Diana Avdiu, kukull kineze.

Postuar në 13 Maj, 2014 11:33

Ka kohë që bukuroshja Diana Avdiu po qëndron larg Kosovës me angazhime të ndryshme profesionale. Ndërsa një ditë më parë, fotografi ynë i njohur Fadil Berisha, ka shpalosur pak rreth angazhimeve aktuale të modeles.
Ai në faqen e tij zyrtare në ‘Twitter’ ka treguar se së shpejti do të publikohet një foto sesion që e ka realizuar me Diana Avdiun. Ndërkaq bukuroshja jonë në këto fotografi do të na paraqitet si një kukull kineze, të paktën kështu bën me dije Berisha. “Coming soon.
China Exibit Diana Avdiu as China doll. guo pei”, ishte mbishkrimi i fotografit, karshi fotos ku shihej mideja dhe ish Misi Diana Avdiu. Ndërkaq poshtë fotos nuk mungoi as interesimi i komentueseve, të cilët në numër të madh bënin me dije se mezi presin të shohin foto sesionin e ri të bukuroshes.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.