Arkiv-Opinion
Kriza po sulmon ethosin e Perëndimit
Pse kombe si Gjermania dhe SHBA janë të pasura? Kryesisht nuk është sepse ato kanë burime të pasura natyrore – shumë kombe i kanë ato. Kryesisht është për shkak të zakoneve, vlerave dhe kapitalit social.
Shenjtnia e rreme e pleqve të urtë
Në fillim të dhjetorit ndërroi jetë shkrimtari dhe politikani Sabri Godo. Kam pasë gjithnji përshtypjen se ishte mësue, urtë e butë e pa u ndie, me i shenjue golat e vet në pushimin e ndeshjeve e kajherë në kohën shtesë, tue u nda gjithmonë të paktën me nji pikë. Partia e tij mbeti deri në fund pa nji profil të fortë, diçka e mefshtë dhe gati e papranishme, si vetë themeluesi, por e gatshme me marrë copën që i takonte në çdo situatë.
Tribalizmi në shoqërinë tonë është një fakt kulturor, jo fetar
Nexhmedin Spahiu kish futur një element fetar të nënkuptuar në tezën time se, “kosovarët e duan Sali Berishën, ngaqë e ndiejnë dhe e shohin si të tyrin, e ngaqë e kanë më të lehtë të njëjtësohen me të”, të cilën unë e kisha mbështetur dhe mbi frazën e Migjen Kelmendit: “kosovarët e duan Berishën se e ka emrin Sali Ramë Berisha dhe nuk e duan Ramën se e ka emrin Edvin Kristaq Rama”.
Ka më shpresë, vallë?
Nëse do të mund të bëhej një krahasim mes gjendjes së Shqipërisë së vitit 2005, kur socialistët dorëzuan pushtetin dhe asaj së sotmes së udhëhequr nga demokratët, nuk mund të përkufizohej më saktë se me kalimin nga një sistem i hapërdarë kleptokratësh ku paraja e pushteti lëviznin mes shumë duarsh e informaliteti mbizotëronte sheshit, në regjimin fuqiplotë të një grupi të strukturuar kriminal, që e ka përqendruar krejt pushtetin në pak duar e kontrollon gjithçka në funksion të interesave të veta ngushtësisht kriminale.
Dy panorama të kundërta rreth punësimit. Ku qëndron e vërteta?
Kujdes me ndërshkëmbimet shqiptare!
Në historinë e gjertanishme të botës asnjë shekull nuk ka nxitur shkëmbim më të madh dhe afrim më të ngjeshur mes njerëzve se sa shekulli XXI. Ky qindvjeçar i ri të njëjtën gjë ka bërë edhe me shqiptarët; posaçërisht prej çlirimit të Kosovës me 1999. Kurrë në historinë shqiptare nuk ka pasur më shumë gjezdisje, trambë dhe bashkëpunim se sa në dekadën e fundit. Hapësira jonë në Ballkan është përsëri një realitet unik gjeopolitik, demografik, ekonomik dhe kulturor. Shqiptarët e shekullit XXI jetojnë në shtete të ndryshme në Ballkan dhe anembanë globit.
Kohë... e pafundme
61 faqe. Me ngjyra apo bardh e zi dhe me 53 fotografi të formatit 24 x 29,5 cm. Ky është kalendari i ri i “Arche Literaturkalendar”-it për vitin 2012. Dhe tema, ose thënë edhe më mirë përzgjedhja e sivjetme e fotografive dhe fakteve biografike për shkrimtarët e prezantuar në të ka të bëjë me çiftet (letrare).
Përrallat me Demokraci [Perëndimore] në Lindjen e Mesme
Ndoshta ka ardhur koha që, bazuar tek filozofët politikë të kahershëm, ku kemi gjetur gjithnjë strehë kur vjen fjala tek ngërçet socio-politike të Perëndimit [të Krishterë], të shohim mos gjejmë ndonjë formë hibride të formulimit të interesit kombëtar perëndimor në artikulimin e politikës së jashtme
Pse kosovarët e duan Sali Berishën?
Një shkrim me konstatim dhe mesazh të huqur i Mustafa Nanos më bëri që të përgjigjem në këtë pyetje për të cilën kam menduar se të paktën njerëzit e letrave e dinë përgjigjen. Mustafai më bindi se edhe njerëzit që lejnë manash skrupullin dhe përpiqen ta thonë të vërtetën lakuriq, paskan paragjykime dhe nuk po e njohkan mentalitetin e shqiptarëve. Mustafa Nano thotë se kosovarët parapëlqyekan Sali Berishën përballë Edi Ramës për faktin që Saliu qenka i biri i Ramës ndërsa Edi i biri Kristaqit. Sipas Mustafait, këtu luan rol origjina fetare.
Ky argument nuk qëndron aspak.
Burgu dhe Michel Foucault
Në librin “Disiplinë dhe ndëshkim” filozofi i njohur francez, Michel Foucault, ndër të tjera përpiqet të argumentojë dështimin e burgjeve në transformimin dhe risocializimin e të burgosurve. Ajo çfarë Foucault ka bërë është kapërcimi i një problematike shumë më të thellë sesa vet burgu si institucion që i privon nga liria shkelësit e ligjit, megjithëse në emër të thellësisë. Edhe Focaulut sikurse shumë filozofë të tjerë, duke u përpjekur të tregojë aftësi në retorikë, dështon të tregojë aftësi në logjikë dhe praktikë.