Alba: Pasioni e mban gjallë lidhjen.

Postuar në 25 Maj, 2014 04:02

Bukuroshja e Hollivudit, Jessica Alba, thotë se mungesa e pasionit në një lidhje, është e kobshme, prandaj duhet bërë shumë përpjekje që lidhja të pasurohet me pasion dhe epsh.

“Nëse pasioni në lidhje zhduket, atëherë vështirë se ajo lidhje do të mbijetoj. Prandaj duhet shumë angazhim në mënyrë që në lidhje të ketë pasion dhe epsh. Dhe kjo duhet të jetë e dyanshme dhe jo vetëm e njërës palë”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka shtuar se vazhdimisht mundohet t’i bëj befasi burrit të saj kur bëhet fjalë për dhomën e gjumit dhe gjithashtu nuk mungojnë as befasitë nga ana e burrit të saj.

“Gjithmonë mundohem ta befasoj në dhomën e gjumit. Shpesh përdori kostume seksi në mënyrë që ta joshi më shumë”, ka deklaruar ajo.

Në anën tjetër, Jessica ka deklaruar se e ka të vështirë t’ia lë në përkujdesje një të panjohur fëmijët e saj. Ajo angazhon anëtarë të familjes për të ndihmuar në përkujdesjen ndaj dy vajzave të saj.

“Jam kundër idesë që të angazhoj dado të panjohura. Nuk mund të kesh besim të madh tek ato. Më mirë është të angazhosh një anëtarë të familjes për ta bërë këtë”, ka përfunduar Jessica.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.