Rabini me 128 mijë ndjekës i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale

Postuar në 11 Shkurt, 2026 21:17

Rabbi Menachem Goldberg. Guidë Suksesi. Mençuri antike për prosperitet modern. Krijo pasuri, vendos qëllimin. Nis shndërrimin tënd.

Bioja informuese. Më poshtë edhe një adresë.

128 mijë ndjekës, foto dhe video ku flitet për rregullat e hebrenjve për t’u pasuruar.

Profili është shumë i gjetur dhe i stilizuar në mënyrë të goditur. Me një ton të qetë dhe pa asnjë lloj agresiviteti, rabini me mjekër dhe vjeshje të hasidikëve, frymëzon.

Vetëm se kemi të bëjmë me Inteligjencë Artificiale. Një gazetar i “Maariv” vuri në dukje se ndjekësit ngritën pyetje pas videove ku bëhej thirrje për të blerë online libra elektronikë dhe udhëzues për rritje shpritërore.

Rabini nuk ekziston dhe ekspozimi I këtij fakti ka ndezur një debat në Izrael mbi forcën manipuluese të teknologjisë.

Nisur nga ky rast, Qendra Tzohar për Etikën Hebreje ka bërë thirrje për standard të qarta dhe transparente. Dhe se audienca duhet të dijë se kush po e gjeneron përmbajtjen.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Nuk besoj se eshte forca manipuluese e teknologjise ne Izrael.
Nuk me rezulton qe Izraeli zoteron vecanerisht ndonje lloj teknologjie te panjohur per publikun e thjesht nderkombetar. Ekzistojne me miliona filmime, video e biseda, te tilla qe personit ne anen tjeter te telefonit, ekranit tv apo cel nuk i lene fare dyshim qe mund te jete dicka fiktive dhe e gjeneruar komplet. Fale AI, tashme shumekush mund te prodhoje pa lek, imagjino nese harxhon dicka.
Nese e kapim teknikisht, ajo nuk ka ndonje veshtiresi.

Nga ana tjeter ekzistojne sa te duash faqe qofte rabinesh si Moshe Reuven me 1.7 milion ndjekes, apo klerikeve te feve te tjera, dhe shifra konkrete e ndjekeseve nuk me duket ndonje gje e madhe sot, (ermal mamaqi ka me se 1 milion) aq sa per tu marre me te si fenomen.
Padyshim, qe dicka e kuruar me kujdes, si rasti ne fjale, dhe i servirur ne ambientin e duhur, ( nje rabi mes izraeliteve) do thithe kureshtare, ndjekes, dashamires. Ata me nje perqindje te larte, edhe sikur te binden qe eshte nje kompjuter qe po flet, nuk ma do mendja qe do e braktisin. Por, minimumi, do thone, "o sa te zote jemi, ja si flet kompjuteri jone".
Si fenomen po, ia vlen te flasim. Pasi sot asgje s'po marrim vesh nese eshte AI, apo reale. Ka sa te duash video AI, qe te tregojne si kalonin diten majate e inkasit apo si gatuanin egjiptianet e greket e lashte, si fliste perandori romak apo skenderbeu. Imagjino cfare shenje lene keto filmime ne femije, kur nje pjese e tyre jane thjeshte komerciale ne youtube

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.