Shkatërrimi total i arsimit të lartë

Në vijim të një debati që shtrohet shpesh, sa herë një qeveri apo Ministër Arsimi vendos të ndërmarrë të ashtuquajtura reforma që prekin mijëra studentë të tanishëm, të tjerë të ardhshëm e sidomos profesionistët që rreken t’i afrohen tregut të punës, rreshtat e mëposhtëm paraqesin një përpjekje për ta analizuar këtë sistem dhe fazat e ndryshme nëpër të cilat ai është transformuar sipas vullneteve të një pakice që ka vendosur e vetme.
Le ta nisim analizën prej vitit 2005, në kohën kur kemi patur rotacionin e fundit politik që solli ardhjen e PD-sw në pushtet. Gjendja asokohe na paraqitej me universitetet publike e fakultetet përkatëse që gëzonin një autonomi të konsiderueshme, duke nisur nga vendim-marrja e deri te kuotat e studimit dhe mënyrat e pranimit të studentëve që përcaktoheshin nga vetë Institucionet e Arsimit të Lartë në bazë të kapaciteteve dhe mundësive që ato kishin. Paralelisht në kohën që flasim ushtronin aktivitetin e tyre vetëm 3 universitete private, të liçensuara e ende në hapat e parë të zhvillimit të tyre, të përqendruara secila vetëm në një profil studimesh. Kësisoj përqindja e atyre që nisnin ciklin e studimeve të larta ishte brenda normave të pranueshme për një vend si Shqipëria, duke llogaritur indekset përkatëse të popullsisë dhe të nevojave të tregut, ndërkohë që gjithashtu vlen të kujtohet një numër i konsiderueshëm deri diku konstant, i cili çdo vit largohet për të ndjekur studimet jashtë vendit.
Në këtë pikë zë fill ai që mund të konsiderohet shkatërrimi total i arsimit të lartë shqiptar, bazuar në interesa krejtësisht elektorale, personale të biznesmenëve të arsimit e jo vetëm. Ishte një ndër premtimet më të bujshme elektorale të opozitës së atëhershme, rritja e numrit të atyre që vazhdojnë studimet e larta, e në një mënyrë apo në një tjetër e realizuan, për fat të keq në kurriz të të gjithë studentëve, të cilët pa qenë të vetëdijshëm u bënë pjesë e eksperimenteve të një-pas-njëshme që vazhdojnë të bëhen edhe sot.
Në mënyrë marramendëse u rrit numri i Universiteteve Private, të cilat nisën të liçensohen nga Këshilli i Ministrave njëra pas tjetrës e në krye të 5 viteve arritën numrin e frikshëm - 58! Pa u ndalur gjatë tek ato që rëndom quhen “kioska” ku shiten diploma, a më keq pastrohen paratë, qartazi asnjë kriter, asnjë kontroll, asnjë shqetësim për atë që po bëhej, përkundrazi u vazhdua me bindje të verbër nën moton e tregut dhe mbi të gjitha në emër të së drejtës së studimit, kinse si një e mirë e madhe që po u bëhej studentëve të ardhshëm, e që sot mund të themi me sigurinë më të plotë se ishte e keqja më e madhe që mund t’u bëhej. E mira iluzore se askush nuk do të mund të mbetej pa një diplomë në xhep (të merituar apo të blerë), rezultoi me një perfundim të hidhur: një numër sa vjen e më i madh të papunësh me diplomë! Tingëllon si luks për një vend si Shqipëria.
U shqyen njëkohësisht dyert e universiteteve publike, nën të njëjtën moto, këto të fundit humbën çdo të drejtë mbi përzgjedhjen e studentëve të ardhshëm e iu imponuan dy apo tri-fishime të kuotave përkatëse të pranimit, përtej çdo kapaciteti e mundësie.
Është momenti që përfaqëson shkakun e gjithçkaje po vjen e do të vazhdojë të vijë si rrjedhojë katastrofale në arsimin e lartë të këtij vendi e që i shtrin metastazat mbi tregun e punës e pashmangshmërisht mbi ekonomitë e familjeve shqiptare. Është ky burimi i gjithë të këqijave që pasojnë, i gjithë arnimeve që mundohen të imponohen në formë shtrëngesash, në përpjekje për të rregulluar tregun e dalë jashtë kontrollit nga babëzia e privatëve dhe mungesa ose pajtimi i plotë me to i shtetit të kapitulluar.
Të vetëdijshëm për dëmin e pariparueshëm që u shkaktua me këtë politikë, zotërinjtë që gëzojnë diskrecionin e vendim-marrjes mbi çështje kaq delikate, nisën diku nga mesi i vitit 2009 të ndërmarrin një sërë iniciativash legjislative që të mund të rregullonin disi katrahurën që kish rrëmbyer sistemin. Do të ndalemi në tre pika në të cilat gjatë tre viteve të fundit kulmon e gjithë kjo përpjekje qesharake për të pastruar llumin e shkaktuar nga shqyerja e dyerve të universetiteve e inflacioni i diplomave pa vlerë që pasoi. Sigurisht që edhe në këtë tentativë në dukje të nevojshme, janë të përziera shumë interesa që ndërlidhen.
Së pari çdo student që përfundon ciklin e parë të studimeve (të quajtur Bachelor) dhe dëshiron të vazhdojë studimet e një niveli më të avancuar (mundësitë janë Masteri Profesional që zgjat rreth 1 vit dhe Masteri i Shkencave që zgjat 2 vjet), detyrohet me Ligjin e Arsimit të Lartë (Neni 26) që të mbrojë Gjuhën Angleze përpara se të përfundojë këtë cikël të dytë studimesh. E si të mos mjaftonte kjo, nuk njihet dëshmia përkatëse që lëshon Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (UT) prej shumë kohësh, dokument i cili është plotësisht i vlefshëm në raste aplikimesh për punësim, duke u anashkaluar kështu në favor të TOEFL-it (nëpërmjet partnerit ndërkombëtar ETS Global që gëzon të drejtën eksluzive të çertifikimit për Shqipërinë), e njohur si e vetmja mënyrë për studentët, sigurisht kundrejt pagesave përkatëse jo të vogla që u shtohen 4-5 viteve të shkollimit dhe duke kujtuar vlefshmërinë e kësaj çertifikate që duhet rinovuar çdo 2 vjet. Nuk është e vështirë të kuptohen interesat që fshihen pas kësaj nisme, fat i madh për qendrën e ETS Global me TOEFL-in e saj në Tiranë!
Së dyti duhen përmendur politikat e ndërmarra së fundmi, me ligjin mbi Profesionet e Rregulluara të miratuar nga Parlamenti, i cili dëmton rëndë xhepat e studentëve dhe familjeve të tyre. I ashtuquajturi stazh i cili do të aplikohet për çdo të ri që del nga dyert e shqyera të universiteteve, për një periudhë që varion nga 1 deri në 3 vjet në varësi të profesionit, duke hequr shpërblimn e mëparshëm prej 50% të pagës për ata që i nënshtroheshin këtij stazhi, në këmbim të pagimit të siguracioneve në librezën e punës, është një politikë e dështuar që në gjenezë. Askush nuk do të jetë i interesuar për t’iu përmbajtur ligjit: studentët nuk mund të punojnë pa pagesë, në këtë formë ata kthehen në skllevër të punëmarrësve e detyrohen të paguajnë sërish për ta kaluar edhe këtë hallkë që u është imponuar. Askush nuk i mbron, bëhet fjalë për një shkëmbim të rëndomtë. Edhe këtu nuk është e vështirë të kuptohet se interesat e kujt favorizohen, fat i madh për punëmarrësit që do të lëshojnë këto dëshmi në fund të stazhit!
Pika e tretë ka të bëjë me atë që quhet Provimi i Shtetit, fillimisht për 10 profesione (si mjekësia, arkitektura, inxhinieritë, avokatia etj.). Si të mos mjaftonin të gjitha hallkat e renditura më sipër, që në thelb janë të gjitha kohë dhe para’ e humbur, studenti që aspiron të ushtrojë njërin prej këtyre profesioneve detyrohet t’i nënshtrohet provimit të Shtetit, duke patur të drejtën të provojë deri në 5 herë në rast dështimi, sigurisht me një kosto progresive që kulmon në miliona lekë vetëm si tarifë regjistrimi, pa i hyrë këtu marifeteve korruptive alla-shqiptarçe…
Të llogariten shpenzimet komplesive të 4-5 viteve të studimeve të larta, mbrojtja e Gjuhës Angleze, kostot e stazhit pa pagesë 3-vjeçar dhe provimi i Shtetit që të jep të drejtën për të ushtruar profesionin. Një proces që zgjat nësë ke fat (dhe para’/pushtet mbi të gjitha) minimalisht 6 vjet e shkon deri në 13 vjet (nëse je i ndershëm dhe mbështetesh mbi shpatullat e tua). Sepse çdo pushtet nuk mund t’i harrojë njerëzit e tij, e ata që i kanë mundësitë nuk do ta kenë problem ta zgjidhin këtë çështje në favor të tyre. Sepse këto masa shtrënguese me hije të dukshme klientelizmi godasin shumicën, godasin të pambrojturit dhe ata që nuk janë pjesë e interesave të fshehura.
Arsimi i Lartë në Shqipëri po shkatërrohet, universiteti publik po shkon drejt falimentimit dhe mijëra familje shqiptarësh do ta ndiejnë këtë barrë mbi supet e tyre shumë shpejt. Ekonomia shqiptare gjithashtu do të vuajë pasojat e aventurave të një grushti njerëzish që vendos për të gjithë pjesën tjetër. E sigurisht që kjo pakicë sunduese do nxjerrë përfitime të mëdha, qartazi siç u shpjegua më sipër. Në kurrizin tonë!
Comments
Shkaterrimi total i arsimit

Shkaterrimi total i arsimit ne Shqiperi eshte nje kapitull ne librin e krimeve te bera nga sali berisha ne kete vend. Ne nje kohe kur kane kaluar 20 e ca vjet dhe akoma nuk njihet as ne Mal te Zi Universiteti i Tiranes, ky kriminel qe nuk u ngop duke vjedhur e shkaterruar pasurine e Shqiperise na mbushi me universitete sic mbushi Tiranen dhe gjithe Shqiperine me kioska te shemtuara e te qelbura; ku eshte pare ne ndonje vend te botes te kete kaq kioskauniversitete qe nuk njihen asgjekundi qe rrjepin popullin dhe nxjerrin njerez te paformuar e te paafte. gjendja eshte per te vene kujen e fajtori per kete eshte vetem nje sot e gjithe diten--Sali Berisha ky don kishot shqiptar, i paafte dhe provincial qe po luan aktin e fundit shkaterrimit total te cdo vlere qe i kishte mbetur ketij vendi. Per te mbuluar krimet dhe vjedhjet e medha te tij, ky monster kon ca palaco qe quajne vetveten intelektuale dhe na mbin perdite nga nje universitet i ri...une kam bindjen qe e gjitha kjo super idiotesieshte bere me qellim dhe vetem per kete sali berisha duhet te denohet pa llogaritur krimet e tjera.

Neveris deri sa s'ka intelektualet qe e lejuam kete masaker ne arsim dhe qe papike turpi i sherbejne kriminelit qe beri lemsh vendin .Uroj qe shqiptaret te zgjohen dhe ta hedhin kriminelin ne koshin e plehrave dhe ata qe do te vijne ne fuqi pas krimineli te marrin si shembull modelin norvegjez, nese se dine si fuksionon le te interesihen dhe t'a mesojne qe vendi me i pasur, me i emancipuar dhe me i ditur i botes ka vetem nje universitet shteteror ku shkollohet falas rinia me fatlume e botes, rinia norvegjeze.

Pwrshwndetje.Duke qenw dakord

Pwrshwndetje.Duke qenw dakord me ato qw thuhen mw lartw pwr derexhenw se ku ka pwrfunduar arsimi nw Shqipwri,doja t'ju bwja njw korrigjim tw vogwl nw njw pjesw tw shkrimit,nwse mw lejoni.Po ju citojw: (studentët nuk mund të punojnë pa pagesë, në këtë formë ata kthehen në skllevër të punëmarrësve e detyrohen të paguajnë sërish...).Nw fakt duhet tw thonit,qw kthehen nw skllevwr tw punwdhwnwsve.Shumw njerwz i ngatwrrojnw shpeshw kwto role,por nw fakt ai qw tw punwson quhet punwdhwnws dhe ai qw merr pwrsipwr tw bwjw punwn (dmth ne) quhemi punwmarrws.

Jam diplomuar pwr ekonomi,ndaj jam njohws i mirw i kwtyre termave.Besoj se ndwrhyrja ime ka qenw me vend dhe pa dashur tw humbasw thelbin e shkrimit dhe shijes sw mirw qw mw la.Respekte

Keni të drejtë Keti, ishte

Keni të drejtë Keti, ishte një lapsus i imi. Ju falenderoj për ndërhyrjen.

Zoti autor, jam nje student

Zoti autor,

jam nje student shqiptar qe studioj per PhD ne USA ne nje nga keto shkencat e natyres. Jam 100% dakort me ato qe shkruani. Ne fakt mendoj se problemi eshte me serioz nga cfare e paraqisni ju.

Ne Shqiperi arsimi ka mbaruar me kohe. Dhe e keqja me e madhe eshte se ata qe japin mesim nuk dine pothuajse asgje. Mori 50 vjet qe ne Univ. e Tiranes u krijua dicka, nje brez profesoresh e pedagogesh qe megjithese jo shume bashkekohore te pakten kishin njefare eksperience ne mesimdhenie dhe njefare serioziteti. Ajo klase u shkaterra me shume shpejtesi kete 10-vjecarin e fundit. Shqiperise do ti duhet shume kohe te krijoje nje brez tjeter. Dhe kush mund ti pastroje te pa-aftet nga universitetet publike sot? Shkaterrimi i arsimit te larte publik ne Shqiperi eshte mision i kryer.

Une kam mbaruar ne Shqiperi ne nje nga universitetet publike. Pas diplomes punova 3 vjet me nje profesor shqiptar qe eshte ne USA per te ri-bere ato qe duhej ti kisha bere ne Bachelor. Pastaj pas shume peripecish u pranova ne nje program pasuniversitar ketu ne USA. Ky eshte simestri i pare. Eshte shokimi me i madh i jetes sime. E ndjej veten sikur vij nga pylli.

Cdo jave kemi detyra, cdo dite leksion, cdo 2-3 jave provim. Ditet jane nga 16-18 ore. Jam e bindur se shumica e profesoreve te universiteteve shqiptare do te ngelnin ne klase ne disa nga kurset e ketushme. Dhe 2-3 vitet e para do te kalojne keshtu derisa une te marr provimet kualifikuese qe pastaj ndonje profesor te me japi nje teme per doktoraten. Do te me marre 5-6 vjet te pakten. Nganjehere them se c'mu desh kjo pune. Por natyrisht te jep kenaqsi. Per here te pare ne jeten time e ndjej se po bej dicka per te qene.

Vetem kur qeveria te kete mendjen ne koke mund te rregullohet ndonje gje aty ne Shqiperi.

Pershendetje te gjitheve.

te njejten eksperience kam

te njejten eksperience kam kaluar edhe une, edhe pse une ne ndryshim nga ju jam edukuar ne ate qe ju e quani "Mori 50 vjet qe ne Univ. e Tiranes u krijua dicka, nje brez profesoresh e pedagogesh qe megjithese jo shume bashkekohore te pakten kishin njefare eksperience ne mesimdhenie dhe njefare serioziteti."

Seriozitet? Eksperience ne mesimdhenie? Asgje, thjesht patriarkale qe fshihnin nen autoritetin dhe pushtetin e profesionin paaftesine e tyre. Katastrofe. Nese nuk do te kishte qene keshtu, edhe tranzicioni nuk do te kishte qene kaq katastrofal. Por, sepse ishte skandaloz, i paafte, i ndertuar mbi vlera te rrema, ai sistem nuk arriti te krijoje tradite dije dhe shkence, por vetem tradite autoriteti dhe mediokriteti.

Jam plotesisht dakort me ato

Jam plotesisht dakort me ato qe shkruani. Ai sistem kishte te metat e veta per te cilat une s'kam aspak nostalgji.

Une e pata fjalen qe ne se deri para disa vitesh ne fakultet te shkencave ishte Niko Thomo, Dritan Spahiu, Shaban Baxhaku, Aleko Minga, Mina Naqo etj. Sot kush ka mbetur? Dhe po te flasim per universitetet e tjera eshte akoma me keq.

Eshte e vertete qe asnje nga te lartepermendurit nuk ishte "researcher" por kishin njefare eksperience dhe ishin te afte. Shumica prej tyre u zevendesuan jo sepse u gjeten te tjere me te afte se ata, por sepse u gjeten te tjere me militate se ata. Ky ishte gabim i madh.

Dhe pikerisht une ketu e kam fjalen. Cfare sistemi po ngreme sot? Sistemin a Myqerremit e te Saliut? Kush eshte ne Akademine e Shkencave? Jorgaq Kacani, Petraq Petro, Gudar Beqiraj e me rradhe. Nga keta une do te zgjidhja ne cdo cast ata te paret.

Pra kjo tradita qe po "ndertojme" sot ne Shqiperi me duket me keq se ajo e djeshmja. Personalisht jam e lumtur qe nuk jam me pjese e atij sistemi fale ndihmes se ndonje shqiptari te mire.

Qe arsimit i ka ardhe fundi,

Qe arsimit i ka ardhe fundi, kjo eshte per ne e qarte dhe e paster sa me s'ka.

Por c'duhet te bejme ne intelektualet qe u perpoqem me shume e shume force, u perpoqem me shume e shume ngulm te bejme dicka te re, te induktojme me force mendesine perendimore, persa i perket arsimimit te studenteve ne nje universitet publik, duke u munduar te krijojme nje oaz mirfilli ne tre vjet cmendurisht te vrullshem.

Puna eshte se u perpoqem duke menduar se na erdhi nje drejtues me idealizmin me te madh se do te bente dicka qe t'i mbetej ketij vendi. Atij universiteti i ndezi vertet idealizmin, frymezimin, sigurisht dhe i mesoi nje edukate pune qe mungonte.

Por ne fund doli njelloj si te tjeret, mori ca pare dhe iku si te ishte hajdut i vertete, pa e vrare mendjen se sa vete rrezikuan gjithcka per nje emer te mire te atij universiteti, qe ata studente qe kishin vertet vlere, i percmuan ne menyren me te keqe a thua ishte krim fakti qe ata mesuan e u sfiliten aq shume per te qene te paret...

Ti qe shprehesh se je student, nuk je i tille, mos e trego veten sikunder nuk je...

Ata studente qe kane shkuar andej nuk jane ashtu sikunder i pershkruan, une i njoh ndryshe.

I njoh si studente qe bene gjithcka per te shtuar dijet e tyre, bene gjithcka per te treguar se vlenin, por askush perfshire edhe ate qe u dha doren ne fund, nuk i mendoi per asnje cast si te tille...

Nuk ke fituar as respektin e tyre me kete qe ben, mos u deklaro kaq parimor kur ti vete nuk i njeh parimet.

Per t'i sjelle arsimit fytyren e duhur, vendin e duhur, askush nga ne nuk duhet te fshihet pas tjetrit, por te dale ne balle e le t'i beje balle cdo sfide ne emer te perparimit.

Emra me vlere ne arsimin shqiptar ka pa dyshim plot, perfshire ata qe ti permend ketu.

Po a nuk mund te bejme nje perpjekje t'i bashkojme gjithe emrat, zerat, fytyrat, mendjet pa pasur friken se mos na mer njeri apo tjetri meritat e karriket qe vijne pas ketaj????

Prova kemi persa i perket bashkimit.

Respekte, edhe pse nuk je student por Profesor...

Hem, "Profesor"?

Hem, "Profesor"?

Faleminderit per komplimentat. Mos me ke ngaterruar me ndonje tjeter?

Hem, "Profesor"?

Hem, "Profesor"?

Faleminderit per komplimentat. Mos me ke ngaterruar me ndonje tjeter?

falemnderit per kete shkrim,

falemnderit per kete shkrim, mbi kete krim te shemtuem dhe kolosal

per mendimin tim universitetet private jane absolutisht forma e perfeksionueme e firmave piramidale, ku ne vend te Sudeve pa dhambe vendosin fytyren dokturesh e kollarisun, pas te cileve qendron filozofia e ish-sigurimsave nji vampirizmen oriental nga ma te frikshmit

zoti e shpetofte Shqipnin!

Gjykoj se ligjërimi i stazhit

Gjykoj se ligjërimi i stazhit (punës pa pagesë) për ata që mbarojnë shkollën e lartë është një hile (si shumë e shumë të tjera të kësaj Qeverie) që ju bëhet të punësuarve dhe opinionit publik. Kjo hile konsiston në këtë gjë: të shkurtohet administrata publike dhe S. Berisha të mburret se kemi administratën më të vogël në botë e nga ana tjetër punën ta bëjnë të punësuarit rishtazi si “stazhierë”. Haje o popull edhe këtë gënjeshtër. Hajeni edhe ju o njerëz (edhe të gazetarisë) edhe këtë gënjeshtër të tipit … Bëjini artikujt si leksione shkollariske në mënyrë që të mos ju kuptojë njeri. Jini më të thjeshtë e më të kuptueshëm në të shkruar. Sqarojeni opinionin publik më mirë.

Add new comment