Këshilli i Europës ndërpret blerjen e gazit nga Rusia

Postuar në 20 Tetor, 2025 19:08

Këshilli i Europës ka miratuar propozimin e Komisionit për të ndaluar blerjen e gazit rus duke nisur nga 1 janari 2028.

Sipas një deklarate zyrtare, Këshilli ka vendosur ndalimin e blerjes edhe për gazin natyror, edhe për atë të lëngshëm, propozim që duhet të marrë vulën përfundimtare nga Parlamenti Europian. Drafti është prezantuar nën kuadrin e politikës tregtare të BE-së dhe jo të sanksioneve ndaj Rusisë për të shmangur bllokimin nga vetoja sllovake dhe hungareze.

Lidhur me këtë vendim, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto ka deklaruar se ai e privon Hungarinë nga e gjithë sasia e nevojshme e gazit që konsumohet në vend. Sipas tij ndërprerja e furnizimit edhe me naftë nga Rusia e vendos Hungarinë në varësi të transmetuesit kroat Druzhba që nuk plotëson nevojat e vendit, ndërkohë që edhe për gazin Hungaria ka nevojë për 9 miliardë metra kub në vit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.