Kardashin dhe West zbulojnë ftesën e dasmës.

Postuar në 10 Maj, 2014 08:07

Tashmë dihet se Kim Kardashian dhe Kanye West do të martohen më 24 maj të këtij viti, por e reja nga çifti këtë herë është që ata kanë zbuluar ftesën e dasmës së tyre Ajo është një ftesë e thjeshtë, ku shkruhet me ngjyrë ari: “Kërkohet të na nderoni me prezencën tuaj në dasmën e Kim Kardashian dhe Kanye West”.

Përpara ceremonisë së dasmës ata i kanë ftuar të gjithë miqtë e tyre të marrin pjesë në një mbrëmje kokteji më 23 maj në orën 18:00 në Paris. Dasma e çiftit të famshëm do të zhvillohet në kryeqytetin e Francës, Paris, por nuk jepen detaje më të hollësishme për vendndodhjen e saktë.

Lista e të ftuarve mbetet sekret, por duhet të shikojmë nëse do jenë të pranishëm Jay Z dhe Beyonce sepse Jay Z njihet si mik dhe bashkëpunëtor shumë i afërt i Kanye, pavarësisht faktit që Beyonce nuk ka simpati të madhe për yllin e Reality Show Kim Kardashian. Thuhet se lista e të ftuarve nuk i kalon 100 persona.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.