Riciklimi i plehrave të Europës në Shqipëri

Postuar në 30 Tetor, 2011 03:38
Anatoli Miranovski

Shqipëria do të miratojë së shpejti një ligj që do ta kthejë atë në një kosh të madh plehrash evropiane. Ky vend që për shekuj me radhë ka qenë një vrimë e zezë për Evropën planifikon të importojë plehrat e vendeve fqinje dhe të përfitojë të ardhura nga riciklimi i mbeturinave nga vende dhe investitorë të ndryshëm. Evropa ndërkohë ka eksperienca me plehrat e tyre. Bregdeti kroat në Adriatik mezi u pastrua nga anije dhe polumbarë vendas, kur deti solli një numër të madh mbeturinash në plazhin e Peljasaçit dhe ishujt Mljet. Bëhet fjalë për rreth 100 ton mbeturina komunale, kafshë të ngordhura dhe kallamishte. E gjithë kjo “ngarkesë malli” erdhi në bregdet pasi udhëtuan nga Shqipëria përmes lumit Bojana pas një rrebeshi të madh shirash në rajon. Plehrat në rrugët e Tiranës dhe në qytete të tjera, nuk largohen por digjen në momentin që një mal plehrash krijohet në përmasa të turpshme. Vendi me një gjatësi të konsiderueshme bregdetare nuk mundet të krijojë të ardhura nga turizmi. Qentë dhe të tjera kafshë shtëpiake gërmojnë në malet e plehrave dhe kjo është diçka e zakonshme në Shqipëri. Megjithatë, një numër plazhesh ende janë ruajtur.

Në vitin 2004, Italia arriti një marrëveshje me qeverinë shqiptare për të ndërtuar një djegës plehrash 5 kilometra larg Tiranës me qëllim djegien e mbi 1200 tonëve mbeturina italiane në ditë. Krematorët janë të njohur për ndotjen e ajrit dhe Tirana e braktisi idenë e ndërtimit asokohe falë zemërimit të opinionit publik. Qeveria e sotme thotë se nuk do të lejojë të sillen mbetje toksike në Shqipëri dhe shqiptarët do të importojnë “plehra të rregullta”,  sepse çdo ngarkesë do të nënshkruhet nga Kryeministri i tyre. Por, në Shqipëri këtë ide të qeverisë nuk e kanë pranuar unanimisht. Ky vend aplikoi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian më 2009. Këtë vit Komisioni Evropian në Tiranë refuzoi sërish qoftë dhe për të pranuar kandidaturën. Kundërshtarët e importit të plehrave në vend, thonë se impiantet e përpunimit të mbeturinave në katër qytete do të ndihmojnë edhe më pak për të hequr qafe plehrat shqiptare, nëse fuqia e tyre do të jetë në shërbim të riciklimit të mbetjeve nga e gjithë Evropa. Përveç kësaj, disa mbeturina do të varrosen. Ata besojnë se qeveria i është nënshtruar presionit të mafias italiane (që kontrollon biznesin e plehrave në Itali) dhe shprehin frikën se vendi do të kthehet edhe në një terren për hedhjen e mbetjeve toksike. Presidenti shqiptar Topi e ktheu ligjin për rishqyrtim në Parlament por qeveria është e bindur dhe do të vazhdojë ta miratojë.

Rusët gjithashtu kanë filluar të mendojnë për trajtimin e mbetjeve të tyre. Në qershor, “Russian Technologies” dhe “Rusia e Bashkuar” njoftuan krijimin e “operatorit kombëtar për trajtimin e mbetjeve të ngurta lokale dhe industriale nga GC dhe Russian Technologies dhe palëve të treta”. Deri më tash, kjo shoqatë ekziston vetëm në letër. Akoma krijimi nga qeveria i rregullave të lojës për prefeksionuesit është një nga faktorët kyç në zhvillimin e suksesshëm të industrisë së errët dhe përmirësimin e punëve të saj mjedisore dhe ekonomike. Rusia varros pothuajse 100% të mbeturinave të saj. Në vendet e Bashkimit Evropian, një tregues i mirë konsiderohet jo më shumë se 20%.

* Shkrimi origjinal:  http://english.pravda.ru/business/companies/28-10-2011/11946...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.