduket, atëherë vështirë se ajo lidhje do të mbijetoj. Prandaj duhet shumë angazhim në mënyrë që në lidhje të ketë pasion dhe epsh. Dhe kjo duhet të jetë e dyanshme dhe jo vetëm e njërës palë”, ka deklaruar ajo.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City