Plehrat

“Në kohën kur midis të majtës dhe të djathtës italiane diskutohej për krizën lidhur me mbetjet urbane në Itali, surpriza erdhi nga hiçi” – më tha një koleg nga Brindisi. “Vjen Berisha dhe jo vetëm kërkon që të jetë Shqipëria shteti ku të mund të transportohen mbetjet, por hedh gjithashtu idenë se 50 kategori syresh, mund dhe do të futen pa asnjë doganë e shpenzim ekstra. Italiani ndoshta edhe çuditet. Unë jo.
Të dhëna
Çmimi i eksportit për mbetjet në Gjermani, shkon rreth 215 Euro/ton, që do të përkthehej në 400.000 Euro në ditë vetëm për zonën e Napolit. Ndërkohë që kostoja e vërtetë rritet në momentin e ambalazhimit. Nëse ndarja dhe diferencimi nuk është kryer në një fazë të parë, kostoja i kalon 1000 Euro/ton. Investimi vetëm për zonën e Napolit, që ndarja të kryhet me kosto më të ulët, kap shumën prej 150 milionë Euro. Sigurisht që Gjermania pretendon se për kalimin e kufirit, mbetjet solide urbane të çdo zone, duhet të jenë të diferencuara. Sipas një kabllograme të datës 13 shkurt 2008, qeveria Prodi hodhi poshtë idenë e transferimit të mbetjeve në fjalë në vendet në zhvillim, në përpjekjen për të shmangur prishjen e imazhit politik përpara votuesve të majtë. Mbetjet përfunduan në Gjermani duke kushtuar aq sa duhej të kushtonin, por me avantazhin se u eliminuan në inceneritorë të nivelit të lartë. E sigurt që qeveria e një matrapazi si Berluskoni nuk do të ketë dilemën e një qeverie të majtë. Berluskoni njihet si Arlekini i mashtrimit, gjë që vlen edhe në rastin shqiptar, pavarësisht të qenit tonë në masë të konsiderueshme tifozë të Milanit. Me sa duket, Dr. Berluskoni nuk i do tifozët afatgjatë.
Sikur të mos mjaftonte dyshimi i fortë se pas çështjes së plehrave qëndron Kamorra, komisioni parlamentar hetimor përkatës në Itali arriti në përfundimin se:
“Krimi i organizuar i tipit kamorrist vazhdon të ndërhyjë në mënyrë të drejtpërdrejtë në trafikun e paligjshëm të mbetjeve, duke përfituar shuma të mëdha parash. Ky konfirmim vjen si pjesë e një studimi gjithëpërfshirës, me prova të qarta të treguara nga bashkëpunëtorët e drejtësisë… Krimi i organizuar siguron vendin ku do të eliminohen mbetjet…”
Në shkurt të vitit 2011, në rrugët e Napolit kishte mbi 2000 tonelata mbetje që grumbulloheshin çdo ditë, që do të thotë 2000 x 290 Euro x 365 ditë = 211 700 000 milionë Euro në vit. Kjo vetëm për zonën e Kampanias, vetëm me çmimin e kostos në Napoli, pa llogaritur taksa dogane, ambalazhim, apo diferencim të mbetjeve. Sasia e parave në qarkullim duket e respektueshme. Ka shumë mundësi që Mafia ta vërë ujin në zjarr për këtë shumë.
Të dhëna të tjera
Vonesa lidhur me mbledhjen e mbetjeve në Napoli, ka rritur 84 % rastet e tumoreve në mushkëri dhe mëlçi. Vdekshmëria është rritur 12% për femrat dhe 9% për meshkujt. Këto shifra kanë shtyrë Prokurorinë italiane të nisë hetimet për krimin e përhapjes me faj të epidemive. Studimi i realizuar nga studiues të organizatave të ndryshme, ndër të cilat Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Europiane e Ambientit dhe Shëndetit, fotografoi situatën nga viti 1995 deri në vitin 2002. Ndërkohë që të tjera studime, që duhet të na bëjnë të mendohemi seriozisht, janë botuar në shumë revista shkencore. Na duhet të mendohemi, se në Shqipërinë tejet të varfër, spitalet nuk ofrojnë dot as shërbime e ilaçe, në ndryshim nga Italia.
Në zonën e Kazertas gjendet një inceneritor ende i papërdorur, që i vetëm do të ishte në gjendje të eliminonte mbetjet në rajonin e Kampanias. Ndërkohë që impianti në fjalë nuk përdoret meqenëse çmimi i ndarjes dhe i përgatitjes së mbetjeve, do të ulte marzhin e fitimit.
Për sa i përket Napolit, në kohën kur kriza arriti kulmin, disa firma të mëdha ofruan kontributin e tyre për të ndërtuar strukturat e nevojshme për t’i dhënë zgjidhje situatës. E megjithatë, ende nuk është përzgjedhur asnjë firmë serioze. Duket se Kamorra edhe këtë herë ka gjetur vullnetarët për t’u kancerizuar, “gjetje” që me siguri do të shumëfishojë fitimin e deritanishëm, si dhe do të ndihmojë në uljen e stresit që përndryshe sjell kontrolli normal, në një situatë e shtet normal.
…
Historia e importimit të plehrave, ideja e ndërtimit të centralit bërthamor në mes të asgjësë, shembja e Piramidës, ndërtimi i fabrikave të çimentos përgjatë segmentit Durrës – Fushë Krujë, apo katandisja e spitaleve në mungesë të plotë ilaçesh, tashmë përbëjnë normalitetin në këtë vend aspak normal. Shkodra do të përmbytet për të tretën herë dhe do të jetë e treta herë e baticës më të madhe në 100 vitet e fundit.
Si me të qeshur na kanë kaluar para syve 100 vjet, historia e vërtetë e shqiptarëve, që e jetojnë historinë e tyre 2000 vjeçare disa herë brenda një 5-vjeçari. Lajmet përcillen shpesh e në mënyrë të ngjashme mes tyre, aq sa përhumbin tragjiken që do të duhej të transmetonin. Fakt është edhe se në dy vitet e ardhshme, do të dalë një ligj për arsimin që do të çojë në mbylljen e universiteteve shtetërore e do të shiten për dy lekë edhe ato pak të mira publike që kanë mbetur.
Shndërrimi i këtij vendi për pasojë, në një kazan të madh plehrash, do të jetë i pashmangshëm. Privatizimi i çdo aseti shtetëror dhe mos përdorimi i të ardhurave për të krijuar të mira të tjera publike do të çojë pashmangshmërisht në falimentimin e shtetit. Kjo ndodhi me piramidat e Sudes, kur shpenzohej më shumë se sa fitohej realisht. Sudja nuk ishte shteti, por e zëvendësonte ama me të drejta të plota.
Do të jemi vendi ku mafia do të gjejë gjithmonë mundësinë për të sjellë çdo aktivitet të saj. Shqiptarët nuk kanë treguar ndonjëherë momente reflektimi e distancuese ndaj organizatave kriminale. Do të thosha që e kundërta na ka ngjallur më shumë simpati dhe kjo është fakt. Shqiptarët janë të varfër. Shqiptarët kanë një Kryeministër që nuk njeh kufij moralë. Shqiptarët janë servilë. Shqiptarët kanë frikë. Shqiptarët nuk mendohen. Shqiptarët e meritojnë.
Comments
Shqiptaret!...
<p>Shqiptaret!... Shqiptaret!...Shqiptaret!...Te gjithe e bertasin kaq fort , ne cdo moment te veshtire , saqe e bejne te te neveritet prejardhja dhe krenaria se kush je ne fund te fundit . Dhe e gjitha kjo ,eshte histori e thjeshte , se kur s'kemi c't'i bejme "gomarit" i biem samarit . Dhe vet ndergjegjesisht e dime se i biem kot , kot fare , sa per te nxjerr mllefin qe na grumbullohet ne kraharor si ortek dhe duam t'a shfryjme ne nje drejtim , dhe ai drejtim me i kollajshem eshte "shqiptaret"...Mbase i ka ardhur koha " ekspertizes" ,asaj qe nuk te lejon te flasesh ne pergjithesi , por ne vecanesi ,duke e hedhur " melhemin" mbi "plage" dhe jo kuturu , dhe jo mbi ''trupin" qe eshte i mbytur ne djerse jo nga puna po nga ethet perveluese...Eshte shume cudi , por sinqerisht , me fanepsen dite e nate dy lloj Shqiperish : Njera qe " lengon" perdite nga dhimbjet , bile shterzimet , per te perballuar "ngercin" ne ekonomi , mjedis , te sotmen e te ardhmen tone e te femijeve , qe eshte e shumices tone qe po na kercasin "brinjet" si "ristelat e samarit te gomarit" , gerr-ferr , dhe ...Tjetra , qe na tregon "bumet" dhe para histori me Haxhi Qamil-e , me E.Hoxha e R.Ali , me kreshnike , e me te tjera histori te mbeshtetura tek qeveria dhe paraqeveria , klientelistet prane saj qe ferkojne xhepa , bythe e sy per kete "mbaresi'' , dhe sidomos prej atyre qe " nje dore e ngrejne me karton per ok-ej ne parlament dhe tjetren dore e fusin ne qypin e firosur te atmemedheut " duke recituar per ardhmerine tone te ndritur mes ''arroreve'' gunge ...Shqiptaret!...Ah , shqiptaret !... Po kuptojne dicka te mbrapshte shume ; qe , ose te jesh ne politike ose te jesh ne parapolitike per te vendosur per veten dhe te tjeret pas teje , vecse ka nje te keqe qe si politika dhe parapolitika jane te limituara dhe s'i nxe te gjithe , e per rrjedhoje le te "luftojme" mes vedi per njeze vend ne "parajsen" e sotme , per neser ..., " ka zoti plot"..." sot per sot kush eshte i zot "...Ne situaten tone te tanishme post komuniste-para demokratike e rendesishme eshte kush "kapitalizohet" do te vijoje me breza ... dhe per kete pak rendesi ka me cilin " fle" , me baben , burrin apo mullixhiun ...perderisa "guret bluajne"...Shqiptaret votojne...(sipas demokracise), te tjere i lexojne... (sipas kodeve), te tjere e sperdredhin... (sipas moralit politik), te tjere e vuajne...( sepse nuk marrin pjese ne vendimmarrjet per ta )...dhe Berisha ..."kala me kala" duke prere shiritat e inaugurimit te mjerimit tone te sotem dhe sidomos te neserme...Te neserme , sepse ne e dime qe po na " mbarset'' atmemedheu por c'do na pjell nuk ja kemi bere "skanerin"...Dhe le te rishkruaj Migjeni me ndonje korektim te vogel : Kafshate qe s'kaperdihet eshte or shok politika...</p>
Shqipëtarët nuk e meritojnë!
<p>Shqipëtarët nuk e meritojnë!</p>
Add new comment