Përse Berisha nuk e do korigjimin kombëtar të sistemit zgjedhor rajonal

Postuar në 09 Janar, 2012 03:33
Eduard Zaloshnja

Më se një herë, Berisha ka deklaruar në mënyrë kategorike se është kundër korigjimit kombëtar të sistemit zgjedhor rajonal, i cili është aktualisht në fuqi. Argumenti që ai ka dhënë për këtë qëndrim kategorik, në fakt, është logjik – nuk ka kuptim të ndërrojmë sistemin zgjedhor çdo 4 vjet, ka thënë Berisha, duke theksuar më tej se ndryshimi i fundit atij i është bërë me konsensus të gjerë në Kuvend. Por historia e këtyre 21 vjetëve na ka treguar se Berisha, në kohë të ndryshme, ka mbajtur qëndrime diametralisht të kundërta për të njëjtin problem apo person, në përshtatje me interesin politik të çastit (kujtoni qëndrimin ndaj Fatos Nanos).  Prandaj, edhe qëndrimin e tij aktual ndaj sistemit zgjedhor nuk ia vlen ta analizosh nga këndvështrimi i principialitetit – ai duhet analizuar nga këndvështrimi i interesave të tij të sotme. Atëherë, pse Berishës nuk i intereson korigjimi kombëtar i sistemit zgjedhor rajonal?

Së pari, dy partitë e reja që duket se do të krijohen – ajo e Bamir Topit dhe Aleanca Kuqezi – do të ishin shumë të favorizuara nga korigjimi kombëtar. Me sistemin aktual, ekziston mundësia që ato të marrin nga 100 mijë vota secila dhe të mos sigurojnë dot mandat në asnjë qark (një partie jashtë koalicioneve të mëdha do t'i duhen rreth 10 mijë vota për të marrë mandat në një qark). Ndërsa me korigjimin kombëtar, me 100 mijë vota secila, do të merrnin nga 10 mandate.  Dhe gjasat do të ishin shumë të mëdha që mandatet e tyre (gjithsej 20) të mos i bashkoheshin mandateve të PD-së për të krijuar qeverinë…
Së dyti, korigjimi kombëtar u jep partive të vogla të koalicionit aktual qeverisës mundësinë për t’u futur në garë më vete. Kjo, sepse ato, nëpërmjet tij, mund të marrin mandate në përpjestim me votat e tyre kombëtare, pavarsisht nga përfshirja në një koalicion parazgjedhor. Dhe partitë e vogla që futen në garë më vete mund ta rrisin shumë “pazarin” pas zgjedhjeve, kur mandatet e tyre të nevojiten për krijimin e qeverisë…
Por a është i sigurtë Berisha se do t’i fitojë zgjedhjet me sistemin aktual? I sigurtë nuk mund të jetë, por i avantazhuar është. Dhe ja përse.

Meqënëse në sistemin rajonal kanë rëndësi vota sipas qarqeve dhe jo ajo kombëtare, le t’i analizojmë qarqet një nga një. Kështu, në qarkun e Kukësit, koalicioni “Berisha” plus LSI-ja kanë patur pothuaj 30 mijë vota në vitin 2009. Le të supozojmë se, KRAHASIMISHT ME 2009-ën, ato do të kenë një tkurrje prej 6 mijë votash - pra, do të zbresin në nivelin 80% të votave të 2009-es (tkurrja mund të vijë prej votimit dhe numërimit më të saktë të votave se më parë, prej rrjedhjes së votave drejt partive jashtë koalicionit etj.) Ndërkohë, le të supozojmë se koalicioni “Rama”, i cili pati pothuaj 14 mijë vota në 2009-ën, do të ketë një rritje prej 2.8 mijë votash, ose do të ngrihet në nivelin 120% të votave të 2009-es (rritja mund të vijë prej votimit dhe numërimit të votave më të saktë se më parë, prej shtimit të partive të vogla në koalicion, si PSV-91, PDK etj, etj.). Çfarë do të ndodhte me shpërndarjen e mandateve të qarkut në një skenar të tillë?  Do të mbetej e njëjtë me atë të vitit 2009! Dhe krejt e njëjta situatë është edhe në qarkun e Dibrës – një tkurrje prej 20% e koalicionit qeveritar dhe rritje po prej 20% e koalicionit Rama do të prodhonte të njëjtën shpërndarje mandatesh me të 2009-ës!

Duke vazhduar me qarqet e tjerë, shpërndarja e mandateve nuk do të ndryshonte në qoftë se:

Në qarkun e Gjirokastrës koalicioni qeveritar tkurret me 15% dhe koalicioni “Rama” rritet me 15%; në qarkun e Shkodrës,  koalicioni qeveritar tkurret me 10% dhe koalicioni “Rama” rritet me 10%; në qarkun e Lezhës, koalicioni qeveritar tkurret me 10% dhe koalicioni “Rama” rritet me 10%; në qarkun e Korçës, koalicioni qeveritar tkurret me 10% dhe koalicioni “Rama” rritet me 10%; në qarkun e Fierit, koalicioni qeveritar tkurret me 10% dhe koalicioni “Rama” rritet me 10%; në qarkun e Vlorës, koalicioni qeveritar tkurret me 10% dhe koalicioni “Rama” rritet me 10%; në qarkun e Elbasanit, koalicioni qeveritar tkurret me 9% dhe koalicioni “Rama” rritet me 9%; në qarkun e Durrësit, koalicioni qeveritar tkurret me 5% dhe koalicioni “Rama” rritet me 5%; në qarkun e Tiranës, koalicioni qeveritar tkurret me 2.5% dhe koalicioni “Rama” rritet me 2.5% (2.5% në rastin e Tiranës është baraz me rreth 5000 vota).  Vetëm në qarkun e Beratit, shpërndarja e mandateve mund të ndryshojë edhe për një grusht votash.
Kur u ideua sistemi aktual rajonal nga dy partitë e mëdha, synimi i tyre kryesor ishte që partitë e vogla (të vjetra apo të reja) ta kishin sa më të vështirë futjen në Kuvend jashtë ombrellës së tyre. Por një veçori e tij është edhe që shpërndarja e mandateve në qarqe nuk pëson ndryshime të ndjeshme nga zgjedhja në zgjedhje, pavarësisht ndryshimeve relative në raportet e forcave brenda qarqeve. Kjo është dhe arsyeja përse Berishës nuk i intereson sot ndryshimi i këtij sistemi.

Comments

Submitted by tani97 (not verified) on

Nje urraahhh per Lide'rin Edvin Kristaq Rama! E falenderojme perzemersisht per largpamesine e tij, ndershmerine dhe deshiren per demokraci qe karakterizon nismat e tija!

Submitted by ajsberg (not verified) on

Nuk na duhen ''minjte'' se nuk kemi ''rrepa'' per te shkulur. "Fasonet" mediatike prodhimet e ketij "kallepi" hedhin me shumice ne treg, dhe me e keqja se jane i njejti "numer".

Submitted by Anonim (not verified) on

Un kam nje pytje per z.Zaloshnja ndryshimin e votave per kryetar ne qarkun e dibres qe e con rezultatin drejt nje 3 me 3 a esht tregues per zgjedhjet e ardhshme dhe ne disa qarqe te tjera si Tirana , Durresi etj ???

Submitted by arvanites (not verified) on

Z. Zaloshnja, Sali Berisha fiton me cdo lloj sistemi dhe kodi zgjedhor, sepse:

VJEEEEEEDH VOOOOOOOOOOTAT.

A do e kuptoni noihere qe diktatoret nuk rrezohen me zgjedhje.

Submitted by reformer (not verified) on

Jam dakord me ty Arvanites! Shume veta nuk e kane kuptuar akoma se me vote Berisha nuk iken kurre, sepse nuk lejon te behen zgjedhje sipas standarteve.

Ka shume pak opsione qe Berisha te ike:

1. te tradhtohet nga LSI, ose nga nje pjese e PD (mundesia = 0).

2.te izolohet nga faktori nderkombetar (nese vazhdon te beje zullume) - mundesia eshte e vogel, sepse tashme ujku i vjeter e ka mesuar shtegun!

3. vendi te kaloje ne nje krize te rende ekonomike dhe sociale (papunesi, degradim social, korrupsion dermues) - kjo mund edhe te ndodh dhe ne fakt po ndodh, por shqiptaret kane njeqind shpirtra dhe po ja falin ato Berishes.

4. Trazira politike - nuk ka shanse pas 21 Janarit! Opozita eshte detyruar te ndermarre nje rruge tejet "ligjore"  qe do te thote perfundimisht te pashprese, perderisa ketu nuk komandon ligji por Beliqi...

Submitted by tani97 (not verified) on

pika 4. eshte e vetmja, dhe mbi te gjitha eshte e vetmja menyre demokratike. Pavaresisht se ketu tek ne shtypi apo mediat ne pergjithesi kane hedhur idene qe PS me Edin ne krye nuk duhet te bejne rremuja, e kane gabim. Kudo ne Europe partite opozitare perdorin rrugen si hapesire beteje. E bene ne Itali ne Genoa me 2001 (dhe u vra nje qytetar), e kane bere ne France me 1968 dhe me 2005 (ne kete rast te fundit demet ishin kolosale), e kane bere ne Amerike po me 1968 dhe gjate tere luftes se Vietnamit, si dhe tani me vone gjate luftes se Irakut, e kane bere ata te Tea Party. Nuk eshte tabu te besh demonstrata, qofte edhe te dhunshme. Se Edi s'di t'i beje nuk eshte faji yne. Por i PS-se. Le te mesojne ta bejne. Kjo ka rendesi edhe per te ardhmen. Qe nga 1997 e ketej rastet e nje politike te pandershme qe nuk respekton vullnetin e popullit kane qene te shumte. Dhe gjithmone jane zgjidhur pa transparence dhe ne kurriz te popullit. Cfare e ndalon Edin ne te ardhmen te beje te njejten sjellje si Sala? Apo meqenese nuk eshte malok nuk ka se si te jete kaq i keq? Te jete valle kjo llogjika jone? Ne fund te fundit Edi ne bashkine e Tiranes nuk u shqua per demokrat. As ne krye te PS-se nuk eshte shquar per demokrat.

Keshtu qe shqiptaret duhet te mesohen te demonstrojne, madje me force te madhe. Ndoshta pas nje dhjetevjecari me demonstrata edhe klasa politike do te mesohet te kete me respekt per vullnetin e popullit.

Ciao!

Submitted by Gam.Gum-i. (not verified) on

Shoku Zaloshnja!Me sa e di une dhe gjithe shqiptaret,kete pune ne PS me pare e bente Kastriot Islami.Eshte vendi bosh or burre.Atje je dhe me institucional dhe me zyrtar ne sherbim te PARTISE.Shko atje.Per kontributin qe po jep si vullnetar ke vlerat e tua,per te PARTIA ka shume mundesi qe te perfshihesh dhe ne lista deputetesh,bile nga kreu.Do thuash ti se humbas pavaresine  intelektuale,editoriale dhe analitike?!?!Po kush po pjer.... per pavaresine o Eduart.Shiko rregullo punet tuaja se pastaj pavarsia vjen vete,edhe me e forte se deri sa e ke pasur sot.

Submitted by arvanites (not verified) on

Kush ma pa Zaloshnjen dje te Klani, para kamerave thoshte "Fito Edi Rama", mas kamerave, "Edi Rama nuk ka shance".

Nuk shko kshu, Zaloshnja.

Submitted by Astrit (not verified) on

Kam frike se komentuesit (disa) ngaterrojne logjiken e z. Zaloshnja me opinionet e tij personale. Pavaresisht se nga anon autori, pavaresisht me ke ben ai tifo personale, analiza e tij ka logjike te plote dhe nuk fut uje fare. Sigurisht qe votat ne Shqiperi vidhen - por logjika e z. Zaloshnja prape mbetet: eshte me kollaj te vjedhesh per te fituar 10,000 vota ne nje qark apo 1,000?

Ketu nuk ka shume vend per te kalkuluar nese z. Zaloshnja ka deshire te fitoje Rama apo jo. Enderrat dhe fantazite sekrete te autorit jane te tijat, ketu behet fjale a ka te drejte per cfare shkruan apo jo.

Submitted by nik (not verified) on

ja ke fut kot eduard.ti thua:"së pari, dy partitë e reja që duket se do të krijohen – ajo e Bamir Topit dhe Aleanca Kuqezi – do të ishin shumë të favorizuara nga korigjimi kombëtar. Me sistemin aktual, ekziston mundësia që ato të marrin nga 100 mijë vota secila dhe të mos sigurojnë dot mandat në asnjë qark (një partie jashtë koalicioneve të mëdha t'i duhen rreth 10 mijë vota për të marrë mandat në një qark). Ndërsa me korigjimin kombëtar, me 100 mijë vota secila, do të merrnin nga 10 mandate."

Pra parti me 100 mije vota merr 10 mandate,si rrjedhim partite me 700 mije vota duhet te marrin nga 70 mandate dhje del pastaj parlamenti me 200 deputete.

Kjo vjen nga deshira e madhe qe ti japesh sa me shume vota e deputete Bamkes

por mo harro,se ato vota i supozon ti se do ti marrin pa patur asnje baze llogjike.

po sahanlepires i edit mbete.

Submitted by respublica (not verified) on

Dy partite e medha, sipas rezultatit zyrtar te KQZ-se, kane marre: PS 620 mije vota dhe PD 610 mije vota. Nqs, partia e Topit dhe Aleanca Kuqezi, marrin nga 100 mije vota secila, partive te medha do t`ua marrin krysisht. Nqs nuk marrin vota, s`do te perbejne problem. Por partite e vogla brenda koalicionit qeveritar do te perbejne problem per Berishen, ama...

Submitted by Anonimi prej Fs... (not verified) on

Pyetja eshte: nese Topi , Kreshniku dhe Rama futen ne kualicion bashke a skan shance ta mundin Berishen ?
Po kujtoj me kete raste nja dy sllogane e fundit te Rames : Pertej se majtes dhe pertej se djatthet ..... E vetmja rruge jemi .... Ata jan politke e vjeter , ne jemi politik e re. ( ti marresh te gjitha bashke duke sikur eshte nje fjalim qe justifikon kete kualicionin e ri qe duket qe nga larg qe po formehet)

Submitted by Altin (not verified) on

Pershendetje Respublica!

E kam ndjekur qe heret websitin me interes per shkak te nje komunikimi te drejteperdrejte te lajmeve me nje konotacion te forte subjektiv te shkruesve/redaktuesve. Madje kjo e fundit besoj se ka qene e eshte pika me e forte e websitit.

Do te sugjeroja nje fare vetepermbajtjeje nga komentuesit, gjithmone kam menduar se per shak te nivelit te website, do kishte edhe njeafer niveli te komentuesve, fatkeqesiht verej se nuk eshte keshtu, njerezait po e leshojne gojen/doren dhe nuk kane piken e etikes. Eshte e qarte se disa nga ato thjesht shrehin frustrim me gjendjen e ca te tjere pertojne te ndertojne me seriozitet argumetnin e tyre dhe ndertojne gjithcka rrotull cinizmit e "humorit te zi'duke degjeneruar nganjehere ne banalitete idiote sikur po sheh emisionin e Fevziut.

Me vjen turp nga vetja kur shoh websitet e huaja se cfare niveli (jo domosodhsmerisht intelektual) por ama etik dhe komunikim serioz ka ne to (perfshire edhe komentet tek lajmet soft pakez budallaqe te Yahoo-s pershembull).

E kam krejt te qarte se niveli i komenteve ketu eshte me serizo se ne te gjithe faqet e tjera te mediave shqiptare dhe njerezit ndjekes.komentues kane nje nivle intelektual pertej perdorimit te tastieres por prape...

E kupotj edhe deshiren e faqes per te qene e hapur e demokratike, por mendoj se disa nga komentet , deri sa te kene nje gjuhe serioze e ide serizoe duhen bllokuar. Sigurisht se ku duhet vene steka ha diskutim, ama nuk eshte normale qe per cdo shkrim te Zaloshnjes p.sh gjsyma nuk merren me idene, por me Zaloshnjen qe do zere nje vend pune tek P.S.

Sigurisht cdo njeri mund te thote ate qe mendon por ka dhjetra gazeta e menyra te tjera per te shprehur budallalleqe, thjesht nuk eshte ky vendi.

Faleminderit!

Submitted by arvanites (not verified) on

Kush eshte ai qe do e vleresoje se kush jane gjuha dhe idete serioze ? Ti ?

Problemi ktu nuk eshte te analziat dhe sondazhet e Z. Zaloshnja te cilat ne cdo vend tjeter te Europes do ishin shume te vlefshme. Problemi qendron se shume shqiptare genjehen nga kto sondazhe dhe krijojen ide sikur Sali Berisha mund te rrezohet ne kutite e votimit.

Ti e ke pyetur ndonjehere veten pse Sali Berisha i ofron opozites gjithmone mundesine qe te formuloje vete te gjithe Kodin Zgjedhor nga fillimi ne fund ?. Sepse ai nuk e mban shpresen per te fituar te kodi zgjedhor.

Submitted by Astrit (not verified) on

Duhet me thane se Altini ka te drejte; fshati qe duket nuk do kallauz!

Nese perdoren fjale si 'Bamke', 'ja ke fut kot', apo ironizimet personale ndaj autorit nuk kane lidhje hic me ate qe Zaloshnja hodhi per diskutim.

Mund te diskutojme personalitetin e z. Zaloshnja deri neser, ke ka qejf dhe ke nuk don, por kjo nuk ka lidhje me temen e diskutimit dhe po te kujtojme ate shprehjen e vjeter, kur tjetri mundohet te na tregoje Henen, disa vazhdojne e i shikojne gishtin. Dhe pervec se nuk kane lidhje me temen e diskutimit, Altini nuk eshte i vetmi qe keto fjale i duken jo serioze; ndaj shqetesimin e "arvanites" qe zgjedhjet dhe demokracia ne Shqiperi jane tema shume serioze por kjo me duket aresye me teper qe te minimalisht te merremi me problemin dhe jo me autorin.

Dhe "arvanites" ka shume te drejte kur kujton se z Berisha nuk e ka edhe aq problem tja lere opozites ti shkruajne ligjet me doren e tyre. Per mendimin tim ai e din mire se cfare opozite ka perballe dhe lemshin qe ekspertet  socialiste bene me kodin zgjedhor dhe me Kushtetuten disa vite me pare ai z. Berisha me te vetet as do te guxonte ta propozonte nga frika e reaksionit qe do te ngjallte...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.