E dinte se do të bëhej e famshme.
Kate Upton e ka ditur se do të bëhej një mega-yll kur kishte bërë shumë fansa femra. Modelja e revistës ‘Sports Illustrated’ është bërë një emër i madh në modelim pas paraqitjes në shumë ballina të kësaj reviste të famshme si dhe rolin debutues filmik në filmin 'The Other Woman' dhe ajo thotë se e ka ditur se do të bëhej e famshme, sapo kishte filluar të ketë fanse femra krahas atyre meshkuj.
“Mendoj se ka të bëj me atë se si të gjitha gjërat ishin renditur njëra pas tjetrës në një mënyrë të çuditshme. Isha paraqitur në Sports Illustrated dhe pastaj një vit më vonë në ‘Vogue’ dhe kjo i kishte rregulluar gjërat. Në fillim kisha shumë fansa meshkuj dhe pastaj edhe shumë fanse femra. Dhe kjo tregonte se po bëhesha e famshme”, ka deklaruar ajo.
Bukuroshja 21-vjeçare në fillim ishte përballur me mospajtime rreth formave të plota të trupit, por ajo thotë se me sukses i ka tejkaluar këto kritika dhe tani ndjehet mrekullueshëm në punën e saj. “Njëherë sapo të hysh në turmën e modës, është njëjtë sikur të futesh në një familje. Ata janë aq besnik dhe mbështetës dhe bisedoj me këta njerëz në baza ditore”, ka përfunduar biondja atraktive.
Add new comment