Angelina Jolie s'do të aktrojë më

Postuar në 11 Maj, 2014 16:51

Aktorja e Hollywoodit Angeline Jolie ka zbuluar se pas rolit të vet në filmin “Maleficient” do të fokusohet në pasione të tjera dhe nuk do ta ketë më prioritet aktrimin.
Jolie gjatë konferencës lidhur me këtë film ka thënë se do të kalojë një kohë që derisa sërish do ta shohim para kamerave.

“Aktrimi nuk është më prioritet imi. Kam pasur karrierë të mrekullueshme dhe jam e lumtur që kam pasur shansin që kaq gjatë të punoj në atë që e dua”, ka thënë ajo dhe ka shtuar: “Besoj se do të paraqitem edhe në disa filma deri në fund të karrierës sime, por më shumë do të fokusohem në regji dhe në produksion si dhe në punë në Kombet e Bashkuara”.

Kur u pyet se ç’do të ndodhë me filmin që e ka paralajmëruar , e në të cilin gjoja do të luajë me Brad Pittin , Angeline ka thënë se “gjithnjë po mendojnë për këtë ".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.