Arkiv-Opinion
Kujtesë për z. Rafaele Nigro
Titulli intervistës së z. Raffaele Nigro në GSH të 16 Nëntorit «Agolli e Kadareja të heshtur në ’90, s’flisnin kundra», më tërhoqi vëmendjen sepse, duke qenë se punën e përkthyesit në atë mes e bëja kryesisht unë, nuk kujtoj asnjë rast, që atyre t’u jenë drejtuar pyetje të natyrës politike, ndërkohë që nuk di që ata të kishin ndonjë detyrim t’i rrëfenin Nigros opinionet që kishin për regjimin. Bisedat rrihnin në terrene kryesisht letrare.
Detantë shqiptare - fundi i dilemës së të burgosurit
Kushdo që ka ndjekur rrokopujën e politikës shqiptare të dy viteve të fundit do të ketë nxjerrë një psherëtimë lehtësimi pas shpalljes së fillimit të kompromisit PD-PS. Për shumë vetë, psherëtima do të ishte edhe shfrehje dufi se më fund dy balozët e politikës, të lodhur nga dueli dy vjeçar, ulën armët dhe ranë dakort të bëjnë pushim.
Mënyra e përcjelljes së lajmit në media ishte po ashtu domethënës; ai u bë pa shumë triumfalizëm, por me drojtje, si për të mos tunduar shejtanin, apo xhindin e ‘magjisë’ që tani prehej i tulatur nga përplasjet sfilitëse.
Ngrihet për t’u rrëzuar prapë
Panairi i 14 i Librit në Tiranë nxori më qartë se asnjëherë problematikën e një panairi të tillë, por shumë më gjerë se kaq, atë të librit në Shqipëri. Polemikat vazhdojnë edhe këto ditë. Ato janë të ashpra sepse edhe qëndrimet apo vlerësimet janë deri dhe diametralisht të kundërta.
Shkatërrimi total i arsimit të lartë
Në vijim të një debati që shtrohet shpesh, sa herë një qeveri apo Ministër Arsimi vendos të ndërmarrë të ashtuquajtura reforma që prekin mijëra studentë të tanishëm, të tjerë të ardhshëm e sidomos profesionistët që rreken t’i afrohen tregut të punës, rreshtat e mëposhtëm paraqesin një përpjekje për ta analizuar këtë sistem dhe fazat e ndryshme nëpër të cilat ai është transformuar sipas vullneteve të një pakice që ka vendosur e vetme.
Jack Sparrow dhe ne, njerëzit e se nesërmes
Jack Sparrow! Po po, Jack Sparrow dhe aftësia e tij për t'iu përshtatur rrethanave në mënyrë instiktive. Mjeshtër i improvizimit si pasojë e një energjie të pashterueshme. Elastik në mënyrën e të menduarit po aq sa në atë të vepruarit.
Sa gjasa ka të bëhet një koalicion PS-LSI?
Ja pse kundër toefl-ave!
Sipas nenit 26 të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë,”Studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim edhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.” Zbatimi i këtij ligji përfshin të gjithë studentët e programeve të ciklit të dytë (master) dhe të tretë (doktoraturë).
Në kuadër të (inte)grimit
A ka derman për harbutllëkun e disa komenteve online?
Marrëdhënia me lexuesin është një “real bitch”, po t’i referohemi një shprehjeje amerikane. E përdorte shpesh një profesoreshë e imja sintakse, kur donte të karakterizonte ndonjë formë a konstrukt gjuhësor të vështirë për t’u kontrolluar formalisht e interpretuar sipas një teorie të caktuar, qoftë edhe një teorie të hollë e komplekse: Sa më fort të të dukej se ua gjeje anën t’i shpjegoje, aq më absurde e të papritura bëheshin ndërlikimet teorike që ato nxirrnin.
Anglisht me hir a me pahir
Lexova dje nё shtyp se ministri i arsimit ka shpёrndarё pardje certifikata TOEFL –i nё
Liceun artistik nё Tiranё. Po aty, ministri ka thёnё se “në vitin 2013 anglishtja do të jetë
provimi i detyrueshëm për maturantët dhe do të jetë gjuha, me të cilën do të zhvillohen
masterat dhe doktoraturat”. Nuk e bёj dot lidhjen e fabulёs me dekorin, po kjo s’ka
rёndёsi. Rёndёsi ka qё aty ishte ambasadori amerikan dhe kjo mjafton pёr tё justifikuar
çdo gjё nё Shqipёri. Anglishtja duket se ёshtё sot bima qё zё mё mirё dhe pёrhapet mё
Sistemi me babá
Funksioni kryesor i babait, thotë psikanalisti frëng Lacan-i në seminarin XIX, është “të mahnitë familjen e vet” (“épater sa famille”).
Kjo m’u kujtua, tek lexoja shkrimin e K. Cukalit, “Një njeri i vetëm do të shpëtojë Shqipërinë”, në Shekullin e kësaj së diele.