Shqetësim opozitar nga Amerika

Zoti Nano, jam një lexues i rregullt i gazetës online respublica.al. Arsyeja se përse po ju shkruaj është se përpara disa kohësh i kam shkruajtur zotit Rama një letër dhe i thoja se çfarë mund të sugjeronte ai që unë si shqiptar i diplomuar jashtë mund të bëja për opozitën e për vendin tonë. Nuk po i kërkoja atij që t’më siguronte ndonjë vend pune, pasi punoj në një kompani prestigjoze në botë. Ka shumë si puna ime që i shkruajnë zotit Rama, por nuk po marrim përgjigje. Nqs ne do kërkonim vende pune, do e kishim më të lehtë t’i drejtoheshim qeverisë dhe jo opozitës.
Do doja që letra ime të bëhej publike dhe e njohur për lexuesit tuaj. Më poshtë është teksti i letrës, me të cilën unë i drejtohesha kryetarit te PS-së.
Faleminderit për mirëkuptimin, Orges Zoto, USA
Zoti Rama, unë që po ju shkruaj jam Orges Zoto dhe jetoj në SHBA. Pikë së pari dua t’ju përgëzoj për librin tuaj "Kurban". Edhe pse pertej Atlantikut, nuk mund të mungoja ndër lexuesit e shumtë të librit tuaj. Më të vërtetë ishte një libër tepër interesant, edhe plot ide për të ardhmen e vendit tonë të shtrenjtë.
Unë kam mbaruar shkollën e lartë për Bachelor në Western Connecticut State University në Maj të këtij viti në degën Business Administration. Kam 5 vjet që punoj për kompaninë gjermane Siemens, në disa pozicione të ndryshme.
Fakti i vetëm përse po ju shkruaj është fare i thjeshtë. Unë punoj në këtë vend dhe jam i lumtur për jetën që bëj, por ajo që do të më gëzonte më shumë është që këto njohuri që kam marrë, edukimin që kam përfituar me anë të një mundimi dhe pune të vullnetshme, ta përdorja për vendin tim. Arsyeja se përse unë ju drejtohem pikerisht juve nuk është se ju jeni lideri i opozitës dhe përfaqësuesi i një force që unë besoj se punon më shumë për klasën e mesme të shoqërisë, por thjesht se unë besoj te ju dhe tek aftësitë tuaja për ta bërë Shqipërinë ashtu si e predikoni në fjalimet tuaja, shkrimet tuaja, programin e PS-së dhe së fundi në librin tuaj. Brezi ynë veërtet nuk e përjetoi diktaturën e rëndë të komunizmit, por ne perjetuam emigrimin, largimin nga prindërit, nga shokët, nga familjet dhe të dashurit tanë, dhe kjo vetëm e vetëm për një jetë më të mirë me mendimin se tranzicioni nuk do të ishte kaq i gjatë. Mendoj se ka ardhur koha që t’i japim fund këtij tranzicioni, të ngrejme shoqërinë tonë në standarde sa më të larta, ashtu siç e meriton, dhe nëse ndihma jonë, edukimi ynë, njohuriteë tona do teë mundësonin sado pak në përmbushjen e këtij misioni, ne do të kishim bërë detyrën tonë si patriotë.
Ndoshta kur ika nga Shqipëria nuk mund ta kuptoja dashurinë për vendin dhe atdheun, por Noli paska pasur të drejte me thënien e tij gjeniale "Në Shqipëri lind shqiptar, në Amerikë bëhesh patriot".
Edhe një herë Zoti Rama do të kërkoja pak kohë nga koha juaj e çmuar, e t’i kushtonit disa minuta kësaj letre dhe të shkruanit disa ide se si mund të kontribuoj unë për vendin tim.
Me respekt
Orges Zoto
Comments
ke te drejte Orges por nuk

ke te drejte Orges por nuk degjon njeri, edhe ne kemi shkruar nga pertej adriatikut por nuk kemi mare pergjigje, te pakten ti pate guximin ta besh publike, bravo

I dashur Orges, ceshtja nuk

I dashur Orges, ceshtja nuk qendron nese ky vend ka nevoje per ju, nese ju jeni me te vertete i zoti dhe mund te beni shume gjera per kete vend, nese njerzit do t'ju presin apo jo krahe hapur! Te gjitha keto mund dhe duhet te jene te verteta perderisa ju keni arritur nje sukses kaq te madh ne karrieren tuaj personale!

Thelbi i ceshtjes eshte nje tjeter dhe pikerisht: a jeni ju gati ti sherbeni ketij vendi pa kushte? Nese po , nuk ka perse ti merrni leje Edi Rames! Edi Rama nuk do te merret me individe, ashtu sikurse asnje lider tjeter ne bote nuk merret me individe, por me politika dhe me ndertimin e sistemit! Me ndertimin e sistemit te meritokracise, ku mbi bazen e vlerave dhe aftesive zgjidhet Avokati i Popullit! Ju nuk duhet te prisni qe edi t'ju a beje gati shqiperine ashtu sic e doni ju, por te vini ketu dhe ta ndertoni vete sistemin! Nuk e them me ligesi, por shqiperia nuk eshte amerika! Ketu do t'ju duhen te zhvilloni aftesi te tjera nga aftesite akademike ose nga puna e rende menaxheriale! ky vend ka shume rruge per te bere!!!! By the way EDI have already done!

Po pse ore Shefi i opozites

Po pse ore Shefi i opozites do ju gjeje pune juve ?--- Nqs Edi vjen ne pushtet ai perseri nuk do merret tu gjeje pune ju qe vini nga ...Korca -,-por do regulloje sistemin demorkatik qe te punoje me efektivitet dhe ndershmeri

--------Si dhe mund te ndihmoje qe fondi Amerikan per biznesin e vogel te perdoret per ata qe kane ide per biznes ---Por Ai nuk mund tju gjeje pune ju qe do vini nga USA, kjo eshte qesharake ta mendosh

Ju bashkohuni 3-4 vete dhe shikoni ku mund te investoni njohurite tuaja dhe fuqine tuaj monetare qe mund te jete e perbindeshme looooooooool

--Ja psh , une kam ndermend te kthehem ne Shqiperi dhe te vete ne Vlore --Atje do shikoj te invesotj per ......Aroret --jo per gje por per kunj te Sali gomarit --Pse vetem ai do mbjelle arore ?

Pastaj robi qe ka ide dhe fantazi shiqon ca mund te beje tjeter --Muna me ka shkuar mendja te beje nje teleferik qe do lidhi Karaburnunin me Sazanin dhe me kete timin --Ku imi do qendroje ne maje te Kus babase se aty eshte lojtur filmi kines , me fame botnore " Tre vietnameze ne malin Tangulai"--

Mos harrojme pastaj qe aty jamprane teqese dhe __,jo per gje por e kam merak babane e Teqese qe ti bej nje -pastrim hoxhaku te forte se e sjell ne forme per proceduren e lutjeve

Por nqs ju te Amerikes kerkoni te merreni me politke ,atehere ndryshon puna

--Duhet te shkruani sa me shume opinionet tuaja ketu online --dhe aty duket sa kopetenta jeni , sa ide , sa njohuri dhe sa arsyetim me common sense keni ju,

ne menyre qe kur te shkoni ne Shqipni Partia tju kete parasysh dhe tua fusi sa krahu ,se nuk diskutohet qe jeni ufje lol

-Mendimi im eshte se shqiptaret me te zgjuar jane ne Shqiperi dhe ata s'kane nevoje per ne aspak

,Ndersa ketu ne USA ku militoj edhe une plot pasion tuj ndertue kapitalzimin me forcat tona te pjerdhura ,mendoj se shqiptaret jane .....mbushesa topi -- dhe nuk jane per azgje --Me perjashtim se kur te vene ne Shqiperi mund te punojne perkethyesa per anglishten -- neper shoqerite turistike --Por per gje tjeter nuk jane ,sepse nuk lexojne aspak ,....

Une cuditem si mund ti kerkosh per pune shefit te Opzoites qe nuk ka azgje ne dore ?--

Por edhe sikur te ishte ne pushtet prape nuk mund ti kerkosh atij te te gjeje pune-

-Atij mund ti kerkohet qe te angazhoje fondacionet e ndryshme per te dhene kredi lehtesuese per biznesin e vogel--- Si psh per mua qe dua te beje teleferikun lol

Megjithate shqipot qe jane ketu ne USA ,mund te lidhen me keto organizatat bamirese qe ka ne USA --psh ne New York jane 100,000 organizata te tilla te cilat kerkojne te investojne ne vende si Shqiperia ,per te ndertuar neper fshatra ujesjellesa,shkolla ruge ,paisjespitalesh etj -

-Ne keto organizata edhe punesohesh nqs ju mbush atyre mendjen te vijne ne Shqiperi --

Per kete rast Po, i kerkon ndihme edhe Edit ,kur te jete ne pushtet ---Sepse keto organizata bamirese e duan mbeshtetjen e shtetit ----- Dhe ti sjellesh ato ne Shqiperi ben pune edhe per vete se punesohesh por edhe ndihmon shume komunitetin ne Shqiperi .... edhe pastaj me ndihmonn edhe mue per teleferikun , se nuk do rij dhe une te q... koken ketu me ju ..looooooooooooooool

Hajde shifemi !

Ti Orges,ke dashur te ngresh

Ti Orges,ke dashur te ngresh FURTUNE NE GOTEN E UJIT!!!Letra jote mund te jete e sinqerte,por mos harro nje gje:Shqiperia ka shume halle dhe populli shqiptar duhet t'i veje shpatullat halleve te saj duke qene i bashkuar i teri!!!Nuk jemi ne shkolle ku secilit t'i jepet detyre shtepije dhe t'i kontrollohet te nesermen!!!Ne se ti apo shume si ty duan te punojne per Shqiperine,"VRAJENI" pak trurin se do gjeni shume rruge per ta bere kete gje!!!Ne se ndiqni zhvillimet ne Shqiperi DEMASKONI KRIMET E REGJIMIT FASHIST TE BERISHES ne shtypin lokal apo qendror aty ku jetoni!!Shfrytezoni trakimet me personalitete apo gazetare te rrjeteve te shumta te MEDIAS AMERIKANE PER T'I SENSIBILIZUAR PER CFARE NDODH NE SHQIPERI!!!PROTESTONI NPARA INSTITUCIONEVE NDERKOMBETARE APO AMBASADES SHQIPTARE NE SHBA-KUNDER POLITIKES AKTUALE TE SUNDIMTAREVE TE SHQIPERISE!!!DEMASKONI NENSHTRIMIN E DREJTESISE DHE MEDIAS NGA QEVERIA!!!Demaskoni faktin,qe Sali Berisha ka grabitur pasurite e shqiptareve dhe nuk u ka dhene pronat ish pronareve!!SHkruani se Berisha ka shkelur mbi 26 here KUSHTETUTEN shqiptare dhe nuk e denon njeri!!!Shkruani se Berisha ka VJEDHUR ZGJEDHJET ,bile LIVE NE TELEVIZION dhe askush nuk ka denuar ate ,por OPOZITEN!!!Ka plot gjera,ORGES,pra mos pyet Edi Ramen,por veten!!!

Te jap une nje ide origjinale

Te jap une nje ide origjinale mor Orges. Krijo me nje grup shokesh nje non-profit qe te kete per qellim ndertimin e shkollave dhe mbeshtetjen e mesuesve qe punojne ne zonat me te varfra te Shqiperise. Mund te mblidhni donacione nga te diplomuarit shqiptare qe punojne ne Amerike. Eshte dicka qe mund ta besh part-time pa u larguar nga Amerika.

I dashur Orges, e mbeshtet

I dashur Orges, e mbeshtet plotesisht shqetesimin tend the besoj se ka me mijera djem e vajza shqiptare si puna juaj qe duke punuar jashte atdheut kane arritur te diplomohen dhe te arrijne sfera te larta te shoqerise nepermjet edukimit dhe punes se tyre!Por kujt Atdhe ti sherbejne, atdheut te kujt????Nuk e kupton se Shqiperine e drejtojne ata qe kane ardhur nga "epoka e farave te lulediellit",ata qe sot ne vend te edukimit te tyre ne resume, vendosin numrat e llogarive te tyre bankare. Historia e ka treguar dhe po e tregon qe te gjithe sunduesit e ketij vendi pavaresisht nga ngjyra e kane vrare brezin e edukuar gjithmone, vetem me nje qellim: Me injorancen e tyre te mbizoterojne dhe te mbushin xhepat.

Ide shume e mire! Edhe une qe

Ide shume e mire! Edhe une qe jetoj ne Norvegji do t'a mbeshtesja me shume deshire dhe do te isha edhe vete kontribues ne te kete inciative teper fisnike dhe patriotike. Bravo per idene!

Orges, shqetesimi qe ngre ti

Orges, shqetesimi qe ngre ti qe Z. Rama nuk I paska kthyer pergjigje letres tende per mendimin tim nuk ka vend. Nuk eshte e nevojshme qe Edi Rama te te kthej ty apo cilido pergjigje persa I perket opsioneve apo menyrave se si ti investosh kapitalin tend njerezor apo financiar per zhvillimin e vendit ku ke lindur dhe ku pjesa me e madhe e te afermeve jetojne. Pergjigja qe ju kerkoni gjendet ne cdo lajm qe neve qe ndodhemi jasht atdheut lexojme cdo dite neper rrjetet sociale. Fatkeqesisht, Shqiperia ka probleme nga me te ndryshme dhe cdo kontribut qe ti apo kushdo qe ndodhet ne diaspor ka mundesi te jape ndihmon sodopak per te arritur driten ne fund te tynelit. I bashkangjitem pergjigjes se Anonim2 persa I perket idese teper origjinale per nje fondacion qe mund te mbledhi te ardhura per te mbeshtetur shkollat ne Shqiperi. Nje gje qe me ka bere pershtypje ne natyren tone shqipetare eshte qe e kemi teper te kollajt ta gjejme gabimin tek tjetri ne menyre qe te krijojme fame vetiake, por kurr nuk e fillojme tek vetja. Pra, Orges te rekomandoj qe nqs ndihesh me te vertet patriot, mos pyet se cfared duhet te besh per Shqiperine, por beje....

Me Respekt,

Boston

Duket si prralle, po ju

Duket si prralle, po ju betohem qe eshte e vertete: Vellai i im qe di dhe hebraisht dhe arabisht frengjisht, italisht anglisht punon ne milano, dhe bosi, pronari qe ne banesen e tij, kishte pikaso e impresionistet e kompani e tjer orgjinale, thote: eshte nje fatkeqesi qe shqiperia humbet te tilla talente. gruaja ime dhe kjo eshte me se e vertete, nuk po flas per 4 gjuhet e huaja, po po flas per medaljen e arit dhe doktorate ne itali. i thashe nje deputeti qe gruaja ka mbrojtur ne diplome doktoraturen "logjiken faci" - ka te beje me rregullimin e trafikut ne semafore. Logjike intilegjente qe kontrollon ngarkesen e kahut e krahut te drejtimit te rrugeve dhe semaforet hapen e mbyllen, pra drita jeshile i jep priroitet rruges me ngarkese me te madhe te trafikut(makinave). Nje logjike e tille funksioonn vetem ne europe/gjermani....amerike, japoni...mund te funksiononte dhe ne tirane....?hajde oms ulerit.

Kjo leter qe ngre Orges eshte
Kjo leter qe ngre Orges eshte me vend por mos prit te te perkrahin pasi atje nuk i duan njerzit e ndritur. Me Ben pershtypje ai qe komenton nga Bostoni pasi i duket e cuditshme letra. Mos do ai qe ne qe jemi pertej Atlantikut te rrime te dera e ndonje selie te PS per ndonje lemosh sic bejne ata te LSI apo te mbledhim leke per shkolla dhe tua japim administrates qofte lokale apo qendrore te korruptuar apo tu zem token ndonje pronari te pa licensur akoma. Ti drejtohesh kryetarit te nje force eshte e vetmja rruge qofte dhe per ide
Tashi nje pyetje kam une:

Tashi nje pyetje kam une: kryetarit i drejtoheni per ti dhene apo per ti marre mend?

Orgesi eshte nje nga te rijne

Orgesi eshte nje nga te rijne "shume te talentuar" qe kane studiuar jashte por vuan edhe ai nga e njejta sindrome,ajo e te hapurit bythesh sikur kushedi cka bere.

Eshte nje lloj si me te dale nje njeri perpara ne rruge e te thote, si mund te ndihmoj.Po ku mutin e di une se si mund te me ndihmoje nje njeri qe nuk i njoh as kompetencat as njeren as tjetren.

Mgjt po te isha si Orgesi nuk do kisha nevoje te pyesja Ramen.

Do beja 2 gjera:

-Do ngrija nje dege lokale te PS ne qytetin ku banon Orgesi

-Do beja nje Analize te pjeses Ekonomike te Draft Programit te PS. A lidhen me njera tjetren, cfare impakti kane ndryshimet e propozuara nga PS si dhe ndonje propozim interesant nese do kisha.

Orgesit per keto si vete mendja na pretendoka ky trimi te na zgjidhe problemet, edhe me e bukura na qenka merzitur me ramen pse nuk ja paska pjerdhur hic muhabetin. ahahah

E dini sa gomere si puna e ketij kemi ne jashte apo jo...?

O Usa pavarisht se ti nuk

O Usa pavarisht se ti nuk meriton te te drejtohesh me edukate te lutem me thuaj cfare te ben te mendosh ndryshe nga une ne lidhje me ato qe ka shkruar ky djali?

Per cilin tynel e kini fjalen

Per cilin tynel e kini fjalen Zonja apo zoteria nga Bostoni! Per tynelin shqiptar???Dhe sa shekuj do ti duhen akoma shqiperise dhe shqiptareve te gjejne drite ne ate tynel ku vetem erresira ka sunduar dhe sundon! Ti kthesh pergjigje nje shqetesimi eshte kulture besoj une!Per sa i perket fondacioneve dihet se ne xhepat e kujt kane vajtur dhe vene, rreferohu historise, nuk mbahet shtepia me miell hua dhe sa i perket fames nuk besoj qe zoteria mundohet te krijoje ndonje fame por vetem por shpreh vetem nje ide se si ky brez i perparuar dhe i edukuar neper bote te ndihmoje sadopak ne zhvillimin shqiptar.Sa per zotin Rama e dime qe eshte i zene me pune shume duke ndare pagat e simpatizanteve dhe nuk ka kohe te kthej pergjigje.

Ja cfare shkruan i Madhi Luzaj:

"Populli shqiptar duhet të njohë sinqerisht gabimet e tij dhe si përfundim të njohë veten e tij; ta vendosë veten e tij në pikën e trajektores së ekzistencës së tij; të rindërtojë ndërgjegjen e tij, të njohë kimikisht mikrobet e tij, t’i vdesë këta dhe të zërë udhë të re, me një ideal të ri, për një demokraci të sinqertë, për një jetë të re, besim në Zotin, besim në historinë fatmadhe të tij, besim në vlerat morale, besim në veten e tij, për t’i hapur udhën e re Historisë Kombëtare"

Sa pa fat qe jemi ne

Sa pa fat qe jemi ne shqiptaret, shiko ky tipi Goni psh, cfare fjalor, fshataresk, i pa cip edhe i degjenuar qe perdor, e si mundet nje shqiperi te ket besim te keta individa,

zoti e shpetofte Shqiperine nga Gonet e trashe te Shqiperise, per te tjerat qe thote nuk ka komente se duket qe eshte ndonje i shitur a blere.

GOD BLESS AMERICA

Realiteti nuk kerkon

Realiteti nuk kerkon thjesht ndryshim pushteti,

por ndryshim elite, vlerash dhe filozofish politike.

Ne bote ndodhen tre grupe njerezish :

– Njerezit e mire

– Njerezit e keqinj

– Dhe njerezit e mesem, qe perbejne shumicen, qe nuk spikasin ne grupine pare

dhe as ne ate te dyte.

Deri tani ne pergjithesi jemi drejtuar edhe sipas mendimit tuaj, nga te

keqijte, dhe gjendja aktuale ne te cilen ndodhemi le shume per te deshiruar.

Per ju dhe per shume analiste te tjere nuk ka nevoje te rreshtoje ato qe nuk

shkojne mire…

Le te provojme qe te drejtohemi nga “TE MIRET”.

Problemi i pare qe lind eshte – Kush quhet i mire, i keq ?

Ne dime me ekzaktesi ate qe quhet i keq, qe ka pak a shume keto

karakteristika:

- Premton dhe nuk mban fjalen

- Lejon dhe ben korrupsion

- Lejon dhe ben krime

- Lejon dhe vjedh shtetin dhe popullin

- Lejon dhe kompromentohet

- Nuk eshte i drejte ne gjykimet dhe vendimet e tij

- Ofendon dhe nuk respekton te tjeret

- Lejon dhe perfiton ne menyre te padrejte

- Perdor dhunen aty ku duhet perdorur arsyeja

- Kur eshte maxhorance nuk respekton minorancen

- Kur eshte minorance nuk i bindet maxhorances

- Nuk sakrifikon interesin e tij per hir te atdheut

- Behet agresiv kur kercenohet interesi i tij

- Kur qellimi kryesor eshte dalja ne krye dhe jo me ate qe ben t’i sherbej

atdheut

Dhe mund te vazhdoja dhe te vazhdojne edhe te tjeret me tej.

Per logjike ai qe nuk ben keto gjera ka perspektive te jete i mire.

Problemi i dyte: Keta ,”TE MIRET”, si mund te aktivizohen, stimulohen,

kontrollohen, perzgjidhen, kriteret e perzgjedhjes etj. etj.

Problemi i trete: Denimi me vdekje.

Vleresimi i jetes se tjetrit fillon me vleresimin e jetes tende. Kemi

vleresuar, ne teori,ne fakt jeten tone dhe per pasoje kemi thene te jetoje dhe

tjetri. Por kur tjetri nuk e vlereson jeten e tij, per momentin, le te vdese,

me pas, kur shume gjera te jene ndryshuar do te ndryshoje dhe ky ligj.

Mendoj se ka ardhur koha per te bere nje thirrje gjithe opinionit publik

shqiptar, mbi 25 vjeç:

- Financier, ekonomiste, ekonomiste politikë, specialistëve te shkencave

politike, juridike, sociale, intelektualeve te sferave te ndryshme:

1) Te gjithe atyre qe e duan Shqiperinë, shqiptaret kudo qe ndodhen neper

bote.

2) Qe duan te kontribojne per permiresimin e gjendjes ne Shqiperi

– Nuk mund te rrime me indiferent

– Nuk mund te rrime me spektatore te kesaj situate te pashembullt

– Nuk mund te jemi me qytetare te Shqiperise pa kontribuar per te

– Nuk mund te jemi me atdhedashes pa dashuri konkrete per atdheun

– Jemi bere si delet pa barinj, kemi marre nga syte kembet

– Ka ikur koha e fjaleve, tani eshte koha e veprave, jo per vete, por per Shqiperine.

3)Vendi ka nevoje per drejtim me drejtesi :

– Nje pushtet legjislativ real, me shqiptare qe njohin drejtesine, por mbi te

gjitha qe jane te drejte, te ndershem, dhe me karakter

– Nje ekzekutiv qe i pergjigjet realitetit, Parlamentit, detyrave te se sotmes

dhe te ardhmes me persona qe dijne te mbajne pergjegjsi, kane kompetenca,

ndershmeri, drejtesi dhe seriozitet.

– Nje pushtet gjyqesor qe zbaton ligjin, ai ne radhe te pare: “Te gjithe jemi

te barabarte para ligjit”; qe nuk e shkel ate, por e zbaton ne perputhje me

standartet europiane e boterore me te mirat. I perbere nga juriste qe dine, qe

kane dhe qe jane te ndergjegjshem per rolin e tyre.

– Organe te garancise se funksionimit te regullt ligjor:

1) President te zgjedhur nga populli, dhe jo nje kukull te kompromiseve

partiake

2) Nje gjykate kushtetuese, sovrane ne çeshtjet e kushtetutes dhe kur s’eshte

ne gjendje per sovranitet t’i drejtohet Sovranit, popullit.

Duke dashur qe te hyjme ne keshtjellen e Europes me idealet e

socialdemokracise, neve, populli, shoqeria publike ja deleguam aspiratat,

ndjenjat, problemet, deshirat, endrrat, “PERFAQSUESVE” tane dhe ata na e kane

shperblyer ne kete menyre: Kemi marre malet, nga syte kembet, pa barinj, kemi

zbritur nga mali ne koder dhe kush na gjen po na shqyen, jemi bere mish per

top… te vazhdoje me?

Mendoni se ka ngelur ndër ne, në popull ndonje grimce ideali, dëshire… per te

ndryshuar kete gjendje? Qytetari, ky person i “panjohur”, sepse ne fakt,

shqiptari i mesem, ose nese preferoni njeriu i rruges, eshte nje figure e

papercaktuar, nje nenshtetas, anonim, jo protagonist, nje person i

pandergjegjshem per forcen e tij ne shoqeri. Nje person qe nuk shkruan ne

gazete, qe nuk merr pjese ne programe televizive, qe nuk telefonon per te

protestuar apo per te kerkuar te drejten e tij, qe me fjale te tjera nuk ben

asgje qe te degjohet zeri i tij, qe nuk ben asgje qe te ndjehet prezenca e

tij. Nje popull heretik. (Herezia vjen nga fjala greke “HAIRESIS”, qe do te

thote – Zgjedhje) Qytetari yne ka aq shume frike nga kjo fjale, saqe e

konsideron ate blasfemi.

Po e mbyll me keto fjale: Ata qe frikesohen nga ajo qe i rrethon nuk mendojne

per ndryshim, sado te mjerueshme qe te jene kushtet e tyre. Njerezit qe sulen

ne sipermarje te nje ndryshimi te madh, zakonisht ndjejne se kane ne zoterim

nje pushtet te parezistueshem.

A kane ngelur valle tek ne? Bejeni thirrjen dhe do te shikoni, kjo eshte sfida

per çdo shqiptar. Përballë sfides eshte Zgjedhja-Herezia

Agim Shkodra

'Agim Shkodra' te bej nje

'Agim Shkodra' te bej nje redaktim kuptimit te fjales heretik, herezi ? Shqip: Largim i hapet nga pikpamjet e normat ne fuqi, shkelje e ketyre pikpamjeve e normave. Prejardhja eshte fetare.

Shume bukur e ke

Shume bukur e ke pershtatur,eshte e vertete qe etimologjia e fjales vjen nga nje perdorim fetar.

Pra ,nese je dakord me mua :Ky popull,ne te cilin bejme pjese une dhe ti duhet te beje nje Zgjedhje :Duhet te kundershtoje,dhuhet te largohet nga keto norma dhe pikepamje qe sot jane fuqi.

Per kete i duhet te mendoje ne rradhe te pare,te kuptoje ne radhe te dyte,te analizoje ne radhe te trete,dhe pastaj pasi ta kete bere kete te marri forca dhe te kundershtoje.

Pra per kete arsye une mendoje qe per popullin tone te pamesuar me keto gjera kjo eshte nje herezi.

Pershendetje a.g.

Orges, nese don te kontribosh

Orges, nese don te kontribosh per kombin shkruaji Albin Kurtit.

Orges ky eshte nje problem

Orges ky eshte nje problem mjafte me vend qe shume te rinje i ngrein pytje vetes cfare mund te bej un per vendin tim? eshte nje shqetesim qe te gjithe e kan sepse te kontribuosh per atdheun tend eshte gjeja me e bukur,por kur askush te jep mundesi kur te gjitha dyert i gjen te mbyllura cfare i ngelet nje te riu asgje thjeshte te terhiqet dhe te shikoj vendin e tij se si shqyet perdit nga njerez qe po i pin gjakun Shqiperis dhe cdo shqipetari.Eshte per te ardhur keq.Shqiperis i duhen njerez qe duan te punojn per nje te ardhme me te mire dhe jo njerez qe kan shitur cdo gje perfshi familjen moralin vetem per nje post.Bravo Orges per kurajon qe pate qe e ngrite kete problem edhe pse askush nuk do tja di per te rinjte dhe per te ardhmen e shqiperis. Zoti e bekoft Shqiperin

Me rastin e këtij shkrimit

Me rastin e këtij shkrimit unë dua të përshëndes komentuesin e rregullt në Respublica, "tani97" që nuk ka pritur që ti shkruajë letër as Saliut as Edit për tu kthyer në Shqipëri dhe për të kontribuar me punën e vet pa pritur që ti shtrojnë "tapetin e kuq", a ti krijojnë favore të veçanta.

Respekte "tani97"!!!

"Tapetin e kuq" ia shtruan Lulit (Bashës) dhe Rudinës (Seserit) dhe ja si përfundoi. Rudina tha ika se kam punë, ju rroftë vota që hodhët për mua se unë nuk merrem dot me punët e juaja. Basha, erdhi, vrau 4 vetë e grabiti mandatin e bashkisë së kryeqytetit. Ah po, kemi dhe Erion Veliajn, që shkëlqen me këshillat që i jep Ramës. Dhe Priftin që hodhi një video të Metës kur u prish në pazar me të por harroi të fshinte mirë videot e pazareve të veta. Dhe Islamin që filloi ti lëpihej pak si shumë Saliut. Bile dhe vetë Ramën që e mori Fatosi nga Parisi në rrethana misterioze.

Z. Zoto, si shqetësim politikash publike arsyetimi juaj mbi thithjen e trurit qëndron dhe nuk kam sesi të jem më tepër dakort. Por ama mënyra sesi ju e shikoni politikën e thithjes së trurit, është kryekëput e gabuar. Thithje e trurit nuk do të thotë vetëm thithje e tij nga politika. Thithje e trurit nuk do të thotë vetëm krijim lehtësirash dhe hapësira parakalimi për ata që vijnë nga jashtë.

Po ashtu çfarëdo force politike në Shqipëri duhet të mendonte fillimisht për ti krijuar hapësirë të shprehë talentin e tij/saj çdo të riu të papunë me banim në Shqipëri, jo juve e mua që fundja e kemi nga një punë të paguar mirë në vendin ku jetojmë.

Shumë bukur që ngrini problemin e thithjes së trurit, por para tij vjen problemi i punësimit të të gjithë të rinjve të papunë në Shqipëri.

Ju përshëndes e suksese.

Une e pergezoj Orgesin per

Une e pergezoj Orgesin per inciativen dhe perkushtimin qe ka treguar duke ju drejtuar me leter Z.Rama.E pergezoj per faktin qe eshte nje djale i ri dhe qe fare lehte mund ti bashkohej asaj pjese te shqiptareve qe jetojne jashte dhe qe Shqiperine e shohin vec per ata njerez qe ju kane mbetur , dhe per te mos ndjere asnje ndjenje tjeter pervec keqardhjes.

E pergezoj Orgesin edhe per faktin qe e ka lexuar me vemendje librin voluminoz te Rames , dhe sepse ashtu si shume te rinj te tjere eshte emocionuar nga mesazhet qe Rama ka percjelle mjeshterisht jo pa qellim ne liber , si politikan tashme shume i konsoliduar dhe pse jo edhe me shpirt artisti.

E pergezoj Orgesin per optimizmin dhe deshiren me te cilen ka shprehur deshiren te ofroje dijet, intelektin e tij per Shqiperine, edhe pse pa dashur te paragjykoj askend qe ka dhene komentet me siper, madje as vete Orgesin, per shumekush mund te duket nje leter paksa naive , pse jo pa oferta konkrete per Shqiperine.Dhe dua te ndalem ketu:Pasi kjo eshte vlera me e cmuar qe Orgesi reflekton dhe ofron, deshiren , vitalitetin per t'i dhene ketij vendi, cka sic te gjithe e shihni, nuk e gjejme dot me askund, tek asnje nga politikanet tane te shkuar e te tashem.Njeriu dhe vlerat qe ai ofron cojne ne progres , dhe kjo eshte e padiskutueshme.

E me tej Orgesi e di vete , une nuk besoj se ai nuk ka gjera konrete ne mendje me te cilat mund te kontribuoje, kjo leter e Orgesit, pa dashur aspak te behem avokate e tij, eshte as me pak e as me shume nje perpjekje per nje dialog konstruktiv mes Rames qe me se fundi pervecse ne skenen politike edhe me ane te librit i ka krijuar njerezve bindjen se mjaft te kene deshire dhe mund te ofrojne me te miren e tyre per Shqiperine.

Uroj qe shume te rinj te gjejne deshiren, kurajon dhe kohen (pas oreve te gjata te punes, kurseve, rrugeve neper metro qe jeta andej ka) dhe sigurisht me se fundmi uroj qe te mos mbeten dialogje ne tentative !

E pergezoj Z. Zoto per

E pergezoj Z. Zoto per deshiren qe ka treguar per te kontribuar ne rindertimin e vendit. Kete lloj deshire e vleresoj pa mase dhe perulem.

Mgjt., nuk pajtohem me faktin qe i eshte drejtuar Z. Rama - po me vjen keq qe shtoj Z. perpara emrit te Rames. Mendoj se nuk e meriton - per t’i dhene nje mundesi per t’u kthyer. Kjo eshte menyra me e gabuar per t’u kthyer ne atdhe e sherbyer atij, mendoj une. Arsyet se pse i ka shpjegur mire “Hapi” me siper me te cilin pajtohem teresisht. Nuk mund te vihet ne vend i katapultuar nga “bosat” qe po e mbajne peng kete vend. Katapultimi do te perbente nje shkelje te ligjeve baze te demokracise – si ne rastin e Seserit qe kemi komentuar me pare. Dhe per me teper, nuk shoh ndonje menyre se si mund t’i sherbehet vendit, kur je nen komanden e kryetarit te nje partie qe te ka bere nderin e gjetjes se nje karrigeje te rehatshme.

Pasaj nje gje tjeter nuk kuptoj une nga studentet qe duan te kthehen ose jane kthyer ne atdhe: si ka mundesi qe edhe mbasi kane studjuar jashte shtetit, studente si Z. Zoto vazhdojne te mendojne se PS-ja ose cilado parti tjeter, qe deri me sot e kane marre ne qafe vendin, mund te ndertojne vendin ne te ardhmen? Pse keta studente te shkelqyer nuk mendojne te bashkohen me vete e te krijojne levizje qytetaresh apo parti te reja, te panjollosura per te cilat kemi kaq nevoje? Mendoj se Llogjika e partive, tashme, i perket se shkuares. Tani kemi nevoje qe politiken ta marrin ne dore qytetaret e vendit.

Suksese Zoti Zoto kudo qe te ndodheni e faleminderit per shqetesimin e ngritur

Orges , e lexova me vemendje

Orges , e lexova me vemendje letren tuaj dhe te them te drejten me erdhi keq qe djem te talentuar nuk i sherbejne kombit ...Megjithate bashkohem me disa parashkrues.une donja tju jepja nje keshille: bashkohuni me diasporen per te rrezuar kete klike mafiozesh qe ka uzurpuar pasurine kombetare dhe e kane kthyer ne pasuri private dhe pastaj ju Orges do te jeni nder at te rinjt te shkolluar te talentuar qe do ti sherbeni kombit.Mos prit tju gjeje Edi Rama vend pune se Shqiperia tani eshte nje vend qe ska stabilitet, ku nuk vepron ligji dhe drejtesia.Prandaj ndihma jone si diaspore eshte te bashkohemi dhe te shkojme atje dhe se bashku te largojme kete klike dhe te behen zgjedhje te parakoheshme ku populli te thote fjalen e tij me voten e tij dhe te filloje demokracia te funksionoje qe ka 21 vjet qe nuk funksionon.

Orges, besoj se perjetoni nje

Orges, besoj se perjetoni nje ndjenje faji pse nuk mund t'i sherbeni dot Shqiperise.

Me se normale.

Por do te te keshilloja qe vertete ne se e do atdheun, kjo dashuri do te te mesoje vete se cfare duhet te besh, duke mos qene nevoja t'i drejtohesh Rames, njeshit, qe ai te te thote se c'duhet bere. Mendon se Rama eshte me i zoti se ty? Pra ne vend qe ta pyesnit Ramen, duhet t'i shtronit nje propozim sado te thjeshte dhe te shihnit ne se ai do te kooperonte apo jo. Megjithate ai eshte lider politik dhe nuk mund te te jepte dot asnje drejtim konkret, teknik se c'duhet te besh, vec te te thonte bej aty ku je propagande per PS, c'ka me duket e pakuptimte.

Menyra qe ke gjetur eshte nje menyre per t'i ikur ndjenjes se fajit, se bashku me botimin e kesaj letre ne media. Konkluzioni tek ty i kesaj lutjeje, si dhe shume te tjerave te ketj lloji, do te jete:

"une i thashe, une i dola borxhit, ai as m'u pergjigj fare, ai vend nuk behet me ata njerez!"

Doja te perifrazoja nje thenie te Kenedit" Mos pyet c'ben atdheu yt per ty (tek atdheu perfshihen edhe njerezit e vendit tend) por shiko se c'ben ti per atdheun".

Orgesi, zgjohu dhe mbaji ere

Orgesi, zgjohu dhe mbaji ere kafes. Pse nuk e pyet Obamen se cfare mund te besh ne Afganistan. Pse nuk e pyet Merkelin si mund ta ndihmosh Greqine. Pse nuk pyet bosin tend tek Siemens si mund te ndihmosh Siemens? A e kupton arrogancen e pyetjes tende? PS ka strukturat e saj. Po te duash behu antar i saj ne strukturat rinore. Ja ku e ke pergjigjen. Po ti kujton se meqe more ca klasa ne nje kolegj qe askush nuk e ka degjuar , je ne pozicionin qe duhet te te marrim mendim. Shpresoj se e kupton pamaturine e pyetjes tende.

Meleq Respekte!

Meleq Respekte!

Shyqyr qe foli nji tamom

Shyqyr qe foli nji tamom Respekt !

Ky tipi ndjehet shume keq qe

Ky tipi ndjehet shume keq qe Rama i ka refuzuar ndihmen e tij me krakter jetesor nga nje Shpetimtar.

Na shpeto Orges. ahahahaha..........idiot

Po kur nuk e di ti Orges ca

Po kur nuk e di ti Orges ca di te besh me mire nga ta di Rama per ty ? me pak fjale shume leter idiote. Ti Orges mund ti thuash: une jam i gatshem te bej kete apo ate pune dhe tjetri mund te te pergjigjet: hajt bujrum nje njeri si ty po kerkonim. ik o Orges se na rrujte k. qe merremi me ty.

Kete e kam per ata qe nuk e

Kete e kam per ata qe nuk e kan kuptuar kete leter, une kur e lexova ne fillim mu duk paksa e veshtire per tu besuar realitetit shqiptar, por duke jetuar ne te njejtin vend qe Orgesi jeton e kuptoj shume mire ate. Orgesi me kete leter ka len te kuptohet dy gjera:

E para qe Orgesi ka nje mendim dhe mentalitet Perendimor, pasi nuk u drejtohet klaneve apo disa drejtuese lokal, por thjesht liderit, si mund ti drejtohen ketu Presidentit Obama, Sekretares se shetit apo kongresemenit, pra te kesh nje bashkbisedim nuk ka ndonje gje te keqe, Orgesi mund te kete shume ide dhe pikerish i drejtohej zotit Rama, por nuk e di ai se ku mund te jete eksperienca e tij me me vlere, mesa kuptoj une ai thot qe eshte gati, Rama vertet qe edhe mund mos ti thoshte atij se ku e kur apo cfare duhet te kontribonte Orgesi, por nje falenderim edhe mund te shkruhej per gatishmerine.

E dyta Orgesi provoj se ne faqen e online te PS.al eshte nje link ku shkruhet, "Shkruaji Edi Rames" dhe Orgesi shkruajti, po kush e lexoi, kush e mori pergjigjen, e pra ne kerkojme te behemi si perendimor, por ta thuash eshte nje tjeter gje dhe ta besh nje tjeter, por deri sa Shqiperia te kete si puna e GONIT dhe MELEQIT pak me lart veshtire te shkoje Shqiperia perpara, kaq kisha

O Washington ka nje gje vlla

O Washington ka nje gje vlla qe une e kam pare tek shume shqiptare qe jane larguar.

Ju kur ktheheni edhe perkohesisht e filloni aty ku e keni lene.Dmth flisni fiks si ne vitin kur jeni larugar.Nga menyra e shkruarit ju duhet te jeni larguar nga shqiperia para shume kohesh.

Aty thote shkruaj Edi Rames jo pyet Edi Ramen

Une nga letra e ketij trapit kuptova qe ka nje diplome dhe punon tek Siemens.Jo me shume se kaq.

Une kam qejf(kjo eshte ne kontekstin e te qenurit i mundur, ndoshta nuk eshte fare keshtu) dhe nuk bie ne kundershtim me asnje nga ato qe ai shkruan ne leter qe te mendoj qe ky ben nje pune ordinere fare tek Siemens.Po te bente ndonje pune fisnik te jesh i bindur qe do ta shkruante.

Personi qe po te flet ka grden PhD ne Performance Optimization on Machine Learning ne Lund University Sweden.Pavarsisht kesaj bej nje pune timen.Si kam shkuar ndonjehere Rames, aman o me pyet te te jap ca mend.Kur desha vajta e hyra ne PS ne nje organizate lagjeje.

Kam edhe nje pyetje.Ju qe na jepni mend nga perendimi pjatat tek restoranti qe punoni si i lani, nga e majta ne te djathte apo nga e djathta ne te majte? Se si i thoni ju duhet nga keto best tips qe ti kemi parasysh kur te ktheheni.

Puna mbare vlla e mos nxito te me pergjigjesh.Laji duart se mos i ke me shkume e merre me terezi a te keqen.

O Goni edhe ti o Meleq

O Goni edhe ti o Meleq ---Pavaresisht se bejme edhe ndonje shaka aty, letra e Orgesit drejtuar Edi Rames nuk ka ndonje gje te keqe---

Njeriu nuk duhet gjykaur pse e shkruajti letren keshtu apo ashtu--Orgesi ashtu e mendoi dhe ashtu e shkruajti --Nuk ka azgje te keqe --Edhe aty ne leter Orgesi eshte treguar i sinqerte -dhe naiv ,sepse eshte edhe shume i ri ---------Por megjtihate nga letra duket se Orgesi eshte shume cun i mire ,por sic thashe eshte naiv

--Dhe nga sa pash une tani , edhe Edi i paska kthyer pergjigje ,sepse ai Reformer me duket eshte Edi , nga sa ma kap mue llokatori qe e kam llokator bregdetar qe kap skafet ne mes te nates e jo me Edi Ramen qe eshte nje skaf shume slow lool

Ndaj ju te dy frenohuni pkaez dhe mos e merni me shume seriozitet naivitetin e Orgesit,por gjykoheni cunin me ZEMERGJERESI ......

Edi vete thote atje qe ti dergojne letra --ok ,Orgesi ashtu e mendoi dhe i dergoi leter--Ndoshta Edi mund te kete qene edhe i zene me pune dhe e ka pare me vonese letren e Orgesit, ndaj Orgesi si shume i ri qe eshte eshte indinjuar dhe e shprehu indinjaten ketu

Kjo s'ka ndonje gje te keqe ,se keto gazetat online prandaj jane ,qe te diskutojme dhe debatojme me njeri tjetrin --Dhe edhe kur dikush zemerohet apo preket se ashtu ka tipin ,ne te tjeret duhet ti flasim me qetesi dhe dashamiresi

Ndaj Paqe .........

O Gono dhe ti Meleq, pse

O Gono dhe ti Meleq, pse lodheni ti mbushni mendjen disave me lart ku fare mire ndonjeri nga ata US-rat apo Washington-rat mund te jete fare mire ky Orgesi qe do te ndihmoje PS-ne dhe e hedh poshte direkt si i ofenduar vetem sepse Rama nuk i paska kthyer pergjigje. Me fal po a mos do Orgesti qe Rama ti ktheje nje pergjigje te thjeshte dhe formale apo do qe neser-pasneser kur opozita te jetesoje qendrimet ne prag te zgjedhjeve dhe te percaktoje nje Orgest, Arjan, Elona apo kushdo tjeter qe mund te mbaje nje emer, si personin i cili do ti beje balle ndryshimeve gjate qeverisjes se ardhshme. Ky me kaq na eshte merzitur, merre me mend t'a kritikosh per mungese rezultati ne pune, vajti "ti paguhet pruresit me te pare"!!

PS. Mire e ka Melqei ska me t'shame as nga plaka dhe as ngandonje tjeter person i familjes!!

O zoti washington. Shqiperia

O zoti washington. Shqiperia nuk vuan nga Meleqi (pseudonim te kuptohemi) por nga brezi medioker i edukuar ne socializm. Jo gjithe brezi eshte medioker po eshte mediokriteti i atij brezi qe po drejton Shqiperine. Ka me shume gjasa qe ai brez tja lere stafeten brezit te edukuar ne universitetet kioska te Shqiperise se sa atyre te edukuar jashte. Jo se ai grup studentesh te edukuar jashte nuk ka medioker e naive qe kujtojne se po i presin me krahet hapur. Shembull ke letren e shkruar nga Orgesi. Meleqi ka dy here edukimin e Orgesit po jo arrogancen te shkruaje leter te tille se e ka kuptuar dinamiken e lojes se shpjeguar me lart.

Pershendetje.

P.S. (S'ka me shame nga nona)

Kjo eshte leter shume e pa

Kjo eshte leter shume e pa vlere.

E para, qe i drejtohet kryetarit te opozites per t'i gjetur pune????

E dyta, paska punuar ne disa pozicione te ndryeshme te Siemens. Cfare pozicionesh? Jam e sigurte se sikur keto pozicionet te ishin te rendesishem sigurisht qe do t'i permendte. Te na tregoje pozicionin e fundit qe ka sepse ai i ve kapak.

E treta, paska kryer nji universitet ne Amerike, ku ka me mijera te tille, dhe paska marre nji diplome...me mesatare???

E katerta, sikur te kete punuar qofte edhe nji here te vetme ne nji pozicion normal ai duhet ta dije se me letren duhej te niste notat, resumene dhe referencat.

Une nuk kuptoj se cfare aftesie ka ky njeri per t'i ofruar Shqiperise...nga letra nuk merret vesht kush eshte pasioni i tij e as cila eshte aftesia apo aftesite e tij.

Nji person qe jeton ne Amerike, ka mbaruar universitetin atje dhe qe nuk din te beje as prezantimin e vetevetes??? dhe qe mendon se ka shkruar nji leter fantastike e kerkon qe t'ja botojne????

Give me a break! You are a big time looser!

edhe une rreshtohem ne anen e

edhe une rreshtohem ne anen e atyre qe e gjejne "groteske" kete leter.
1. cuni ka nje BA qe nje pjese e mire e shqiptareve jashte e kane dhe nje pjese e mire e kesaj pjese te mire kane me vargje masterash e vazhdojne me PHD. po s'eshte thelbi ketu, mund te jesh dhe thjeshte nje punetor e te kontribuosh (nese vertet ta ndjen). mos harrojme se nje vend ka nevoje dhe per figura profesionale te aplikuara!
2. ne leter pervec se i ben lavde librit te rames i kerkon po prape ketij t'i jape nje ide se si mund te shpenzoje njohjet e tij. kur nuk e di i zoti si ta vere ne pune trurin e tij do e dije dynjaja?? gjithsesi nuk t'i heq "meriten" ne faktin qe ka treguar nje veprim pjesemarrjeje aktive edhe pse , dua te them, naive per te mos hyre ne paragjykime me te thella.
dhe ka te drejte Goni me komentet e tij shume popullorshe :)
personalisht gjej shume frymezues reflektimin e agim shkodres dhe anna-s. si te rinj qe jemi e ne duam ne te vertete te ndryshojme ate bote te andejshme te vendit tone nuk mund t'i ulemi ne preher atyre qe ne vete kundershtojme. kuptoj qe kjo eshte e veshtire se po nuk lepive pak nga ata nuk ben rruge po pikerisht ketu do duhej te bashkoheshim njezeri qe te tregojme vullnetin per rinovime ajrosje. po me perpara do duhej te brendesonim ato pergjegjesi e vlera te cilat i ka listuar mire a.shkodra.. uroj qe mendime te tilla dhe vullneti rinor per t'u bashkuar e aktivizuar te shtohet e te mos mbetemi pak!
deri atehere mireutakofshim:)

ORGES, urime per iniciativen

ORGES, urime per iniciativen personale. Ti Orges e ke shume te thjeshte te kontribush per Shqiperine. Dhe kete mund ta besh me dy faza:

1. Eja dhe voto me 2013 dhe merr sa me shume njerez me vete, me apo pa sponsorizmin tend

2. Kur te thyej qafen banda e mortjes dhe e shkaterrimit, atehere do e shikosh qe shpejt do te ndricohen 2-3 rruge ku mund te kontribosh per Shqiperine.

Ben pak sens qe Rama ti pergjigjet letres tende (te pakten jo ashtu si e ke formuluar ti). Por besoj qe ResPublicalistet tu pergjigjen shume me teper dhe me mire se do kishte kohe te te pergjigjej Rama.

Add new comment