Arkiv-Opinion

Kujt i fryn veriu?

Postuar në 31 Tetor, 2011 03:08

Si bëhet që veriu vazhdon të jetë tema kryesore, për të cilën flasim dhe me të cilën preokupohemi, ani që po shihet me kilometra se institucionet tona nuk kanë asgjë në duar dhe se kjo temë nuk varet nga Kosova?

Terrorizmi: Ballkani është një rajon shqetësues

Postuar në 30 Tetor, 2011 11:35

Incidenti i të premtes ne Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë ku një polic mbeti i plagosur ishte i fundit i një serie incidentesh në Evropën Lindore që përfshijnë ekstremistët islamikë.

Shtimi i fundit i militantëve dhe radikalëve islamistë në të gjithë Ballkanin, përfshirë Bosnjen, Serbinë, Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, ka shkaktuar shqetësim se rajoni mund të kthehet në një terren të përshtatshëm për terroristët me qasje të lehtë në Evropën Perëndimore dhe SHBA, vazhdon më tej shkrimi.

Kam simpati për Zj. Topalli...

Postuar në 30 Tetor, 2011 06:59

Fjala simpati përdoret në shqip kryesisht për të kumtuar një ndjenjë admirimi apo vlerësimi për dikë. Për shembull, në shqip ne themi: "kam simpati të veçantë për iks këngëtar apo aktor". Ndërsa në anglisht, fjala simpati përdoret kryesisht për të kumtuar ndjenjën e keqardhjes për dikë. Për shembull, anglezët thonë: "pranoni simpatinë time për humbjen e babait tuaj".  Këto dy kuptime të fjalës simpati më erdhën në mendje tek po ulesha të shkruaja këto rreshta për zj. Jozefina Topalli, e cila është vënë në qendër të lajmeve javët e fundit.

Riciklimi i plehrave të Europës në Shqipëri

Postuar në 30 Tetor, 2011 03:38

Shqipëria do të miratojë së shpejti një ligj që do ta kthejë atë në një kosh të madh plehrash evropiane. Ky vend që për shekuj me radhë ka qenë një vrimë e zezë për Evropën planifikon të importojë plehrat e vendeve fqinje dhe të përfitojë të ardhura nga riciklimi i mbeturinave nga vende dhe investitorë të ndryshëm. Evropa ndërkohë ka eksperienca me plehrat e tyre. Bregdeti kroat në Adriatik mezi u pastrua nga anije dhe polumbarë vendas, kur deti solli një numër të madh mbeturinash në plazhin e Peljasaçit dhe ishujt Mljet.

Takime të pasdites. Viti 1994.

Postuar në 29 Tetor, 2011 08:53

….. Kur kthehemi [nga Durrësi] në shtëpi, ajo, si zakonisht, është plot me njerëz. Njerëzit rrinë në dhomën e pritjes. Pinë kafe dhe bisedojne si në kafene. Një pjesë janë miq e të njohur. Të tjerët, të panjohur. Ka një parti dhe rryma të ndryshme politike dhe, kuptohet, që shumica e bisedave janë politike. Në përgjithësi njerëzit janë pasionantë, nervozë dhe shpesh fillojnë të grinden me njëri-tjetrin. Në disa minuta marr vesh të rejat e fundit: vazhdon acarimi me Greqinë, për shkak të një vrasjeje të shëmtuar afër kufirit.

Plehrat

Postuar në 29 Tetor, 2011 04:25

“Në kohën kur midis të majtës dhe të djathtës italiane diskutohej për krizën lidhur me mbetjet urbane në Itali, surpriza erdhi nga hiçi” – më tha një koleg nga Brindisi. “Vjen Berisha dhe jo vetëm kërkon që të jetë Shqipëria shteti ku të mund të transportohen mbetjet, por hedh gjithashtu idenë se 50 kategori syresh, mund dhe do të futen pa asnjë doganë e shpenzim ekstra. Italiani ndoshta edhe çuditet. Unë jo.

Të dhëna

Më mirë djali pa patentë, se sa patenta pa djalë!

Postuar në 29 Tetor, 2011 02:26

Para disa ditësh isha i shtruar në Spitalin Ushtarak, nga një frakturë në këmbë, shkaktuar nga pakujdesia. Nuk dua të flas këtu për vështirësitë e mëdha që hasa duke ndjekur shkallët hieirarkike të sistemit shëndetësor dhe që mbërrita në spital me plagë të avancuar, por për diçka tjetër që më bëri përshtypje gjatë ditëve të qëndrimit atje.

Kur heronjtë e vërtetë harrohen dhe ata falsë ngrihen në piedestal

Postuar në 28 Tetor, 2011 08:03

Quhet Masiela Lusha dhe është ndoshta shqiptarja më e famshme në botë, por që në vendin ku ka lindur nuk njihet dhe nuk nderohet aspak. Është e pafalshme që mediat shqiptare mbushin faqe gazetash dhe programe televizive për personalitete pa pikë vlere dhe pa asnjë lidhje me vendin dhe neglizhojnë plotësisht ata që e nderojnë Shqipërinë tonë në mbarë botën.

O tradhti, që e ke emrin.... lekë

Postuar në 28 Tetor, 2011 03:18

Ka bërë bujë marrja e kryetarit të qarkut të Vlorës nga koalicioni qeveritar, ndërkohë që shumicën bindëse të këshilltarëve të këtij qarku – trembëdhjetë më shumë – e kishte koalicioni opozitar. Opozita nuk mund ta kalojë me mallkime dhe fatvara këtë përmbysje që fyen ekzistencën e saj. Do të ketë patjetër një analizë serioze për të sqaruar, kuptuar e reflektuar për atë që ka ndodhur. Ngrihen shumë pikëpyetje në fakt për funksionimin konkret të një kryetari qarku që është zgjedhur me votat e fshehta të koalicionit kundërshtar.

Ana e padukshme e konfliktit serbo-shqiptar në veri të Kosovës

Postuar në 27 Tetor, 2011 05:55

Për tre muaj me radhë Mitrovica, një qytet minierash, është bërë vatër e tensioneve etnike në Ballkan, duke shkaktuar mjaft probleme, sa për të nxitur angazhimin e paqeruajtësve të NATO-s dhe aksione nga Bashkimi Evropian për ngadalësimin e përpjekjeve të Serbisë për anëtarësim në këtë bllok.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion