Marrëdhëniet ruso-japoneze në pikën e moskthimit

Postuar në 12 Shkurt, 2026 15:40

Rusia dhe Japonia kanë hyrë në një fazë kritike të relacioneve të tyre diplomatike për shkak të pretendimeve publike japoneze për ishujt Kurile. Në datën 7 shkurt në Tokio dhe qytete të tjera të Japonisë janë mbajtur ceremoni apo aktivitete për Ditën e Territoreve të Veriut, që janë parë nga Kremlini si akte rivendikuese për Kurilet.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova i ka cilësuar ato si antiruse në natyrë dhe ka vënë në dukje krahasimin e bërë me Ukrainën.

Po përpiqen të justifikojnë hapat e tyre të pakujdesshëm që i sollën marrëdhëniet në pikën e moskthimit

ka thënë ajo.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po te shkruash ne shfletues respublica.al, ridrejtohesh tek droni.al. Helbete?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.