Pak më modest, Z. Fevziu!

Postuar në 07 Janar, 2012 03:59
Ilir Hashorva

Kisha lexuar shkrime në gazetë të Blendi Fevziut dhe më pëlqente mënyra e tij e shkrimit. Por libri i tij, ”  “Enver Hoxha, e para biografi bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën,” ky “libër tepër i suksesshëm,” ishte krejt tjetër gjë.  E lexova librin nga kreu në fund. Fillon me gabime që në faqen e parë në të cilën Fevziu falënderon idhujt e tij, që të gjithë VIP-a të kulturës, politikës e shkrimit, gjithsej njëzet emra, për ndihmën që i paskan dhënë për librin, duke mos harruar Ismail Kadarënë që e vë në krye të listës, besoj, edhe si njohës nga afër i Enver Hoxhës, duke vazhduar me Aurel Plasarin, si redaktor të librit, duke vazhduar me emra të tjerë, pa harruar edhe Amik Kasoruhon, si mjeshtër shkrimi. I fillon emrat duke i vendosur në rasën kallëzore, i vazhdon në rasën emërore, i kalon përsëri në rasën kallëzore dhe i përfundon në rasën emërore. I gjithë libri, deri në fund, është i mbushur me gabime shkrimi, me gabime pikësimi, me përsëritje të kota që fillojnë në faqen e parë dhe vazhdojnë deri në faqen e fundit. Nuk e di nëse të gjithë këta persona që, siç thotë Fevziu, “e lexuan dorëshkrimin dhe më ndihmuan me vërejtjet dhe komentet e tyre,” i kanë bërë apo jo vërtet ndonjë vërejtje.

Në fund Fevziu jep literaturën që ka përdorur të cilën e shkruan “Burime të tjerë,” në vend që ta shkruajë  “Burime të tjera.” Dhe, të mos harrojmë – libri është shkruar nga një person që ka mbaruar për gjuhë-letërsi. Vetë lista është një mishmash. Jo vetëm që nuk ka një renditje alfabetike, siç bëhet zakonisht, por shkrimet e titujve të librave ca jepen me thonjëza, ca pa thonjëza; ndarja e autorit nga vepra, herë bëhet me presje e herë me vijë.

Është për të ardhur keq që nuk është pasur asnjë kërkesë ndaj vetes për të paraqitur siç duhej një libër aq të rëndësishëm, një libër që në të ardhmen mund të përdoret si referencë dhe që në promovimin që i bëri me një ceremoni, siç nuk ka mundur të bëjë asnjë tjetër, ia dhuroi atyre që konsiderohen si personalitetet më  të larta si në Shqipëri, edhe në Kosovë, duke përfshirë edhe ambasadorë të huaj.

Por nuk është për tu çuditur me cilësinë e keqe të librit. Fevziu thotë se libri është shkruar gjatë periudhës qershor-gusht 2011, pra për 1-3 muaj! A është e mundur? Vetëm për të kopjuar një material me aq volum, ndofta do të duhej më shumë kohë. Nuk di përse e thotë Fevziu se e ka shkruar për atë kohë aq të shkurtër: për t’u mburrur se është aq i zoti sa një libër aq të rëndësishëm ta shkruajë për aq pak kohë, apo për të justifikuar pakujdesitë që vihen re kudo? Besoj se është e para. E përforcon këtë mendim edhe nëntitulli i librit ku theksohet se qenka e para biografi. Mungesa e modestisë, që është një sëmundje degjenerative që vjen e keqësohet me rritjen e famës së personit, është tepër e dukshme tek Fevziu me librin që nxori.

Le ta zëmë se ai libër është shkruar në 1-3 muaj por, që të merrte formën e një libri të zakonshëm, do të duhej të shpenzoheshin edhe 1-3 vite të tjera për ta korrektuar e redaktuar. Për të shkruar librin për Gandin, mua m’u deshën rreth 10 vjet, natyrisht nuk  kam punuar gjithë kohën me të, por herë pas here e kam korrigjuar, e kam saktësuar e kam redaktuar. Për mua, kërkesa ndaj vetes, ka qenë shumë më e rëndësishme sesa buja e çastit që mund të bënte Gandi im si libër.

Comments

Submitted by Alba (not verified) on

Peshën e fajit e mban redaktuesi dhe shtëpia botuese!

Submitted by oriana (not verified) on

Z. Hashorva, jo se jam ndonje fanse e Fevziut, qe me eshte shume antipatik me ate zerin prej adoleshenti, (dhe librin nuk e kam lexuar) po duke u nisur nga nje citimi juaj: “Burime të tjerë,” në vend që ta shkruajë  “Burime të tjera.”, duhet te them se e ka mire fevziu e jo ju. se emri 'burim ' eshte i gjinise mashkullore, ndaj shkruhet burim tjeter- burime te tjere.

Submitted by Erjon (not verified) on

Nje saktesim i shkurter per Orianen. Ka shume emra ne shqip qe njejesin e kane ne gjinine mashkullore dhe shumesin ne femerore. "Burimi" eshte nje prej tyre. Te keshilloj te pyesesh dike kompetent ne gjuhe-letersi dhe do te shikosh se z. Harshova ka te drejte.

Submitted by Anonim (not verified) on

Personalisht nuk e kam lexuar kete "veper" alla Shqiptareshe, por kam kerkuar nje ndihme "iluministe" nga persona vertet te lire e te medhenj. Ne fund isha i qarte mbi te gjitha ( e prandaj e quajta "veper" alla Shqiptareshe ), pervec nje dickaje: " a e di autori qe duke i vene nje KRYQ te madh gjithe asaj periudhe, automatikisht ia ka vene edhe vetes se vet, pasi eshte lindur, edukuar e arsimuar ne ate periudhe !!!!! "  Besoj se kjo i ka shpetuar, se ka qene i perqendruar te nxinte ate kohe " GRI "e te zbardhte kete kohe te " ZEZE ".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.