Arkiv-Opinion
Planet Amerikane për Shqipërinë e pas-luftës
Megjithëse kohët e fundit ka pasur një seri publikimesh mbi aktivitetin e misioneve aleate në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, pak ose aspak është shkruar mbi veprimtarinë e tyre gjatë periudhës së pasluftës.
Vend i lirë pune për një Übermensch
Alexey Navalny është një blogger nga Rusia që ka rrahur shpesh artikujt e gazetave në mbarë botën. Ai shkruan artikuj në internet dhe është cilësuar si një nga frymëzuesit kryesorë të protestave në Rusi që nisën nga manipulimet në zgjedhjet e 4 Dhjetorit. Risia e tij është se në vend që t`u kujtonte rusëve se si shkeleshin të drejtat njerëzore, filloi të llogariste paratë që qeveria “hajdute dhe kusare” e Putinit vidhte nga buxheti i shtetit.
Rama dhe profili i tij në Twitter
Rupert Murdoch i bëri një dhuratë vetes një ditë parë ndërrimit të viteve – u anëtarësua në Twitter. Të gjithë nisën të ngrinin pikëpyetje se përse e bëri një gjë të tillë manjati i mediave. Krahas kësaj vëzhguan dhe nga afër profilin e tij për të kuptuar diçka më shumë.
Në Shqipëri personazhi më i famshëm që poston në Twitter është kryetari i opozitës, Edi Rama. Por çuditërisht deri tani askush nuk është marrë me atë që tregon profili i tij, por vetëm me postimet – të cilat për hir të vërtetës në shumicën e rasteve kanë qenë kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Berishës.
Shqetësim opozitar nga Amerika
Zoti Nano, jam një lexues i rregullt i gazetës online respublica.al. Arsyeja se përse po ju shkruaj është se përpara disa kohësh i kam shkruajtur zotit Rama një letër dhe i thoja se çfarë mund të sugjeronte ai që unë si shqiptar i diplomuar jashtë mund të bëja për opozitën e për vendin tonë. Nuk po i kërkoja atij që t’më siguronte ndonjë vend pune, pasi punoj në një kompani prestigjoze në botë. Ka shumë si puna ime që i shkruajnë zotit Rama, por nuk po marrim përgjigje. Nqs ne do kërkonim vende pune, do e kishim më të lehtë t’i drejtoheshim qeverisë dhe jo opozitës.
Përse Berisha nuk e do korigjimin kombëtar të sistemit zgjedhor rajonal
Më se një herë, Berisha ka deklaruar në mënyrë kategorike se është kundër korigjimit kombëtar të sistemit zgjedhor rajonal, i cili është aktualisht në fuqi. Argumenti që ai ka dhënë për këtë qëndrim kategorik, në fakt, është logjik – nuk ka kuptim të ndërrojmë sistemin zgjedhor çdo 4 vjet, ka thënë Berisha, duke theksuar më tej se ndryshimi i fundit atij i është bërë me konsensus të gjerë në Kuvend.
Regjimi është autokratik, por problemi i problemeve është ekonomia
Para ca ditësh, mbi 100 mijë hungarezë dolën në rrugë për të protestuar kundër qeverisë së Victor Orban-it, i cili ka mbjellë shqetësim në Bruksel e në Uashington, për shkak të praktikave autokratike që ka adoptuar gjatë 18 muajve të fundit në drejtimin e vendit të vet, gjë që është vënë re te përpjekjet për të kufizuar e penalizuar lirinë e shprehjes, për të marrë nën kontroll të gjitha institucionet (ka bërë një pushtim partiak të institucioneve, ka ushtruar presion mbi sistemin e drejtësisë, e kohët e fundit arriti deri atje sa kërkoi të emëronte dhe zv.guvernatorin e Bankës Qendrore), p
Pak më modest, Z. Fevziu!
Kisha lexuar shkrime në gazetë të Blendi Fevziut dhe më pëlqente mënyra e tij e shkrimit. Por libri i tij, ” “Enver Hoxha, e para biografi bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën,” ky “libër tepër i suksesshëm,” ishte krejt tjetër gjë. E lexova librin nga kreu në fund.
Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur
Sot është 130 vjetori i shqiptarit më të talentuar, më inteligjent e më të çuditshëm të shekullit të XX-të, Hirësisë të tij, Fan Stilian Nolit.
Sipas shtypit shqiptar, një bust i tij (me siguri shtatore, se është 2.8 m e lartë) do vendoset në Ibrik Tepe të Turqisë ku u lind. Ibrik Tepeja numëron sot 1700 banorë e me siguri asnjë shqiptar.
President i qeverisë apo konvencion për president të Shqipërisë?!
Tashmë shumëkush është në dijeni të faktit se me ndryshimet “famëkeqe” të 21 Prillit 2008, Presidenti i Republikës, nga një pikëpamje strikte de jure, mund (jo logjikisht) të zgjidhet vetëm me votat e deputeteve të qeverisë (dhe atyre që nuk janë në dijeni herë pas here iu bëhet i ditur ky fakt!).
Epika e Gjergj Fishtës
Në fund të dhjetorit ishte përvjetori i vdekjes së Gjergj Fishtës; i 71-jti përvjetor. Me këtë rast, Brikena Çabej më ka dërguar një shkrim të të atit, Eqrem Çabejt, të publikuar në kohën që Fishta u nda nga jeta. Është një shkrim që nuk është ripublikuar ndonjëherë. Dhe në veprën e përmbledhur të botuar në Prishtinë ky shkrim është përjashtuar. Ah po, ka dhe një publikim të dytë, por në gjermanisht me titull "Der Albanische Dichter Gjergj Fishta (1871-1940). Nachruf" në "Südostforschungen" të Mynihut (nr. 6, viti 1941, f. 635-647).