Rita e frikësuar nga Beyonce.
Rita Ora kishte qenë e frikësuar para se të takohej me idhullin e saj, Beyonce Knowles, ndërsa është ngazëllyer kur ylli i muzikës është sjellë këndshëm me të.
Këngëtarja me origjinë shqiptare që nga viti 2009 është pjesë e kompanisë së Jay Z, “Roc Nation”, ndërsa është entuziazmuar tepër kur e ka njohur gruan e reperit, i cili e ndihmoi drejt suksesit.
“O Zot, kisha aq frikë. Ajo ka qenë idhulli që gjithmonë kam dashur ta takoj”.
“Gjithmonë kam menduar se ajo nuk është njeri dhe se e fut veten në një fole gjatë natës dhe fle duke qëndruar në këmbë, apo diçka të ngjashme”.
“Por, ajo ishte mahnitëse – aq e ëmbël, aq e sinqertë, aq e kujdesshme dhe aq e afrueshme”, ka treguar 23-vjeçarja për revistën Heat.
Add new comment