Manuela Arcuri bëhet mama.
Aktorja e njohur italiane, Manuela Arcuri është bërë dje mama për herë të parë. Lajmin se bukuroshja italiane kishte lindur e ka bërë të njohur vëllai i saj Sergio, i cili në një postim të shkurtër në rrjetet sociale shkruajti: “Mirëserdhe Mattia i vogël”.
Vëllai i aktores gjithashtu u shpreh se Manuela dhe i fejuari Giovanni Di Francesco me lindjen e djalit ndihen thjesht si në “qiellin e shtatë”.
Përpara lindjes, Manuela ishte shprehur se do t’i mungojë për disa kohë ekranit, pasi do t’i kushtojë sa më shumë kohë të voglit të saj. Ndërsa planet për martesë me të fejuarin, biznesmenin Giovanni duket se janë ende të largëta.
Add new comment