Pronat e ushtrisë janë pa certifikatë pronësie

Postuar në 23 Tetor, 2025 17:52

Në një intervistë për MCN Tv, ish-këshilltari ushtarak i Presidentit të Repunlikës, Dedë Prenga, u shpreh se një pjesë e abuzimit me pronat e ushtrisë, buron nga fakti se ato janë ende të paregjistruara dhe me certifikatë pronësie.

Sipas tij edhe ato prona që kanë një certifikatë nuk kanë të shënuar sipërfaqet e plota dhe kufinjtë duke toleruar mundësi abuzimi dhe kalimi me koordinata. Ish-ushtaraku Sulejman Abazi, ka deklaruar se janë 17 kompani që kanë future duart në pronat e ushtrisë në mëyrë të parregullt ligjërisht.

Një pjesë e pronave të ushtrisë janë të paregjistruara, nuk kanë certifikatë pronësie. Janë lënë qëllimisht të tilla. Çdo ndryshim që bëhet duhet të pasqyrohet në dokumentin e pronësisë. Flas për pronat e MM dhe shtetit shqiptar.  

Mes tyre, sipas Prengës është edhe baza e Durrësit, e cila nuk ka një certifikatë pronësie të dokumentuar saktë. 

Unë do të thosha që në hapat e parë të vitit 1993, kur ka nisur rrudhja e domosdoshme e FA. Në atë kohë ndryshoi standardi dhe përbërja e FA. Ajo të cilën tërheq vëmendjen e opinionit publik ka qenë baza ndihmuese detare e Limionit, ajo e Shëngjinit dhe pa përjashtuar atë të Durrësit, që për fat të keq nuk ka një certifikatë pronësie të dokumentuar të saktë. 

Duke u ndalur në mënyrë të veçantë te baza e Limionit, Prenga tha se sipërfaqja iu dha privatit në kundërshtim me ligjin. 

Qeveria e ka marrë vendimin për Limionin në mënyrë të njëanshme. Aty janë dhënë mbi 100 mijë metër katror. 40 mijë metër katror i janë marrë bazës që është sot në planin e vendosjes dhe përhapjes. Pra i është hequr me një vendim a priori të KM. Kjo duhej të ishte bërë në përputhje me ligjin. Duhej të kishte dalë një dekret për t’u hequr nga plani i përhapjes, për t’iu dhënë më pas në përdorim dikujt. Kjo procedurë nuk është zbatuar. Kapiteni Artur Meçollari ka bërë me të dhënat faktike një padi në SPAK dhe ky i fundit ka nisur hetimet për të gjetur përgjegjësit

tha ai. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.