President i qeverisë apo konvencion për president të Shqipërisë?!

Postuar në 06 Janar, 2012 03:06
Bilal Kola

Tashmë shumëkush është në dijeni të faktit se me ndryshimet “famëkeqe” të 21 Prillit 2008, Presidenti i Republikës, nga një pikëpamje strikte de jure, mund (jo logjikisht) të zgjidhet vetëm me votat e deputeteve të qeverisë (dhe atyre që nuk janë në dijeni herë pas here iu bëhet i ditur ky fakt!). Në këtë shkrim nuk kam aspak ndërmend të analizoj (jo për nga rëndësia imperative e tematikës por për nga stër-artikulimi që me vend i është bërë asaj përgjate këtyre viteve nga analistë te mirëlexuar) cështje të tilla si: dëmi i parekuperueshëm që mund t’i sjellë demokracisë, ende të brishtë shqiptare prishja e ekuilibrit të ndarjes dhe balancimit te pushteteve; humbja de facto e statusit te Republikës parlamentare, ndërkohe që paradoksalisht premisa imperative e sanksionuar kushtetueshmerisht e të gjithë insitucioneve kushtetuese në Shqipëri bazohet në parimet e një Republike parlamentare; “babaxhanllëkun” shtetformues apo etjen “diabolike” për pushtet thuajse të pakushtëzuar te ideatorëve dhe implementuesve të këtyre ndryshimeve! Jo! Thjesht do analizoj në një mënyrë deduktive një interpretim të Nenit 87.3 të Kushtetutës, i cili sanksionon se: “Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se 3/5 e gjithe anetarëve te Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të anëtarëve te Kuvendit”. Përpara se të filloj analizën e dispozitës së sipërpërmendur, gjykoj se lipset një artikulim bazik i metodikës së interpretimit.

Ndërsa dy janë llojet klasike të interpretimeve (classic interpretation tools) të një dispozite -  interpretimi literal (në gërmë) dhe interpretimi integral (në frymë), botërisht gjithëpranohet se për arsye të sanksionimit të parimeve dhe për shkak të kondensimit frazeologjik, kushtetuta, ndryshe nga, p.sh., aktet nën-ligjorë, interpretohet në frymë. Në këtë kontekst, metodika e interpretimit në frymë dihet se si burim parësor dhe të padiskutueshëm faktesh ka të ashtuquajturat travaux preparatoires (procesverbalet e diskutimeve). Nëse do të hapeshin procesverbalet shumëkush do të ri-kujtohej se (së paku publikisht) ideatorët e ndryshimeve kushtetuese si argument bazë në mbështetje të këtyre ndyshimeve sillnin nevojën për stabilitet politik dhe se elasticiteti i zgjedhjes së Presidentit do të shmangte destabilizimin e stisur politik (bllokim me kast të procesit me qëllim kalimin në zgjedhje të parakoshme).

Më duhet t’i bie drejt dhe të them se – nëse një zgjidhje e tillë a priori në cedim të parimeve të ndarjes dhe balancimit të pushteteve do të passjellë stabilitet politik (i cili natyrshëm nevojitet në funksion të vijueshmërisë së qeverive me qëllim implementimin e reformave), si jurist, me dhimbje, do të pranoja cilësinë dhe thellësinë e argumentit të ideatorëvë të ndryshimeve kushtetuese me kushtin paraprak që këta të fundit të mbartin barrën e provës. Më pak fjalë – këta duhet të provojnë që këto ndryshime janë bërë bona fide me qëllim për të krijuar shtet dhe jo pushtet. Mbi këtë premisë t’i kthehemi analizës deduktive, në formën e një kazusi hipotetik, te Nenit 87.3 të Kushtetutës:

Nësë shumica deri në raundin e tretë propozon një kandidat të selektuar mbi parimin e gjithëpërfshirjes (i cili/e cila ka marrë OK-in e opozitës) atëherë me deduksion logjik pala e shumicës provon se nga ana e saj ndryshimet kushtetuese janë bërë bona fide me qëllim për të krijuar shtet dhe jo pushtet. Nga ana tjetër, nëse shumica i qëndron stoike propozimit të ndonjë kandidati/kandidateje thellësisht të njëanshëm, i cili/e cila natyrshëm për shkak të njëanshmërisë së tij/saj nuk mund të presë të marrë OK-in e opozitës, atëherë me të njëjtin deduksion llogjik pala e shumicës provon se nga ana e saj ndryshimet kushtetuese janë bërë mala fide me qëllim për të krijuar pushtet dhe për rrjedhojë duke ceduar shtet.

Më duhet të them se për, fjala vjen, demokracitë anglosaksone një zgjedhje e tillë do të funksiononte mrekullisht për, ndërmjet të tjerash, një arsye madhore – sensin e theksuar të mirëbesimit që buron nga konvencionet shekullore të mirëqeverisjes (p.sh. nuk ekziston asnjë dispozitë kushtetuese që detyron mbretin/mbretëreshën në Angli të mandatojë si kryeministër kryetarin e partisë ose koalicionit që fiton zgjedhjet, e megjithatë ky konvencion shekullor në mënyrë absolute nuk është shkelur). Për rastin e Shqipërisë, ku komisionë të caktuara ose gjykata të shkallëve të ndryshme rëndom anashkalojnë parime thelbësore të së drejtës duke “prioritizuar” në kurriz të tyre me arsyetime “teknikalitetesh” gërmësore ligjorë, risku është esktremisht i lartë që zgjedhja e Presidentit nuk do të jetë një proces selektimi gjithëpërfshirës. Megjithatë, për një çast, mendoni se cfarë akti shtetformues dhe çfarë sensi mirëbesimi politik në fuksion të kushtetuetshmërisë do të përbëntë mbyllja e votimit në raundin e tretë?! Në këtë proces popullit shqiptar, si fillim, s’i mbetet shumë përveç se të besojë tek shprehja e vjetër sa vetë njërëzimi – “cdo proces vendimmarrjeje me rrezik të lartë paraqet proporcionalisht një mundësi zgjidhjeje me sukses të lartë”. Si shqiptar, një gjë them me siguri absolute – një akt i tillë do t’i tregonte botës mbanë që shqiptarët, aq shumë, fatkeqësisht jo pa fakte, të keqpërfolur për mosdije a mosdashje të të bërit shtet, arrijnë të implementojnë konvencione të çmuara shtetformimi. Në këtë kontekst, si shqiptar, nuk më mbetet gjë tjetër vecse të uroj – Ah sikur…!

Comments

Submitted by Idriz Tafa (not verified) on

Berishen do ta detyrojne nderkombetaret te beje kompromis me PS-ne, e cila dhe pse i kishte tre te katrat, beri kompromis me PD-ne per Alfred Moisiun, jo tani qe PD-ja mezi i ben 73-74 deputetet (po i pati dhe dy votat e çameve dhe nje vote te Gazmend Oketes se Topit). Nderhyrjen e nderkombetareve e paralajmeroi dhe ambasadori danez ne intervisten per “Javen”. Te mos harrohet se Danimarka me 1 korrik merr presidencen e radhes se BE-se. Çdo nderlikim i situates per Presidentin eshte ne disfavor te Berishes. SHBA-se dhe BE-se i duhet stabilitet gjeo-strategjik. Eshte shpejt te flitet se çfare do te ndodhe. Berisha thjesht sondon opinionin publik shqiptar dhe nderkombetaret e Tiranes.

Submitted by Arjani (not verified) on

Urime! Shkrim teper interesant,fin dhe profesionist!

Submitted by Aulin (not verified) on

Largpamesia e atyre qe bene ndryshimet kushtetuese ne vitin 2008, ishte pikerisht, nje zgjidhje perballe ndonje ngerçi te mundshem, qe lindi natyrshem prej eksperiencave te meperparshme qe krijuan presidente, ose konsensuale ose me shit-blerje votash.

Teorikisht kjo eshte formula me e mire e mundeshme per te zgjedhur presidentin.

Te gjitha te tjerat qe degjojme dhe lexojme lart e poshte neper media, vetem sa spekullojne duke arritur deri aty sa e zhvleresojne rolin e presidentit, duke bere show ose duke e kthyer ne nje tragji-komedi te vertete.

Kjo per shume arsye , mbi te gjitha, zhvleresimi qe i behet kushtetutes duke perdhosur ate. Qe ketu fillon gabimi, qe tregon sa te emancipuar jemi. Por kjo nuk perben ndonje problem se tashme jemi mesuar (shplare trushe), tjeter kund qendron problemi me presidentin simbas meje.

Problemi qe dua te ngrej une eshte ajo qe duhej sanksionuar shprehimisht,  presidenti duhet te jete mbi 65 vjeç, çka perkthehet si nje njeri qe pasi mbaron mandatin, del ne pension dhe nuk ka te ardhme ne politiken aktive.

O Muçi, po sikurse pate thene, se po te rregjistroheshim nuk do egzistonte kjo mbertheçka (Captcha).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.